Kupa Italisë/ Juventusi kualifikohet në gjysmëfinale eleminon Milanin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

FB_IMG_1485380547168Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

“Zonja e Vjetër” mposhti në “Juventus Stadium”, skuadrën e Milanit duke me rezultatin 2-1.

Një hakmareje për bardhezinjtë ndaj Milanit pasi këta të fundit i mposhtën në finalen e Superkupës së Italisë.

Autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Masimilano Alegri, ishin sulmuesi Paulo Dybala në minutën e 10-të dhe mesfushori Miralem Pjaniç në minutën e 21-të.

Kuqezinjtë shënuan në pjesën e dytë me kolumbianin Carlos Bacca në minutën e 53-të, por pa arritur dot që ndihmojë ekipin e tij.

Tashmë në gjysmëfinale Juventusi do të përballet me ekipin e Napolit që u kualifikua mbrëmjen e djeshme ku eleminoi skuadrën e Fiorentinës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *