FOTOT / Armë, drogë dhe vrasës: Ana e errët e Xhamajkës

26 Janar 2017, 18:26Lifestyle TEMA
FOTOT / Armë, drogë dhe vrasës: Ana e errët e Xhamajkës

Këto janë fotografitë e pabesueshme të një bote të fshehur të krimit, frikës dhe miqësisë në një nga lagjet më të rrezikshme për të jetuar në botë.

Kryeqytetit i Xhamajkës, Kingston, në të cilin banojnë më shumë se 1 milionë persona, përveç bukurisë të tij ka edhe një anë të errët, ku dhuna është e zakonshme.

Armë, kërcënime dhe vrasje, por edhe histori të fuqishme të miqësisë dhe të objektivave.

Fotografitë janë bërë nga fotografi serb Boogie, i cili ka punuar në disa nga qytetet më të rrezikshme në botë, mes të cilave Nju Jorku, Karakasi dhe qyteti i tij i lindjes, Beogradi.

Por kryeqyteti xhamajkan ishte sfida më e madhe e serbit.  “Nuk ishte e lehtë të fotografoja. Po të jem në Brazil, unë ngjaj si brazilian nëse rri tri ditë pa u rruar. Kurse në Kingston duket qe unë nuk jam vendali. Në qytet ka agresivitet, por njëkohësisht edhe një energji të çmendur. Më pëlqen aty”. Dashuria për të fotografuar lagjet e rrezikshme vjen nga rinia e tij, kur Ballkani u përfshi në konflikte të armatosura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje