LZHK, Shehi: PD dhe Basha të na e thonë, na duan apo jo në koalicion? Nga ne merr vota!

25 Janar 2017, 18:19Politika TEMA

Aleati i Partisë Demokratike, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ngriti shqetësimin e tij se ky sistem zgjedhjesh është i gabuar. Shehi pohoi se sistemi që operohet në vendin tonë fuqizon akoma më shumë liderat e partive të mëdha, ndërsa sipas tij aleatët rrinë në hije.

Nga ana tjetër, kreu i LZHK-së, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, i ‘tërhoqi’ veshin kyeopozitarit Lulzim Basha, ndërsa shtoi se ky i fundit duhet të vepronte më shpejt me projektin e tij për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, duke e mbyllur në muajin shkurt.

“I kam thënë Zotit Basha që ke mbledhur kaq shumë aleatë. Të gjithë ne duhet të dimë, na duan apo jo. Unë e kam deklaruar se do garoj në krye të LZHK në Tiranë. Basha duhet t’i mblidhte me parë aleatët. Kësaj pune i vinte kapak edhe nëse do të bëhej ndryshim në sistemin zgjedhor, për partitë e vogla. Ato votat ia dhurojmë Partisë Demokratike. Nuk është e vërtetë se aleatët i marrin vota PD. Pasi është e kundërta. Unë doja ta ndryshoja sistemin. Ligji na penalizon që mos të kemi komisioner.

Atje ku votohem unë tek Tirana e vjetër, nuk do kishte kuptim që të vinte dikush nga fshatrat e thella të veriut, ca do numëroj ai votat e tiranasve të vjetër? Unë gjykoj sot e kësaj dite se do mbështes atë që ka thënë PD. Por mendoj se ky është sistemi më i keq që voton Shqipëria prej vitesh. Sistemi është shumë i gabuar, jo se na penalizon ne partitë e vogla, por penalizon të gjithë shqiptarët.

Ky proces fuqizon kryetarët e partive. Më të fuqishmit janë Zoti Basha, Zoti Rama dhe Zoti Meta. Shqiptarët janë të mundur se nuk kanë të drejtë që të votojnë përveç flamurit. Zoti Basha ka të drejtë të menaxhoj të gjithë këto korrente. Ai ka eksperiencë, iu bënë 12 vite që është në politikë. Është më i riu mes ne të vjetërve, dhe më i vjetri mes atyre të rinjve që do t’i promovojë. Zot Basha duhet të veprojë shpejt, pasi i gjithë ky projekt fushate duhet të mbyllet në fund të shkurtit.”, tha Shehi.

Nga ana tjetër, ai shtoi se: “Shqipëria është para një procesi shumë të madh, pasi kemi një ligj dekriminalizimi që mund të prodhoj një pastrim të kafazit të klasës politike shqiptare. Kjo qeveri i ka treguar të gjitha mungesat e veta, ndaj besoj se nëse do interpretojmë të gjithë fushatën zgjedhore, do ketë ndryshime të mëdha politike.”.

3 komente në “LZHK, Shehi: PD dhe Basha të na e thonë, na duan apo jo në koalicion? Nga ne merr vota!”

  1. Luli eshte si Muli says:

    O Dash ti je super inteligjent dhe e di shume mire qe Luli eshte pallë kari dhe i paafte. Pirdhi me nje mut Lulit.

  2. Relax says:

    Shume dakort,Luli eshte si Muli,.

  3. kozmo says:

    Dashamir Shehi, je ekselent mos u merr me Bashen she shoket e tij idiot .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje