Arta Dade: Nuk do e refuzoja postin e presidentit. Koalicion me LSI, PDIU ishte me PD më 2013

26 Janar 2017, 09:07Politika TEMA

Arta Dade do të jetë deputete edhe në legjislaturën tjetër.

Këtë e ka pohuar vetë deputetja veterane e PS, duke nënvizuar përvojën e gjatë dhe kontributin e saj në legjislativin shqiptar.

Dade tha se koalicioni me LSI duhet të vazhdojë, sepse është një koalicion që ka funksionuar.

Por ndryshe është shprehur për PDIU.

Dade tha se PDIU nuk ka qenë në fushatën e 2013-s me PS, dhe kjo forcë kërkon pushtet për të konsoliduar partinë.

E ftuar në Tonight Ilva Tare në Ora News, Dade tha se do të mirëpriste një presidente grua dhe nuk do ta refuzonte nëse do të ishte ajo e propozuara.

“Unë besoj që duhet të jem deputete, megjithatë ende ka muaj për ta menduar. Deri tani janë puqur mendimet dhe vendimet e mia me ato të partisë”, tha Dade.

Ndërkohë që për koalicionin kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar ka nënvizuar se:

“Unë besoj që nuk ka arsye që të mos vazhdohet e njëjta praktikë sepse është një koalicion që ka funksionuar dhe po të marrim reformat, në mënyrë të veçantë Reforma në Drejtësi, kemi arritur në një pikë që ka arritur implementimi dhe kjo është njohur edhe nga partnerët strategjikë, SHBA-BE.

Vendimet merren nga forcat politike por unë për koalicionin me LSI do isha në favor për ta vazhduar, se është një koalicion që ka funksionuar dhe është një bashkëpunim i natyrshëm.

Nuk do të kisha të njëjtin mendim për forcën tjetër që na është bashkuar, sepse nuk ishim së bashku në zgjedhjet e 2013-s dhe shpeshherë duhet të menaxhojmë edhe situata të cilat mund të krijojnë probleme për partinë më të madhe sepse është një tentativë në Shqipëri që forcat më të vogla kërkojnë të përdorin pushtetin për të konsoliduar partinë dhe duhet t’i shmangim këto”.

Por nuk ka lënë në hershtje dhe zgjedhjet e ardhshme për presidentin e vendit dhe njeriun që do të pasojë Nishanin në këtë post, largimi i të cilit është i sigurtë.

“Do ta mirëprisja që një grua të ishte në krye të shtetit sepse nuk i mungojnë Shqipërisë gra me personalitet që nuk bëjnë kompromise dhe që ngrihen mbi interesa partiakë. Por nuk është një gjë e dhënë dhe tani duhet të rendim të gjejmë një grua. Unë do të parapëlqeja që të ishte një përfaqësues nga PS. Nëse mua më vjen propozimi nuk do të isha refuzuese nëse mendohet që mund të jem edhe për këtë detyrë”, deklaroi Dade.

13 komente në “Arta Dade: Nuk do e refuzoja postin e presidentit. Koalicion me LSI, PDIU ishte me PD më 2013”

  1. aliu says:

    PSE LSI NUK ISHTE DERI ME 2013 ME PD ?????

  2. Relax says:

    Kandidate shume serioze per Presidente,ka pervoje te madhe politike,nje nder femrat me te emancipuara shqiptare,e pergatitur,guximtare,besoj se do perfeqesoj gjithe shqiptaret.

    1. sali berish says:

      ca ka bere arta dade kaq vite ne shqiperi pervecse ka perfituar nga pushteti i radhes? relaks?

  3. laureta says:

    Nese do vazhdohet qe presidenti do zgjidhet nga politika,do te vazhdojme te kemi vakume ne institucionet varese,presidenti duhet vetem nga shoqeria civile apo akademike.

  4. dash says:

    Sakte ali….!!!

  5. ELA says:

    Emeriton, jo po monika qe sla lek pa u mar njereyve qe puneson

  6. Shpetim says:

    znj.Arta, mjaft qendrove ne organetet e PS. Ke punuar mire ,por dhe ke perfituar shume. Ke pasur dhe probleme me djemte tuaj, po te ishte ndonji tjeter do kishin perfunduar ne burg. Tani je ne prag pension, lijani vendin e deputetit brezit te ri. Te pretendosh kaq haptazi postin e presidentit, eshte qe ju zonje jeni egoiste dhe karieriste. Kohet e fundit e drodhet, shtu si Blushi dhe ju kundervure PS. Nuk ngelet gje tjeter por ti thuash PS nje FALEMINDERI te madh.

  7. tropojanic100 says:

    çfare presidenteje ti me ata çuna rrugaç qe ke nuk ja vlen,se sa here bejne probleme ata te lakojne emrin ty…me mire rri rehat behu gati pencionit se mimi kodheli po pret radhen per presidente mbase kjo vlen me shume se ti

  8. Koco says:

    Ne se kjo do deshiroje te kandidoje per postin e Kryetarit te Shtetit do jete nje prej Kandidaturave me te mira me kontribute afat gjata te provuara me vizjon dhe Integritet perfaqesimi brenda e Jashte vendit . Kjo zonja Dade , Meriton Respekt e Vleresim te Shkalles Siperore nga gjithe Shqiptaret brenda e jashte vendit . Mbare e mire qofte edhe Zoti me Ju !

  9. BOKU says:

    Aparenca e Dades e lyer me puder eshte nje maske pas se ciles fshihet nje fener arrogante. qylaxhie ,medioker pa asnje lloj vlere per PS. Dhe per keto mund te pyesni banoret qe e kane deputete Arta Daden .
    Mos e dhente zoti te jete me deputete.

  10. wickedgame says:

    Z Dade koha jote mbaroi ,shko shijo pensionin liro vendin per te rinjte.Para zgjedhjeve te 2013 u betove o ti o Saliu ne kuvend pse ndryshove mendim.Suksese ne jete…….

  11. Ata votojne vetveten dhe populli duartroket says:

    Kjo eshte Monika Socialiste. Krahu I fshehte I Fatos Naons dhe ka nje djale per President.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje