Shtohen zërat për ndarjen e Kosovës, Brokaj në krah të Qoses (kritikon Majkon)

25 Janar 2017, 08:56Rajoni TEMA

Ish-­ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, mbështet tezën e akademikut Rexhep Qosja për shkëmbimet e territoreve me Serbinë.

Brokaj sheh se faktori ndërkombëtar po toleron më shumë veprimet e serbëve në Kosovë, sesa vetë shqiptarët. Në këtë koniunkturë politike, propozimi i Qoses duhet parë me mençuri dhe objektivitet.

“Pa e analizuar, në shikim të parë të duket si një gjë e papranueshme. Por e thënë nga një mendimtar i thellë dhe një patriot i madh, siç është Rexhep Qosja, politika duhet ta mendojë mirë.

Unë mendoj se ky propozim duhet të jetë në tavolinën e bisedimeve të politikës shqiptare”­ thotë Brokaj për “Panorama”. Duke analizuar përsenë e këtij qëndrimi, Brokaj akuzon ndërkombëtarët se po tolerojnë serbët, ndërkohë që “flitet dhe pranohet nga të gjithë se jemi për bashkimin e shqiptarëve në BE. Por ne shohim që sikur nuk po ecën integrimi europian”.

Në kushte të tilla, përballë një propozimi të një mendimtari si Qosja, “politika nuk duhet të ngutet dhe të kthejë përgjigje. Patjetër duhet parë si probabilitet i këtij realiteti se si vlerësohen shqiptarët”. Ai kritikon qëndrimin e socialistit Pandeli Majko, duke thënë se ai po merret me slogane, në një kohë kur vendi sa i takon integrimit nuk po ecën

8 komente në “Shtohen zërat për ndarjen e Kosovës, Brokaj në krah të Qoses (kritikon Majkon)”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Shih shih Jane cu komunistat
    Ta zgjedhin ceshtjen e kosoves
    Mbasi dhjenr ceshtjen e shqiperise
    Rri more ha ate pension 300 euro qe te.jep kosova.
    I jeni turr kosoves do e ndajne do e percajne.
    Shpresojme qe mbas njo shekulli te shkoje haka tek i Zoti.
    Se te jet per ju,na mbuloi.qameti si komb.

  2. kozmo says:

    Perqafoj si gjithmon mendimet e te madhit Rexhep Qosja , I cili mendon shume drejte per kete ceshtje teper nderlikuese . Duhet te tregohen shine diplomat ,pot fatkeqsisht Kosoven po e drejtojne dallkauket si THACI DHE MUSTAFA .
    NJE SHPREHJE POPULLORE THOTE : PER NJE PLESHT DIGJET NJE JORGAN .

  3. Kosova says:

    Edhe Brokaj? Kete se prisja.Nuk e prisja as nga Qosic,por nga Brokaj sdo me shkonte mendja kurre. Ka ndihmu shume UCK ky dhe mendoja se ishte patriot i vertete,dhe ndoshta ka qene ,por paska investu shume Serbia edhe aty ku spritet.Pritni tani te reagojne edhe te tjeret,ky eshte vetem fillimi. Sa mer Majkon ti Broke ,sduhet te flasesh se ate koha po e tregon si patriot te vertete,dhe jo si disa, si ti apo Qosic. Por e keqja eshte qe te ne shqiptaret ndikoka shume inati personal, apo bindja politike, per ti dal pro apo kunder dikujt. TURP kush eshte per ndarje

  4. Listen mbare says:

    Te dyve duhet tu shkerdhesh vajzat dhe grate e fisit

  5. Kosova says:

    Une si person do e mbroj pa asnje hezitim veriun kur te vije momenti per lufte,por nqs veriu dorezohet pa lufte, vetem me nje marreveshje shkembimi territoresh,jam i pari qe heq dore pergjithmone nga Kosova e nga shqiptaria. Te jeni te sigurte qe si une mendojne shume,sepse rezistuam 1 shekull,e shpetuam Kosoven dhe veriun,dhe tani ta dorezojme vete ne kohe paqeje,kjo nuk falet.Nuk i trembem politikaneve se ata sdo guxojne kurre ta nenshkruajne nje marrveshje te tille,se i pret plumbi, por me trembin keto zera qe po shtohen,zera intelektualesh,akademikesh,e sidomos zera komentuesish, pra populli i thjeshte.Se kur ne shqiptaret po e perkrahim kete ide dhkembimi, se qenkemi lodh shume nga thirrjet e serbise per ta marr veriun, dhe u dorezokemi kaq shpejte, prisni tani qe edhe Europa qe ka 1000 arsye me shume se ne per tu lodh nga kjo gje, te thote :Jam dakord me ju, ndajini territoret sic do Brokaj,Qosic apo shume te tjere qe do lajmerohen ne ditet e ardhshme. Ne nje kohe qe ne USA tani eshte Trump, rreziku eshte shume here me i madh dhe serioz. Si gjithmone e keqja me e madhe e shqiptareve jemi vete ne,pastaj fqinjet

  6. Khandahari says:

    Me sa duket edhe nji hallakame do ndodhe ,arsyeja eshte si te shkembehen territoret Shqipetare
    kete le ta elaborojne Brokaj &Qosja jo me retorike po me argumente

  7. DRENICA E KUQE says:

    Eshte turp i madh per ty o Sabit Brokaj t’i dilesh ne krah nje jugosllavi te madh “shqiptar” si “akademiku” Rexhep Qosiqi… Mos u dilni krah qosiçve se keni me u ba me i nxjerre syte e ballit, sepse nuk injihni ju sa “shqiptare” te medhenj jane, se, me e dite ju qysh i ka mesu Tita, ikni prej tyre si prej djajve qe te vjen vdekja pre syve te tille!…

    DRENICA E KUQE

  8. Aranitas, Philadelphia USA says:

    SABIT MIKU MOS JEP MENDIME TE PA MENDUARA ((!!!!)!
    ARSYETIM BANAL. KUSH E KA THENE QE NJE NJERI I MENCUR ( QOSJA NE KETE RAST ) KA
    ZGJIDHJEN ME TE MIRE PER CDO GJE ( ASNJE NUK KA MONOPOLIN E TE DREJTES PER GHITHCKA, PERFSHIRE EDHE
    TY QE KE PASUR CA KARIER PUNE)
    DUHET RUAJTUR MITROVICA E PLOTE SI ESHTE SOT.
    DO VIJE DITA VETE TE MARRIM EDHE PRESHEVEN QE ESHTE SHUMICE SHQIPTARE DHE DO JETE ME SHUME ME SHQIPTAR.
    POR MITROVICEN VERIORE DO TA KESH TE HUMBUR PER GJITHMONE (SI SHUMICE SERBE )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje