Berisha kërkon largimin e vëmendjes nga afera e CEZ, shpërthen në Kuvend: Rama është angazhuar në procese kriminale

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Sali Berisha në Kuvend- faqe 6Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me Gramoz Ruçin duke u shprehur se kryetari i  Grupit të PS paraqiti një qëndrim që i përket Edi Ramës ndaj zgjedhjeve.

“Në interesin e mirë të vendit unë bëj thirrje që të pranoni kërkesën e të gjitha forcave opozitare sepse  është rruga ligjore e vetme që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje si vend demokratik” – tha Berisha referuar votimit elektronik.

Berisha the së nëse një kërkesë e tillë hidhet poshtë apriori, kjo veçse e bind opozitën se zgjedhje të lira nuk do të ketë.

“Juve ju drejton armiku më i egër i votës që pas kohës së diktaturës. Ju drejton njeriu që është njësoj si Asadi i Siris. U tha shqiptarëve që për të më votuar mua dhe të kem unë rival, shkoni votoni njëherë në referendum” – tha Berisha referuar Ramës.

Sipas tij përmes votimit elektronik zgjidhet edhe votimi i emigrantëve.

“Po të ketë vullnet, sistemi elektronik instalohet me shpejtësi të madhe. Por kryetari juaj nuk e pranon votimin elektronik sepse është angazhuar në një proces kriminal për lirimin e Aldo Bares dhe Lul Berishës” – tha deputet i PD.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Berisha kërkon largimin e vëmendjes nga afera e CEZ, shpërthen në Kuvend: Rama është angazhuar në procese kriminale”

  1. LORA says:

    Diarrea gojore e se enjtes,,,,tash edhe me agresive,,,,ne perpjestim te drejte me perparimin e hetimit parlamentar te kuserimit te parase publike dhe pasurise se shqiptareve ,ne aferen kriminale dhe antikomberte “CEZ”.
    Per mua ,eshte lajm I mire,,,,pres te enjten tjeter te cofi ne foltoren e Kuvendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *