Për dy pëllëmbë shqiponjë

25 Janar 2017, 20:33Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Në tetor të 2014 Olimpiakos i Athinës arrinte të fitonte në Champions League ndaj Juventusit me një gol të Pajtim Kasamit, shqiptar nga Struga. Kasami ma merr mendja ka hyrë në historinë e klubit grek, i cili do të ketë pak gjasa ta ripërsërisë një fitore të këtillë. Kasami festoi golin duke bërë shenjën e shqiponjës. Fill pas ndeshjes mësohet që ai u gjobit nga drejtuesit e klubit dhe jo vetëm. Në kronikat greke në televizion që pasqyronin rastet e kësaj ndeshje mund të shihje golin e Pajtimit nga të gjitha këndet, por festën e tij aspak. Nëse e kërkon në youtube festën e Kasamit e gjen, por nga postime jo greke. Të gjitha mediat e vendit fqinj e kanë cesuruar këtë gjë, veç po e pati ruajtur kush në arkivat personale. Ky është një rast i thjeshtë që rrëfen mendjen e kyçur, jo vetëm të politikës greke, por mbi të gjitha medias, asaj që konsiderohet pararoja e ndryshimeve në mendim.

Ndaj, histeria e autoriteteve greke ndaj një fotoje gazmore të ushtarëve shqiptarë që shërbejnë në ushtrinë e Greqisë është krejt e kuptueshme. E çuditshme është se si ndonjë gazetë shqiptare me një farë qasje në publik pretendon që fotoja në fjalë ishte një komplot i shërbimeve inteligjente të vendit fqinj për të na nxjerrë nacionalistë. Kjo tezë e re rrëfen për të kundërtën e mentalitetit grek, për mentalitetin tonë të shqyer, i cili shprehet për pak “evro” nën dorë.

Qytetarët shqiptarë, gazetarët, rrjetet sociale, portalet dhe mediat reaguan, jo se u çuditën nga veprimi i rekrutëve shqiptarë, sepse këtë e konsiderojnë krejt normale, por e panë me vend të mbrojnë disa bashkëpatriotë që rrezikojnë sipas Panos Kamenos pesë vjet burg për dy pëllëmbë shqiponjë. Do ta rrezikonin ndoshta burgun, nëse do kishin bërë shenjën e svastikës, përshëndetur si nazistët apo të kishin kryer veprime fyese me simbolet kombëtare të vendit ku jetojnë e shërbejnë. Asnjë gjë nga këto, por kanë bërë simbolin e tyre kombëtar. Ky simbol jo vetëm nuk është fyes, por gjendet shumë në modë në sport e kudo në Itali, Spanjë, Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë. Përse e ka bërë Sergio Ramos simbolin e Pajtim Kasamit? Po karabinierët italianë, të cytur nga Hajri Kaci? Po Stipe Mesiç? Lista ka për të qenë e gjatë, sepse nuk ka mbetur shqiptar pa ia kërkuar një miku a mikeshe të huaj. Asnjë gjë të keqe nuk ka në këtë mes, jo më të mendosh që ka qenë komplot i SISDE, CIA apo MOSAD.

Nga ana e tyre, shqiptarët nuk tuten të shprehin tolerancën e tyre pa kurrfarë droje. Askush nuk ankohet prej tyre, nëse një grek mban flamurin e vendit të tij në majë të çatisë, në mes të Shqipërisë. Madje, më ka qëlluar në një dasëm tironcish të besimit islam të shoh se si nja dy të afërm të dhëndërit, të ardhur prej Greqie u hodhën përpjetë më keq se Zorba greku nën rritmin e sirtaki. Dasmorët u mblodhën rreth valltarëve u ulën në gjunjë dhe përplasnin duart, thua se kishin lindur në ishullin Kio të Miki Teodoraqis. Askush nuk u fye, megjithëse jo të gjithë e pëlqyen shfaqjen. Këta njerëz që jetojnë në Greqi padyshim që mund të marrin nga doket vendase, muzika e vallet, gjë që ndikon në kulturën e tyre, mënyrën e jetesës, por jo në identitetin kombëtar, sepse jam i bindur që pëllëmbët u shkojnë vetë si shqiponjë.

Por, le ta lëmë mënjanë Greqinë, sepse do na thonë që biem në kurthin e nacionalizmës dhe të rrëfejmë një tjetër rast tejet të veçantë; miqësorja e futbollit mes Italisë dhe Shqipërisë në Gjenovë, atje ku serbët e dogjën stadiumin me në krye Ivan Bogdanov. Masat e sigurisë edhe për shqiptarët ishin tejet të larta, por sa nisi ndeshja komentatorët italianë dhe tifozët hasën në një të papritur. Shqiptarët kënduan himnin e Italisë, njësoj si bënë me himnin e tyre. Ka gjasa të ndodhë sërish kjo gjë në ndeshjen që kemi në Palermo. Pse ngjau vallë? E thjeshtë fare; është një shenjë falenderimi nga qytetarët shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj, sepse nuk ndjehen të ndrydhur apo të marrë nëpër këmbë. Bëhet fjalë për një vend, ku media i ka shumë për zemër shqiptarët, sidomos për kronikën e zezë, por këta janë shqiptarët që po kthyen dy gota të këndojnë këngën, të hedhin vallen e pastaj të kërkojnë të bësh shqiponjën me pëllëmbë./ 27.al

19 komente në “Për dy pëllëmbë shqiponjë”

  1. komisari i9 says:

    “per dy pellembe ….???? dhe habitesh qe ka problem?
    po shqiptaret bejn problem edhe “per dy gisht p…” more.
    kur ka problem dygishti e si mos t ket problem dy plloma,qe esht dhjet her e ca me shum e madhe ??

  2. Albani says:

    Enkel
    Eshte pertej cdo imagjinate reagimi i Grekeve,dhe te mendosh qe keta e quajne veten pishtare te lirise dhe demokracise,sa naive kjo gje.
    Greqia nuk ka me demokraci dhe demokrate,por nje klase politike fashiste,nje pjese te se ciles te maskuar e zbukuruar me zhelet e komunizmit e socializmit.
    Ka gjithashtu nje popull dhe shoqeri qe po varferohet cdo dite dhe me shume,efekt i se ciles eshte dhe rreshqitja graduale ne te njejten linje me udheheqesit e tyre fashiste Kameleoniste.
    Kameleonizmi eshte shkalla me e larte e fashizmit modern,dhe ai ndodhet dhe perfaqesohet ne Greqi.

  3. kd says:

    Si mund te presesh demokraci nga ato turma aziatike qe jetoj akoma me dogma primitive fetare te dala jashte cdo dimensioni kohore.E pamundur

  4. Valter says:

    Normaliteti per te qene normal eshte dyhezuar,interesi eshte shumfishuar,logjika dhe mendesia jane njehesuar
    Koha do tie sheroje gjithcka.

  5. AC/DC says:

    E paskeni marre familjarisht mbrojtjen e atyre debilave qe bene ‘dy pellembe shqiponje’. Shyqyr qe Mesila ka dicka qe mund ta masi me pellembe as asetet e tua i mat me mm dhe me mg ato qe ke ne koke. Dhe ajo ‘dy pellembe shqiponje’ nuk ka lidhje as me islamizmin as me turkocamerine tende,dhe mos na hap barkun me tolerancen shqiptare, toc kuklle!

  6. po ti je treguar tolerant me greket, o fytyre e ndyre . ti, jo flamur grek nuk mban dhe nuk mbajte t’a zem ……… ne ndeshjen shqiperi – greqi si dy popuj, qe me ne fund mund, te quheshim miq, kur greqia, sapo kishte fituar kampionatin europian dhe meritonte respekt,por me lojen gjith terbim, nga ekipi jon, me frymezimin armiqesor te soit tat, i ofenduam, aq shume moralisht, sa ata e “leshuan” lojen dhe “fituam” “ne”. P.S.kur ne luanim me vellezerit kinez, i linim te benin edhe gol, ne shenje inkurajimi e jo me te ulurinim kunder tyre, si hiena . apo harron, kur beheshim kunder vetes, kur çmendeshim pas gjermaneve o pas ajaksit, nga te cilet, per hire te vertetes, nje m…ut kemi ngrene . po s’ke faj ti . ti gazetar, jot shoqe deputete, une autokton, qe ne kohen e “taulanteve”, do shkoj ne lufte kunder grekeve, pa buk po nddodhi, me e keqja ndersa ti, do rrish ne shtepi, se s’ma ha mendja t vish me mua se s’je patriot, po gjak prishur dhe do qish p..ith “deputeteje”. a ju qifshin mbare e prap gjith shqiptaret e verte, o soj perversesh .

  7. po ti je treguar tolerant me greket, o fytyre e ndyre . ti, jo flamur grek nuk mban dhe nuk mbajte t’a zem ……… ne ndeshjen shqiperi – greqi si dy popuj, qe me ne fund mund, te quheshim miq, kur greqia, sapo kishte fituar kampionatin europian dhe meritonte respekt,por me lojen gjith terbim, nga ekipi jon, me frymezimin armiqesor te soit tat, i ofenduam, aq shume moralisht, sa ata e “leshuan” lojen dhe “fituam” “ne”. P.S.kur ne luanim me vellezerit kinez, i linim te benin edhe gol, ne shenje inkurajimi e jo me te ulurinim kunder tyre, si hiena . apo harron, kur beheshim kunder vetes, kur çmendeshim pas gjermaneve o pas ajaksit, nga te cilet, per hire te vertetes, nje m…ut kemi ngrene . po s’ke faj ti . ti gazetar, jot shoqe deputete, une autokton, qe ne kohen e “taulanteve”, do shkoj ne lufte kunder grekeve, pa buk po nddodhi, me e keqja ndersa ti, do rrish ne shtepi, se s’ma ha mendja t vish me mua se s’je patriot, po gjak prishur dhe do qish p..ith “deputeteje”. a ju qifshin mbare e prap gjith shqiptaret e verte, o soj perversesh . o gazet : u kap thua, po botoje komentin ç’pret, apo do besh pazare editoriale . hyyy, se muter jeni dhe ju . n’ p..ith satemave vajshi .

  8. po meqe shqiptaret ia kendojne himnin dhe i duan shume italianet se u vjedhin shtepite dhe u shesin droge pse nuk u thua dhe ketyre qe kan ngele ne greqi te shkojne atje ku i duan me shume mbase do lirohet greqia nga funderinat nacionaliste dy pellembshme dhe te mbipopullohen burgjet italiane nga barbaret sunit shqipfoles ide e mire dhe kjo

  9. Bato says:

    Greqia eshte e falimentuar nga te gjitha. Tremben nga te vertetat . Tremben nga ekzistenca e rraces SHQIPTARE. Shume poshte po shkon Greqia.

  10. askushi says:

    Si perfundim, shqiptaret jane nje popull jargavites.
    Perpara se te prononcoheshin politikanet grek, ishte media shqiptare qe doli me artikuj plot tangerrllek me tituj “Ushtaret shqiptaret sfidojne greket”, “cmenden greket nga shqiptaret ” dhe tituj te tjere arrogant dhe provokues. Ndersa tani po keto media dalin me tituj pyetesor “pse reagojne ashtu greket”.
    Gjithashtu shqiptaret ose kane kujtesen te shkurter, ose marrin per shembuj ato qe u pelqejne. U sollen gjithfare lloj fotografish per shembuj, me karabiniere dhe zezak, per te vertetuar te drejten e tyre.
    Por askush nuk u kujtua se i njejti problem doli ne pah dhe ne Zvicer dhe futbollistet me origjine shqiptare u shfajesuan se nuk do perseriten gjeste te tilla.

  11. Majlinda says:

    Vazhdoni shpellare ti mbushni mendjen vetes se ju ua ka friken kush
    se mos ju ka frike edhe USA, Gana apo parisi
    Vazhdoni mentaliteti enverist qe shqiptaret i ka frike e gjithe bota
    Hapni syte o njerez dhe mendoni e shihni cfare mendonjn tjeret per ju
    pyesni nje shqiptar ne amerike, ne suedi, australi etj per keto sjellje te
    shqiptarve dhe per vete shqiperine
    po te jetosh ne Perendim do te duket shqiperia si hale e botes

  12. Majlinda says:

    Vazhdoni shpellare ti mbushni mendjen vetes se ju ua ka friken kush
    se mos ju ka frike edhe USA, Gana apo parisi
    Vazhdoni mentaliteti enverist qe shqiptaret i ka frike e gjithe bota
    Hapni syte o njerez dhe mendoni e shihni cfare mendonjn tjeret per ju
    pyesni nje shqiptar ne amerike, ne suedi, australi etj per keto sjellje te
    shqiptarve dhe per vete shqiperine
    po te jetosh ne Perendim do te duket shqiperia si hale e botes ….

    1. valer says:

      Po te jetosh ne perendim te duket i gjithe Ballkani hale e botes.

  13. Majlinda says:

    Vazhdoni shpellare ti mbushni mendjen vetes se ju ua ka friken kush
    se mos ju ka frike edhe USA, Gana apo parisi
    Vazhdoni mentaliteti enverist qe shqiptaret i ka frike e gjithe bota
    Hapni syte o njerez dhe mendoni e shihni cfare mendonjn tjeret per ju
    pyesni nje shqiptar ne amerike, ne suedi, australi etj per keto sjellje te
    shqiptarve dhe per vete shqiperine
    po te jetosh ne Perendim do te duket shqiperia si hale e botes ….

    kujdesshkurter

    1. Majlinda says:

      Mos ma vini re se kam rrjedhur

  14. deputeti says:

    …sepse me zvicrren s krruhen shqiptaret se atje hajn ata ,si qeni qe ha nga I zoti.
    shqiptart qihen ne byth per njicik zvicerr se atje ka lek…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje