FOTOT/ Angeles City, supermarketi i seksit!

25 Janar 2017, 20:52Lifestyle TEMA
FOTOT/ Angeles City, supermarketi i seksit!

Lëkura e bardhë, sytë si aziatikë, flokë bjonde apo të kuq. Janë fëmijët e askujt. Ose më saktë një baba e kanë, por shumë prej tyre nuk e kanë njohur kurrë. Disa kanë parë thjesht një foto të tyre të gjetur diku në shtëpi. Jemi në Angeles City, emër me origjinë spanjolle që për ironi të fatiti dmth “Qyteti i Engjëjve”, dhe ndodhet 80 km në veriperëndim të Manilës, kryeqytet i Filipineve.

Një vend ku nuk ka asgjë interesante për të parë, por që çdo vit mbushet me qindra mijëra turistë meshkuj. Hotele me pesë yje, pishina, bordello të shumta të kamufluara si disko-pub dhe luks.  Nga ana tjetër, përditshmëria e palumtur e një fëmijërie të mohuar, mes varfërisë dhe vetmisë.

Supermarketi i seksit

Angeles City konsiderohet si kryeqyteti i prostitucionit të vendit aziatik. Në sajtet e specializuar për turizmin seksual Angeles City quhet “supermarketi i seksit”. Me pak para aty mund të gjesh shumë femra, nga 12 mijë prostituta që ka. Shumica e tyre janë të mitura. Në të vërtetë, bordellot aty janë si një fast food. Hyn, mbaron punë shpejt dhe ikën. Merr avionin dhe rikthehesh në shtëpi., te familja, te puna, te miqtë.

Trupat amerikane dhe lindja e lokaleve të ndaluara

Fëmijët e lindur në bordello janë shumë, tepër madje. Të parët kanë lindur gjatë luftës së Vietnamit kur Angeles City priste bazën ajrore amerikane “Clark”, e cila u mbyll në 1991. Baza më e madhe amerikane jashtë vendit. Dhe për të kënaqur trupat amerikane që ishin të shumta, Angeles City u transformua në një bordello gjigande. Shumë shpejt ajo u bë vendi i preferuar i turizmit seksual dhe vijoi të jetë deri në ditët e sotme. Pavarësisht se Filipinet janë vendi më katolik në Azi dhe prostitucioni ndalohet me ligj, në Angeles City është lejuar dhe toleruar nga autoritetet lokale pasi fitimet janë të mëdha, dhe variantet e punës janë të pamjaftueshme.

E ardhmja që nuk ekziston

Për shumë fëmijë, të lindur kryesisht në bordello, e ardhmja nuk ekziston. Ata që janë me fat mund të përfshihen në ndonjë organizatë të huaj që vepron në zonë, por fitimi është aq i pakët sa që nuk del për të siguruar bukën e gojës. Dhe kështu shumë vajza ndjekin rrugën e nënave duke punuar në bordello. Ato e nisin që në vitet e parë të adoleshëncës. Aty ku ngjyrat janë thjesht një iluzion i përkohshëm, frut i ëndrrave të thyera nga turistët me sy të kaltër dhe flokë bjondë.

Përgatiti Amarildo Lumani, TemA

I figli dimenticati di Angeles City

1 komente në “FOTOT/ Angeles City, supermarketi i seksit!”

  1. ministri i spotit says:

    kto me dy gishta perpjet qenkan me Salen. sic duket der atje ka shku sala me bo mitingje…
    edhe per nji gje po cuditem. po vras mendjen se a jan kurva me t mdhoja sesa shqiptareshat tona kto aziatiket apo ne jemi t paret! se sala na ka msu me qen gjithnji t paret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje