EMRAT/ Kush janë 19 kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

25 Janar 2017, 11:46Kronika TEMA

Zbardhen emrat e 19 kandidatëve zyrtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ata janë verifikuar nga Komisioni administrativ i Prokurorisë së Përgjithshme, dhe ky i fundit ka vlerësuar se të gjithë aplikantët, në total 19, plotësojnë kushtet formale për të kandiduar për pozicionin e anëtarit në këtë strukture të re.

Nga Prokuroria e Përgjithshme

1. Anila Leka- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

2. Kostaq Beluri- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

3. Ramadan Troci- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Nga Prokuroritë e Apelit

4. Luan Kaloci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

5. Bujar Hoti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës

6. Arben Dollapaj- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

7. Besa Nikehasani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

Nga Prokuroritë e Shkallës së Parë

8. Adriatik Cama- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

9. Antoneta Sevdari- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

10. Arben Nela- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

11. Dritan Rreshka- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

12. Shpetim Kurti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

13. Besnik Muci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

14. Gentian Osmani- Prokuror pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

15. Besnik Cani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

16. Elsion Sadiku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë

17. Dritan Prenci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës

18. Arta Marku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

19.Vatë Staka – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

Në bazë të parashikimeve ligjore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët: 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhet nga 11 anëtarë, 5 prej të cilëve do të jenë jashtë strukturës së institucionit të Prokurorisë.

4 komente në “EMRAT/ Kush janë 19 kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë”

  1. LORA says:

    Permbushja e gjashte kuotave te KLP-se(nje nga Prokuroria e pergjitheshme,dy nga Prokurorite e Apelit dhe tre nga ato te Rretheve Gjyqesore )nuk duhet te behet kurrsesi ne kurriz te cenimit te kritereve te filtrit te Vetting-ut.

  2. Kati says:

    Perokurori qe po mbron tokat e grabitura nga oligarket dhe mafiozet myslyman ne Himare Vlore dhe Sarande, te cohet per prokurorine e Cibutit.

  3. Kati says:

    Ramadan Troic, ka bllokuar gjithe ceshtjet qe jane ngritur nga orthodokset e Vlores, Himares dhe Sarandes..

    1. LORA says:

      Te besoj Kati,,,,sepse r.troci n’a e ka vertetuar me a.fullanin (ate “arrestimin” spektakolar te beharit 2014,film adapt per gjytyrymet mendore) tagrin e vet moral dhe professional.
      E njoh fort mire lemshin malinj te pronave te Bregdetit,,,,sajuar edhe me kontributet malinje te mender-r.trocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje