Rama zbulon se çfarë po ndodh me “Rrugën e Arbrit”

25 Janar 2017, 11:05Politika TEMA

Në takimin e djeshëm me kryebashkiakët e vendit, kryeministri Rama u ndal edhe tek Rruga e Arbrit, duke treguar se çfarë ështe duke ndodhur aktualisht me këtë projekt.

“Përfitoj nga rasti të them që Rruga e Arbrit është në procedurë.

Komisioni duhet gjatë kësaj jave ta mbylli fazën e parë të procesit dhe të hyjmë në fazën e dytë.

Është projekti i parë që do realizohet me Programin “një miliardë” të Rindërtimit dhe kam shumë besim qëshumë shpejtë do të fillojë puna edhe për rrugën e Arbrit”, tha Rama.

Programi i Rindërtimit, një paketë investimesh prej një miliardë eurosh do të zbatohet gjatë tre viteve të ardhshme, ndërsa punimet për “Rrugën e Arbrit” pritet të përfundojnë brenda 2018-s.

Kjo paketë madhore investimesh parashikon rehabilitimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë vendin, rikonstruksionin e 100 shkollave, ndërtimin e 10 poliklinikave moderne dhe një spitali multifunksional në qytetin e Fierit.

4 komente në “Rama zbulon se çfarë po ndodh me “Rrugën e Arbrit””

  1. Albi_I says:

    Te perfundoje brenda 2018?????

    Do e beka me keq se Sala, do e peruroj teksa eshte akoma me carkull.

  2. Dibran says:

    pordhe me rigon nga Edi Rama,……erdhen zgjedhjet ,….do ta marresh pergjigjen e Dibraneve

  3. demokrati says:

    Nje mesim i mire per te gjitha qeverite shqiptare, mos varni asnje shprese tek financimet nga Kina edhe atehere kur ka leverdi ekonomike per palen kineze pasi Kina mosmirenjohese m enje llaf ne vesh te Serbise zvarriti per vite te tera ndertimin e nje korridori lokal dhe jo te nje rruge strategjike ushtarake. Nga nje ane Kina komuniste pengon ndertimin e nje rruge nga ana tjeter financon terrorin ne Ballkan nepermjet trenash qe ngjallin kujtimet e se kauares. Asgje e mire nuk i vjen nga Shqiperise ne marrdheniet me Kinen e cila pasi e perdori per te zevendesuar perfaqesuesen e vertete te KInes ne OKB nderpreu ne menyre tinzare cdo marredhenie ekonomike ne vitet 70.Kina nuk ndryshon mbetet e njejta.

  4. Emigranti says:

    Na gajase opingat o Dibran pse ti e perfaqeson Dibren?!! Si duket nuk e ke pare apo degjuar superfitoren e Edit ne Diber apo ne Kolonje ,po ashtu edhe 18 qershor tjeter superfitore do te realizoje Edi sepse eshte njeri i punes .Njerezit e punes jane nje aset i madh per vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje