Andi Bushati: Meta ka ngritur topat me Nishanin kundër Ramës, në rastin e Balilit

bushatiAndi Bushati shkruan sot se kërkesa e Ilir Metës për të thirrur Këshillin e Sigurisë për shkak të mos-arrestimit të Klement Balilit, bëhet për shou.

Sipas tij, me këtë gjest, Meta kërkon të sulmojë Ramën, që sipas Bushatit, nuk ndahet dot nga kriminelët.

Ilir Meta ka ndërhyrë fort të mërkurën, jo vetëm për t’u shfajësuar, por edhe për të kundërsulmuar.

Të kuptohemi drejtë, thirrja e tij për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare është thjeshtë propagandë. Ajo s’ka të bëjë asgjë direkte dhe as mund të ndihmojë konkretisht në arrestimin e të shumëkërkuarit. Ajo është një lojë ping-pongu mes Metës dhe Nishanit, për t’i ngritur njëri tjetrit topat që zhysin drejt Ramës.

Kjo lëvizje nuk mohon gjithashtu as lidhjet e dikurshme mes klanit të Balilëve me LSI-së.  

Por, nga ana tjetër ajo ka një synim të mirëpreçizuar politik. Ajo godet drejt e mbi Ramën.

Në debatin e hapur në mënyrë permanente në Shqipëri, ajo shenjon një hendek mes Metës dhe rivalit të tij.

Së pari, ajo do të japë imazhin se edhe kur bashkëpunon me trafikanët, Ilir Meta e ka forcën t’i shesë, ndryshe nga kryeministri që mbetet peng i tyre.

Së dyti, ajo do të demaskojë slloganin që Edi Rama trumbeton prej tre vjetësh, se megjithëse në Shqipëri vazhdon të ketë krime, ndryshimi me kohën e Berishës është se kriminelët nuk largohen më në drejtim të paditur.

Faktet tregojnë të kundërtën, se që nga Mark Frroku që i iku policisë duke mbajtur të fshehur një trafikant, e deri tek Balili, këtu është instaluar bashkëpunimi me krimin.

Pikërisht këtë ka dashur të tregojë këtë mesjavë Ilir Meta. Duke iu adresuar presidentit, ai nuk ka dashur thjeshtë të luajë në mbrojtje. Ai ka dashur të kundërsulmojë. Dhe tani topi është në fushën e Edi Ramës që po akuzohet përsëri, se po merr në mbrojtje një trafikant më shumë”, shkruan Bushati në faqen e tij Lapsi.al.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Andi Bushati: Meta ka ngritur topat me Nishanin kundër Ramës, në rastin e Balilit”

  1. Bena says:

    E dime te gjithe qe:sali berisha eshte kryekriminel ,dhe te gjithe e dime se ilir meta eshte kryeeeeekriminel akoma me shume se berisha Shkrimi shume i sakte te lumte mendja dhe dora Andi Bushati

  2. aqif tahipi says:

    Ne kete goditje te koordinuar( pede +lsi ) sipas teje ,or andush nuk ka asnje lajm te ri.Duke qene se origjina dhe vazhdimesia e politikanit ne fjale ,eshte fillimisht ne vitet 90 e pedes dhe me pas e lsi ,rama dhe ps nuk kane asnje lidhje me te. Sado te behet propagande boshe nga mediatiket bythelepires per kete ceshtje , cdo shqiptar i ndershem tashme e ka kuptuar rrjedhen dhe zhvillimin e ceshtjes.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Meta eshte ne “Kohen” e duhur,per “kapjen” e Balilit !
    100% , i shumekerkuari ndodhet jashte Shqiperise.
    Meta lufton “krimin”,duke pastruar nga krimi LSI-ne.
    Me sa duket LSI-ja,do dal e veteme ne zgjedhje,per te kerkuar me vone postin e Kryeministrit.
    Fushata ka filluar,objektivi i saj eshte demtimi i kualicionit te majte.Nga ky demtin te perfitoj LSI-ja,duke mbledhur te pakenaqurit.
    Sherbimi informative,duhet ta kishte zbuluar vendndodhjen e Balilit,vartesia e tij prej Berishes,ben qe ai te mos kapet.

  4. aqif kopertoni says:

    Konkluzioni me interesant i Bushatit eshte: Rama po akuzohet se po merr ne mbrojtje nje trafikant me shume.
    Pra Bushati e dika mire qe Rama eshte breke e bythe me Balilin, megjithese nuk e thote asgjekundi apo te sjelle vete nje prove per kete. Por balten e hedh. Pra Rama eshte me Balilin, ai po e merr ne mbrojtje. Me sa duket edhe Ilir Meta ka dijeni qe Rama po e merr ne mbrojtje Balilin. Spas kesaj Rama e di se ku eshte Balili dhe nuk shkon ta kapi. As policet nuk i le te shkojne.
    Po ik ore Bushat truthare, shko gjeje Balilin, tregoja Metes e pastaj Rames se ku eshte dhe pasi te kesh bere denoncimin se pse nuk e kapen (kur ti ja tregove se ku eshte), hajde e nashkruaj ketu, jo anapulla. Atehere po them se do ishe burrë, par tani per tani je vetem “burë”.

  5. TRAPI says:

    ORE TRAPA BALILIN E KANE FUTUR NE DHE,,,PER TE MBULLUR HESAPET…E KANE VRA ATO QE I KANE SHPERBLYER…QERO BALILIN PER TE SHPETUAR METEN..KJO ESHTE SHUME ZHURME PER ASGJE…VETEM NJE VEPRIM MAFIOZ …SI SALA ME TREBICKEN DHE ILIRI ME BALILIN…E KANE QERUAR DHE GROPOSUR…FAMILJARET TE KERKOJNE ….

  6. LORA says:

    Andush ,ke ndonje mendim per aferen kusaro-kriminale dhe antishqiptare te mortjemadhit dhe nahijes brekedhjere ne sektorin energjitik shqiptar;me alibi CEZ-in ?????
    Mos humb kohen me hudhje-pritjet meta-nishani,,,,se nuk pikon kurgja per ty.

  7. Gregor Lato says:

    Po te qe se do te kapej kaq lehte si mendon Meta, nishani e bushati, Balili nuk do te quhej Eskobari i Ballkanit.
    Qe jeni kunder Rames, nuk vihet ne dyshim asnjehere, por edhe qe nuk i beni gje me kete llogjike, eshte shume e qarte, dhe pirdhni e beni nje vrime ne uje, se nga keto Ramen s’e gjen asgje e keqe, elektorati do t’i shtohet, se njerzit nuk jane aq budallenj qe te genjehen me budallalleqet tuaja.

  8. Hakmarrja popullore says:

    Shqiptaret e kane shume te qarte se Klement balili eshte miku i ngushte i Like Floririt,Meta me kerkesen e tij drejtuar Nishanit ,kerkon te laje MUTIN ME SHURRE.,por sot nuk ka me shqiptare budallenj,do tja japin pergjigjen Metes ne zgjedhjet ne qershor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *