Euro 2019 i 21-vjecarëve, Shqipëria e Kosovë mësojnë kundërshtarët

26 Janar 2017, 12:48Sport TEMA

Shpresat e Shqipërisë dhe 21 vjecarët e Kosovës mësuan shortin për Eliminatoret e Europianit të 21 vjecarëve që do të zhvillohet në vitin 2019 në Itali dhe San Marino.

Kuqezinjtë e Alban Bushit janë shortuar në Grupin 2 eliminator ku do të gjejnë përballë një prej skuadrave më të forta në kontinent Spanjën, fituese katër herë e Kampionatit Europian, për herë të fundit në vitin 2013-të.

Shqipëria këtë herë ishte e katërta në vazo dhe kjo i garantonte që të kishte 2 skuadra më të dobta të grup, që janë Estonia dhe Irlanda e Veriut. Ndërkohë që grupi i 2-të eliminator plotësohet dhe nga 2 kombëtare me përvojë për këtë moshë, që janë Sllovakia dhe Islanda. Sllovakët kanë dy pjesëmarrje në fazën finale të Europianit dhe janë renditur të katërtët në vitin 2000 ndërsa Islanda ka një pjesëmarrje në fazën finale të një Europiani në vitin 2011.

Shqipëria në këtë shorte evitoi Kosovën, që përfundoi në grupin e 5-të eliminator ku ka një grup shumë të vështirë, me Gjermaninë, Izraelin, Norvegjinë, Irlandën dhe Azerbajxhanin. Në fazën finale të Europianit, ku nga 2017 marrin pjesë 12 skuadra në total, kualifikohen nëntë ekipet e renditura të parat në grupet e tyre dhe Italia si vend organizator, kurse katër ekipet e dyta më të mira ndeshen në play off me njëra tjetrën. Eliminatoret do të startojnë në datën 20 mars të vitit 2017 dhe do të përfundojnë me fazën e play off që do të zhvillohet nga datat 12-18 nëntor 2018.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje