Tritan Shehu: Si më morën peng në Lushnje, në '97-n

25 Janar 2017, 20:14Dossier TEMA

Viti 1997 ishte më i vështiri për Shqipërinë që nga rënia e diktaturës. Ai ishte posaçërisht i vështirë për Partinë Demokratike në pushtet për shkak të rënies së firmave piramidale, por vetë Tritan Shehu e mban mend me detaje 25 janarin e 1997-ës.

Në prizmin personal, e një rreziku eminent, padyshim që ajo ditë ishte shumë vështirë, nga më të vështirat”, rrëfen Tritan Shehu.

Ajo ishte ditë e shtunë, por Tritan Shehu u dërgua në Lushnje për të dialoguar me protestuesit që kishin rrethuar komisariatin pas arrestimit të disa personave të konsideruar përgjegjës për firmat piramidale.

“Unë vajta në Lushnje me një ide të qartë për të shmangur përplasjen, për të shmangur përplasjen e njerëzve me repartin e policisë, që padyshim do të krijonte viktima”, thotë ai për Top Channel.

Lushnja ishte një zonë familjare për Tritan Shehun.

Ish zv.kryeministri dhe kryetari i PD kishte qenë deputet për një mandat, por Lushnja që ai gjeti, nuk ishte Lushnja që ai njihte. Plani për të tërhequr njerëzit nga komisariati drejt stadiumit funksionoi.

“Kanë shkuar dy ose tre helikopterë në atë çast në Lushnje.

Në njërin nga këta ishin personat e arrestuar, që u liruan dhe ndërkaq njerëzit filluan të afrohen dhe grumbullohe te shkallët e stadiumit, të largohen nga komisariati dhe të afrohen drejt stadiumit duke lehtësuar kështu presionin mbi komisariatin dhe duke shmangur rrezikun e një përplasjeje të përgjakshme në komisariat”, thotë Shehu.

Stadiumi i Lushnjes ishte simboli i firmave piramidale.

Në Klubin e futbollit të Lushnjes me president të birin e Rrapush Xhaferrit, qytetarët kishin investuar pjesën më të madhe të parave dhe ishte ky stadium, ku Tritan Shehu u mbyll për disa orë në zyrat e tij, i gjendur nën rrethim nga protestuesit jashtë. A e quante veten peng?

“Është pak e vështirë ta them. Unë isha forcërisht i detyruar të rrija brenda me orë të tëra, sepse jashtë më rrezikohej jeta dhe me krijoheshin probleme”, shton ai.

Gjatë tentativës së parë dhe të vetme për dialog me turmën, Tritan Shehu ishte goditur pjesërisht me një levë nga mbrapa kokës, të devijuar nga një oficer policie. Plani i vetëm nën rrethim ishte të fitonte kohë derisa të binte nata.

“Në momentin që turma ishte rralluar, pra në momentin kur nuk kishte më rrezikshmëri u dha sinjali. U fikën dritat e zonës dhe dolëm nga stadiumi në drejtim të tribunës përballë. Kaluam derën dhe atje na priste një makinë dhe pak më larg tyre edhe 2-3 makina të tjera. U nisëm në drejtim të Fierit ku na priste helikopteri”, kujton ai.

Kur reflekton pas 20 vjetësh, ish-zëvendëskryeministri nuk ngurron të thotë gabimet e qeverisjes me firmat piramidale. Por në mendjen e tij nuk ka ndryshuar vetëm një gjë.

Ky ishte problemi sepse ky fenomen nuk u perceptua dhe bllokua në kohën e duhur. U la të zgjatej dhe më pas u shfrytëzua nga ta që pastaj vendin e në një vorbull dhune për të krijuar atë që është e vërtetë; një revolucion të tipit komunist dhe për të përmbysur me dhunë rendin kushtetues, pavarësisht përgjegjësive të mëdha që kishin institucionet shtetarore për lejimin dhe për mosbllokimin në kohë të firmave piramidale”, shprehet Tritan Shehu.

1 komente në “Tritan Shehu: Si më morën peng në Lushnje, në ’97-n”

  1. Haaaaa says:

    Ja e verteta e marrjes peng te Tritan Shehut ne Lushnje,nga une deshmitari okular i ngjarjes:
    -Po shkoja ne shtepi prane stadiumit,kur ne qiell po vertiteshin per t’u ulur mbi stadium 2 helikoptere.
    U afrova prane tribunes kur u ul helikopteri i pare dhe nga dera e tribunes doli T.Shehu dhe ish ministri i Drejtesise te shoqeruar nga nje polic dhe nje qaflesh!
    Menjehere tre dy keta ministra u rrethuan nga 5-6 djem lushnjare dhe i mberthyen per fyti duke i kercenuar se ,pa prure 5 djemte e arrestuuar lushnjare te nje dite me pare,nuk kishin ku te iknin gjalle!
    Nderkohe ministrin e Drejtesise e terhoqen 2 djem lushnjare dhe e strehuan ne shtepite e tyre afer stadiumut!
    Edhe polici me qafleshin shoqerues u larguan duke e lene T.Shehun vetem!
    Filluan te mblidheshin njerez te tjere dhe sapo mbriti helikoptreri i dyte me 5 djemte e arrestuar me pare,turma u terbua dhe e mberhyen Tritanin per fyti duke e shtyre nga tribuna me shkelma nga prapa!
    Tritani me duar pas koke hipi ne shkallaren e tribunes dhe me dore mundohesh te ulte gjakrat!
    Askush nuk e qelloi me leve por vetem me shkelma,me grushta ,me zhavorrin e sheshit etj dhe Tritani dyll i verdhe therriste “Jam i pafajshem.Nuk ju kam bere gje.etj”!
    Ne keto momente nje djale i ri,hipi ne deren e depos se veglave te mirembajtjes se stadiumit dhe i futi PRESHIN NE GOJE Tritanit duke ia shtytur me force qe te hapte gojen!
    Isha vetem 5 metra larg Tritanit dhe i kam rregjistruar ne memorjen time te gjitha keto momente ku sharlatani T.Shehu u tall,u be lolo dhe karagjoz nga nje turme prej 100-200 vetesh!
    Pas 1-2 oresh e terhoqen disa PD-iste T.Shehun brenda ne tribune deri sa u err!
    Ne kete kohe ne stadium u ul edhe nje helikopter tjeter me 12 police private te objekteve nga Durresi,sepse policet e shtetit nga Tirana dhe Durresi nuk kishin pranuar te vinin ne Lushnje nga frika.
    Keta varfanjake,te sjelle me zor per te shpetuar T.Shehun sapo u ulen ne toke u sulmuan nga turma me gure aq sa u mblodhen ne cepin e stadiumit duke mbuluar kokat me njeri tjetrin!
    Historine e sjellses se ketyre policeve dhe tmerrin qe kishin kaluar ma tregoi personalisht njeri prej tyre,qe me erdhi ne shtepi per te folur me telefon me familjen dhe qe une e njihja se dikur kishte punuar ne Lushnje!
    Vetem kur u err e nxorren Tritanin fshehuehurazi dhe nuk eshte e vertete qe u fiken dritat per te maskuar ikjen e tij!
    Nderkohe turma ishte larguar pasi shfryu dyfin mbi kete qeveritar per te vazhduar ditet e tjera me me furi!
    Tritani ne Lushnje u be lecke nga nje turme e irrituar njerezish dhe nuk ka surrat aspak te genjeje sikur ishte nje pengmarrje e thjeshte!
    U trajtove si qen,o Tritan Shehu,afersisht sic i bene Gedafit ne Libi,por ti mbete gjalle!
    Pas ca kohe keshtu i ndodhi edhe Berishes kur erdhi ne Lushnje per miting elektoral,por qielli i qytetit u mbush me plumba aq sa Berisha nuk u ngjit dot ne tribune per te folur,por Azem Hajdari i ka ulur koken dhe e ka shtyre ne makine me shpejtesi, si LAPANGJOZ!
    Lushnja ju ka trajtuar sic e meritonit,o vandale mizore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje