Stadiumi i Korabit drejt përfundimit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

stadiumi-korabitKlubi i Korabit ka bërë të ditur se ecuria e stadiumit të Peshkopisë është drejt përfundimit.

Përmes një njoftimi klubi verior shkruan se impianti do të jetë gati për dy fazat e tjera të Kategorisë Superiore.

Korabi është detyruar që dy fazat e para të kampionatit ti luajë jashtë qytetit të saj për shkak se stadiumi i tyre ka qenë duke u rikonstruktuar, dhe tashmë ata do të rikthehen në fushën e tyre.

Postimi i plotë i Korabit.

Stadiumi i Peshkopisë i është nënshtruar një rikonstruksioni total dhe tashmë çdo gjë është drejt fundit. Sot po përfundojnë së montuari stolat në tribunë, gjithashtu sot jane vendosur edhe pankinat. Ndërkohë, prej ditësh janë bërë gati dhomat e zhveshjes për skuadrat dhe arbitrat. Pas punimeve intensive është mbyllur dhe rrethimi i dytë i stadiumit. Tashmë gjithçka është drejt përfundimit dhe ky impiant po bëhet gati për të pritur ndeshjen e parë të fazës së tretë. Shtëpia e Korabit është gati të hapë dyert për të gjithë tifozët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *