Shqipëria nderohet për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

holo_1485302248-9693597Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber do të jetë e ftuara kryesore në një veprimtari kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Veprimtaria që mbahet në Sarasota, Florida, në 29 janar, organizohet nga Federata Hebreje në Sarasota-Manatee.

Pjesëmarrësit që do të mblidhen në Beatrice Friedman Theater, në orën 3 mbasdite, do të mund të ndjekin filmin “Rescue in Albania” (Shpëtimi në Shqipëri), një dokumentar kushtuar shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas rrëfimeve të atyre që mbijetuan.

Përveç fjalës kryesore nga Ambasadorja Faber, do të ketë edhe argëtim me valle tradicionale shqiptare nga Grupi Shqiponjat i Vllëzimit në Tampa, që sponsorizohet nga Fondacioni i Trashëgimisë Shqiptare në Tampa, Florida.

Hyrja është e lirë për të gjithë, por nevojitet një regjistrim në JFEDSRQ.org/events ose duke telefonuar në 1-866-465-3995.

Shoqata e Gruas Shqiptaro-Amerikane (AAWO) u bën thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë në Florida që të mos e humbasin këtë veprimtari të bukur.

Siç dihet Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku gjatë pushtimit fashist e nazist nuk u dorëzua asnjë hebre dhe ku numri i hebrejve pas Luftës së Dytë Botërore ishte më i madh se ai përpara saj. Këtë vit, Federata Hebreje ka vendosur ta përkujtojë Ditën Ndërkombëtare duke nderuar Shqipërinë për këtë akt të madh human. (Illyria)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/holo-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/holo-2.jpg","attachment_id":"620467"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/holo_1485302248-9693597-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/holo_1485302248-9693597.jpg","attachment_id":"620465"}]
        
        Loading...
        

11 komente në “Shqipëria nderohet për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit”

  1. arben says:

    PO! Por njohja e Kosovës nga Izraeli do të ishte gjesti më sinjifikant i mirënjohjes së komunitetit të kudondodhur ebre.

    1. LORA says:

      Kosovaret nuk I mbrojten ebrejte;i spiunuan.
      Keshtuqe Izraeli ka vetem borxh nderi ndaj shqiptareve te Shqiperise.

      1. Bledi says:

        Greket i dorzuan me trena Hebrejte, qe nga Korfuzi deri ne Selanik. Apo Grekerve ju falet…..Shqiptaret rrezikuan jetet e tyre ateher, ndersa tani tregohen injorant qe nuk dine te ruajn veten……dhe qe nuk shofin interesat e tyre.

  2. loni says:

    Ooo cfare lajmi i bukur !

  3. loni says:

    Ooo cfare lajmi i bukur !

    1. Gjena pe Kolkondasi says:

      Car thua ti, ere Loni, ere dreq, ca lajmi bukur eshte ky? Kur flitet per Israelin, po nuk pati nje cik minister Panariti brenda, nuk eshte lajm. Gjate luftes se dyte botrore, vetem familja e Panaritit ka shpertuar aq hebrej sa tere hemisferi perendimor te marre se bashku. Shyqyr qe zoti pruri ne jete familjen e ministrit Panariti thuaj, pa israelitet do ishin shfarosur te gjithe si komb! Nuk e ke vene re ti ere dreq, se kur e pyesin ministrin Panariti, se si shkojne punet me te mbjellat dhe vaditjet, kur te shohesh, ai fap hidhet dhe pergjigjet, se familja e ti ka shpetuar kaq e aq hebrej gjate luftes se dyte boterore. More vesh, ti re Loni, apo llafos kot ti?

  4. qiptaret kollovaret says:

    sa komb human qe jemi mor !
    aq human saqe shpetojm te huajt dhe fusim vetveten ne vorr.
    haa haaa …. car shakaje !!!

  5. Tani says:

    Shume mire, por Izraeli jo qe nuk njeh Kosoven si Shtet, por mbeshtet Greqine me Cia-an per te varrosur Ceshtjen Came, per hir te intereseva ekonomike dhe gjeopolitike. Ky eshte shperblimi i Izraelit per ne Shqiptaret !

  6. Edhe ti says:

    E si mund te njohe israeli kosoven ,atehere mund te njohe edhe palestinen.,Mos prisni njohje nga shtete qe kane probleme territoriale ,te japin vote pozitive .Kunder kosoves ata nuk kane asgje dhe kjo eshte e rendesishme

  7. Tani says:

    Merruni me Izraelin dhe lereni veten tuaj , o popull.
    Izraelit nuk i intereson asgje per Shqiptaret, ata e shofin Shqiptarine si placke.

  8. j says:

    SHQIPTARET VUAJNE RENDE NGA KOMPLEKSI I INFERIORITETIT,
    EDHE SA HERE DIKUSH I VLERESON PER ARSYE DIPLLOMATIKE
    FLUTUROJNE ME PRAS NE BYTHE.
    SHQIPTARET MASAKRUAN MIZORISHT BIJTE DHE BIJAT E VETA
    MENDONI SA I PLASTE PER HEBREJTE.
    XHESTI HUMAN I CMUAR TE NDONJE PERSONI DUAN TA PERKTHEJNE
    NE NDIHMA MONETARE QE TI VJEDHIN SE MBARUAN NDIHMAT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *