Mediat botërore: ja politika e Trump-it ndaj refugjatëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

emigranteTrump thuhet se do të zbulojë një politikë drakoniane për ndalimin e refugjatëve dhe kufizimin e emigrantëve muslimanë Donald Trump do të nënshkruajë këtë javë urdhërat ekzekutive për të kufizuar përkohësisht emigracionin nga Siria dhe disa vende tjera me shumicë muslimane, dhe të bllokojë hyrjen e të gjithë refugjatëve në SHBA për disa muaj, njoftuan Reuters dhe Washington Post.

Sipas Reuters, emigracioni do të bllokohet nga Siria, Iraku, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni-disa nga vendet që janë prekur më së shumti pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA në Irak që çoi në krijimin e Shtetit Islamik.

The Washington Post raporton se bllokimi i emigrantëve nga disa vende me shumicë myslimane do të zgjasë 30 ditë. Refugjatët nga të gjitha vendet do të bllokohen nga SHBA për disa muaj, derisa procesi i verifikimit të jetë forcuar në masë të mjaftueshme, raporton Reuters, duke cituar ndihmësit e Kongresit dhe ekspertët për emigracion.

CNN njoftoi edhe për planet për kufizime të ashpra, duke cituar një burim të Kongresit. Në fillim të fushatës, Trump bëri thirrje për një “bllokim total dhe të plotë të muslimanëve që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, derisa përfaqësuesit e vendit tonë të mund të kuptojnë se çfarë po ndodh.” Procesi i verifikimit për refugjatët tashmë po zgjat rreth 18 muaj, dhe përfshin një ekzaminim të gjerë përmes Departamentit Amerikan të Shtetit dhe agjencive të tjera, kanë theksuar grupet fetare.

Më shumë se 800.000 refugjatë nga e gjithë bota janë zhvendosur në SHBA që nga 9/11. Që nga 2015, tre janë arrestuar për akuza terrorizmi. SHBA ka pranuar 69,920 njerëz si refugjatë gjatë vitit 2015, sipas Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare. Burma, Iraku, dhe Somalia ishin vendet kryesore të origjinës.

Pas sulmeve të Parisit të nëntorit 2015, guvernatorët e më shumë se gjysmës së shteteve në SHBA u zotuan për të ndaluar refugjatët sirianë nga shtetet e tyre, duke nxitur një zemërim nga disa grupe të krishtera të kishave që kanë ndihmuar në sistemimin e refugjatëve në SHBA për breza me radhë.

Urdhërat ekzekutiv të cilat Trump thuhet se është duke u përgatitur për t’i nënshkruar këtë javë, ka të ngjarë të shkaktojnë një tjetër protestë nga grupe humanitare, zyrtarët e Kombeve të Bashkuara, dhe udhëheqësit e huaj. /tesheshi.com/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Mediat botërore: ja politika e Trump-it ndaj refugjatëve”

  1. tfgs1 says:

    dite te keqia po vijne per sumat sunitoshqipfolese………………America nuk i do muslimonet!

  2. ??? says:

    Tek persheshi me mire, se “tesheshi.com” pershesh e ka bere kete shkrim nga ana gjuhesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *