DOKUMENTI/ Privatizimi i OSHE i paracaktuar në 2007-n: Shkëlzen Berisha urdhëroi Boden të niste procedurat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

zeniDëshmia e juristit të OSHEE, Romeo Kara ka hedhur dritë mbi mënyrën se si nisi të organizohej, nga dy sekserët Ismailaj dhe Shkëlzen Berisha, një aferë që i kushtoi shtetit shqiptar mbi 414 milionë euro.

Në vitin 2007, Kastriot Ismailaj, i cili aktualisht ndodhet në burg për shkak të pjesëmarrjes së tij në aferën e CEZ, tentoi për herë të parë të hynte në sistemin energjitik shqiptar, duke privatizuar TEC-in e Fierit, ARMO-n, OSHEE dhe sektorin minerar, nga të cilat TEC-in dhe OSHEE për llogari të CEZ.

Dokumente të papublikuara më parë tregojnë se projekti i Ismailajt për privatizimin e OSHEE pengohej në 2007-n nga kuadri ligjor i atëhershëm, çka shtyu Ismailjn që me ndihmën e Shkëlzen Berishës, t’i kërkonte ministrit Bode heqjen e kësaj pengese ligjore.

Menjëherë pas vendosjes së këtyre kontakteve, ministri Bode kërkoi shndërrimin e OSSHE në një agjent tregtar, çka do të eliminonte çdo pengesë për privatizimin e kompanisë.

Enti Rregullator i Energjisë, në bazë të urdhërit të ministrit nisi të përgatiste kuadrin ligjor për privatizimin. Përfshirjen direkte të ministrit të Financave, me urdhër të djalit të ish-Kryeministrit Berisha e dëshmon edhe një dokument zyrtar, i publikuar në 26 qershor 2008 në Fletoren Zyrtare.

Në rezolutën për vlerësimin e Entit Rregullator të Energjisë në 2007-n, në linkun bashkangjitur (faqja 4590): http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2008/PDF-2008/105-2008.pdf, pika A kërkon “impenjimin maksimal të ERE-s për hartimin në kohë dhe në cilësi të të gjithë kuadrit ligjor të nevojshëm për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes”, transmeton lexo.al.

Pak muaj më pas, shteti shqiptar hapi zyrtarisht procedurat e privatizimit, duke shpallur fitues CEZ-in në 1 qershor 2009, ashtu siç ishte paracaktuar më parë nga djali i Kryeministrit, pa dyshim me bekimin e drejtpërdrejtë të babait.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “DOKUMENTI/ Privatizimi i OSHE i paracaktuar në 2007-n: Shkëlzen Berisha urdhëroi Boden të niste procedurat”

  1. erla says:

    Ku eshte prova qe ja ka kerkuar permes Shkelzen Berishes apo se kane qene ne nje avion me dhe jetojne ne nje shtet. Hajde lajm hajde.

    1. LORA says:

      Proven ,e pakontestueshme ,e ke tek perfituesit e dokumentuar te krimit makaber penal me tregetimin e prones se shqiptareve;ndertuar me mundin,djersen dhe gjakun e shqiptareve te socializmit,,,,jo me kontributet e familjes zombi.

    2. Aleks says:

      Po e pati thene Romeo tek Karlo nuk ka nevoje me per prova

  2. Leonardi says:

    Mos more por Trumpin ky e zgjodhi gje president ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *