Hapja e dosjes së Musine Kokalarit, Kumbaro: Nevojë për të zbuluar deri në fund të keqen dhe për të mos harruar kurrë!

26 Janar 2017, 12:24Kulturë TEMA
Hapja e dosjes së Musine Kokalarit, Kumbaro: Nevojë për të

Në nëntor  të 2016-ës, gjatë një aktiviteti të mbajtur në Gjirokastër me temë “Musine Muza Ime” Ministrja Kumbaro duke shprehur hapur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës për projektin e vlerësimit të figurës së Musine Kokalarit, u angazhua për një kalendar konkret në 100 vjetorin e lindjes së simbolit të qëndresës, intelektuales gjirokastrite dënuar me burg e me internim nga regjimi komunist.

Në një postim të saj në Facebook, ministrja Kumbaro njofton se ky kalendar fillon pikërisht me nisjen e procedurës për hapjen e dosjes së ish-Sigurimit për Musine Kokalarin, si një ftesë për të zbuluar deri në fund të keqen dhe për të mos harruar kurrë.

Me besim të fortë në punën e pasionin e Gentiana Sules, e përshëndes dhe mbështes punën e Autoritetit për Informimin mbi ish-Dokumentet e Sigurimit të Shtetit në ruajtjen e kujtesës dhe studimit të historisë së hidhur të regjimit komunist.

Nuk mund të bënim zgjedhje më të mirë se ta fillonim këtë punë me dosjen e një figure të veçantë e frymëzuese si Musine Kokalari, gruaja simbol e rezistencës dhe intelektualja mendjehapur në kohët e mbyllura, të cilën së shpejti do ta kemi në qendër të vëmendjes në ditën e 100 vjetorit të lindjes.

Mirënjohje familjes Kokalari për bashkëpunimin dhe besimin!”, shkruan Kumbaro.

Ditën e djeshme Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, deklaroi se  dosja e parë që do të hapet është ajo e Musine Kokalarit

Më 10 shkurt, ditën që përkon me 100 vjetorin e lindjes së Musines, Ministria e Kulturës ka parashikuar një kalendar të ngjeshur për ta nderuar ashtu siç duhet emblemën e disidencës shqiptare.

E konsideruar si kundërshtare e regjimit komunist, Musineja u dënua me 20 vjet burg dhe më pas u internua për 22 të tjerë në Rrëshen, ku vdiq në vitin 1983, nga kanceri. Edhe pse e sëmurë rëndë Musineja nuk e humbi forcën e saj të jashtëzakonshme me të cilën qëndroi përballë një regjimi gjakësor deri në çastet e fundit të jetës. Për shëndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq më pak atij që kishte në dorë të më lehtësonte dënimin”, shkruante Musineja vetëm pak kohë para se të vdiste.

4 komente në “Hapja e dosjes së Musine Kokalarit, Kumbaro: Nevojë për të zbuluar deri në fund të keqen dhe për të mos harruar kurrë!”

  1. deti says:

    vendimi eshte te hapen dosjet e ish bashkepuntoreve te sigurimit e jo ato te muzes se ministres kumbaro..na thuaj pak cfar ishte ajo fjongo e zeze e te permendures.po vazhduat keshtu e mori ferra uraten .po i thoni dajes teze.

    1. Grigor says:

      Dosja e Musine Kokalarit permban edhe emrat e atyre te ndyrëve qe e spiunuan dhe dolen deshmitarë të zellshëm ne gjyqin e saj. Avash avash I hapen petet lakrorit. Ke pritur 9 muaj ne bark te sat eme dhe ke pritur gjithashtu 25 vjet të hapet dosja e pare. Nuk priske dot tani? Mos more!
      Qeni I biri qenit Sali Berisha nuk i hapi kurre dosjet, dhe prape ata te sperndjekurit vazhduan t’i benin temena. Burre ishte i madhi Daut Gumeni we have dhjeu surratin we ne fillim.
      Ndersa disa balliste te qelbur mbeshtetje tere keto vite nje komunist te devotshem.
      Prandaj mesohu te presesh djalo, se gjerat e mira vijne per ata qe dine te presin.

  2. tr says:

    Duam dosjet e ketyre spiuneve qe po qeverisin .

  3. Mary Tereza Strongwoman says:

    Mary Tereza Strongwoman

    Kultura, nen kujdestarine e Shtetit- jo vetem atij diktatorial-, gjithnje vihet ne dyshim. Dhe, ia vlen qe dyshimi te mbahet zgjuar.

    Por, perzgjedhja e “Dosjes Musine Kokalari” per tu hapur e para, nese eshte e sinqerte, gje te cilen na e ben mjaftueshem te besueshme statura dhe predispozita e kthjellet e Ministres per kete Figure/Imazh, do te mbetet padyshim nje shenje e vecante kthimi ne seriozitet te vemendjes shqiptare, por njeherazi shenim special edhe ne curriculumin e zonjes Kumbaro, si nepunese shteti…

    Ngaqe per te/ne lidhje me te, eshte heshtur qellimisht per me shume se gjysem shekulli, Musine Kokalari provoi se ishte dhe mbeti simbol i pashlyeshem ne kujtesen e nje shoqerie, te ciles iu desh te priste gjate sa te behej e zonja qe te mund t’i kthehej nderimeve te merituara dhe te mundshme edhe per kete Zonje…

    Eshte fare e udhes te quhet Dosja K.
    Pa e ngaterruar me asnje dosje tjeter.
    Kokalaret jane histori per tu rrefyer me dashuri e shpirt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje