Ja pse Berisha nuk e shpëton dot të birin Shkelzen nga afera “CEZ”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

birtisheNga Flogert Muça

E mbani mend kur Berisha thoshte në Kuvend se do miratonte ligjin për martesat brenda së njëjtës gjini? Të gjithë thanë “WOW”. Ishte flluskë sapuni për të larguar vëmendjen nga gjithë presioni që po i ushtrohej për 21 janarin, Gërdecin, Fazlliçin e të tjera si këto të cilat i kishte konsumuar si vepra për 8 vite me radhë. Është një strategji e njohur komunikimi kjo, që ka të bëjë  me shpërqëndrimin e vëmendjes nga një temë, duke hdhur shashka mbi tema të tjera që kanë sensibilitet të lartë shoqëror, por që nuk kanë rëndësi jetike për demokracinë e një vendi dhe drejtësinë e tij.

Sot, në ditën kur në Kuvend ai duhet të përgjigjej para shqiptarëve për dëshmitarët e aferës “CEZ” që shtohen çdo ditë dhe që pranojnë rryshfetin dhe paracaktimin e privatizimit të OSSH tek CEZ duke përfituar miliona dollarë familja Berisha. Duhet të përgjigjej për përfshirjen e të birit. Sepse kishte shumë detyrime ndaj shqiptarëve që i kanë dhënë të drejtën për të qeverisur për mbi 12 vjet.

Berisha sot dukej i trembur. Jo për veten e tij, më shumë se për të birin, Shkëlzenin,  pasi vetë bën si bën. Frika e ka emrin PROVA. Kanë dalë e-maile dhe dëshmi që janë të pakundërshtueshme për aferën “CEZ”. Mirëpo mjeshtri  Berisha zgjedh sërish të bëjë sikur asgjë s’ka ndodhur dhe pse qartësisht është i tmerruar nga fakti se provat kundër tij po dalin si pa të keq.

E për të zhdukur nga vëmendja e opinionit publik përshfshirjen e të birit dhe të vetes natyrisht, në skandalin 440-milionësh që i ra si barrë shtetit dhe rryshfetin që mori i biri, Berisha sot ka folur në Kuvend për Kosovën duke bërë thirrje për luftë me Serbinë. Duke u bërë qesharak, por që e dinte se do e merrte vëmendjen që i duhej. Kjo, vetëm e vetëm që të mos flitet për CEZ.

Sepse që të mos dëgjojë emra Si Nue Kalaj, Romeo Karra, Josef Hejsek, etj etj,  Berisha është gati të bëhet dhe të mbetet lolo e Kuvendit dhe i mbarë politikës shqiptare. Por të flasë për CEZ, jo, nuk guxon.

Ndokush mund të mendojë se Berisha i ka të rastësishme shpërthimet ndaj mazhorancës apo deliret populiste nacionaliste. Absolutisht jo! Berisha e ka strategji që prej qershorit të 2013-tës kur humbi zgjedhjet,  që të mbajë për vete vëmendjen në pelivanllëqet e tij me qytetarë dixhital e me deklarata “alla Trump”. Vetëm kështu, ai mendonte se do të shpëtonte nga frika e tij më e madhe, ligji. Përballë të cilit s’ka guxuar të shkojë asnjëherë.

Ai ka shpresuar dhe shpreson se duke u marrë me pelivanllëqet e tij që publikon në rrjete sociale a thotë nga salla e Kuvendit do të mund të tërheqë pas vetes edhe mazhorancën, ndërkombëtarët e dëshmitarët që të merren me të dhe jo me atë ç’ka ai ka bërë  duke përfshirë edhe familjen e tij.

Doktori ka besuar dhe ndoshta ende beson se duke u bërë ai çadra, do shpëtojë e gjithë “kopeja”. Ka menduar se të gjithë do të meren me të dhe me ato që ai thotë për të rrokur vemëndje, ndaj sot emri CEZ e tmerron. Sepse Komisioni Hetimor Parlamentar po zgjat më shumë se ç’duhet dhe po bën lajm më shumë se ai. Madje, me gjithë ndihmën e pakursyer të Blushit që i mbajti sot iso, sërish s’po ja del të dalë lajm mbi Komisionin Hetimor Parlamentar, CEZ.  Ky Komision do i marrë edhe të birin në pyetje, e këtë herë se shpëton dot më.

Këtë ai nuk e duron dot, sepse e nuhat fare mirë se diçka e madhe po vjen, e formula e tij e zhurmës në asgjë, nuk po funksionon.

Ai  ka edhe formula të tjera për dëshmirarët, e ka treguar me fakte, por për të mos ndjellë ters për askënd, nuk po e shtellojmë si temë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Ja pse Berisha nuk e shpëton dot të birin Shkelzen nga afera “CEZ””

  1. andi says:

    Nese dicka e madhe po vjen shume mire por deri tani kemi pare vetem pordha pa asnje prove

  2. roni says:

    O gazetar debil martesat me te njejtin seks jane diskutuar para 21 janarit dhe pasi Berisha kishte fituar zgjedhjet ne 2009

  3. kozmo says:

    Por kur te katandisen bombat ne flluska sapuni cfare do te na thoni ??? ,Perseri fajin e ka Saliu .

  4. alphade says:

    Kryekrimineli i Shqiperise ,lindur ne Vicidol dhe banues ne Tirane,le t’i thure
    romance,hosana e ditirambe presidenti Amerikan , Donald Trump, derisa te
    shtrihet deri ne toke ,si faljet e ISSI-t per t’ju servilosur e t’i lutet atij me lot ne
    sy duke perdorur lloj – lloj marifetesh,pelivanlleqesh e batakcilleqesh ,kstunda-
    rizma e malokerish perseri nuk do te mund t’ i shpetoje ligjit te Vettingut si ky
    dhe familja e tij me e korruptuara ne Ballkan ,mbase edhe ne Europe .Ky mendon
    se duke iu servilosur deri ne neveri e peshtirosje ,presidentit Trump dhe adminis-
    trates se tij ,perseri them se nuk do t’ja dale ku Drakula Shqiptare dhe heret apo
    vone do te perballet me drejtesine . Drejtesia shqiptare ka filluar me Zenin per
    allishverishet me kompanine ceke ,ku Zeni ka bere kerdine duke marre ryshvete
    me shuma marramendese , jo leke por euro …! Berishen dhe famijen e tij nuk e laj-
    ne Oqeanet per nga krimet ,hajnite,vrasjet Njolla gjaku qe nuk do te pastrohen kurre !

  5. elbasani says:

    Berishistet pleq dhe te rinj e kane vendin tek shtate penxheret, ta provojne qofte per nje here te vetme doren e drejtesise, po qe se drejtesia ekziston.

  6. atdhetari says:

    Me koorpsjonin qe beri me trafikantin Mediu ne Gerdec, sypeshkaqeni me emrin shkerdhen,berisha su ngop me milionat e vrsasjeve te 26 veteve te vrare e 300 te gjymtuar ne fabriken e vdekjes, por kerkonte te tjera miniera ari dhe kete me dihmen babait sali e gjeti tek privatizimi i CEZ. Kjo beri qe ky trafikant hyri ne mardhenje, me kalet e ismailet, me ceket e me gjthkend qe siguronte fitime maramandese. Ne gjthe kete histori, kishte krah e mburoi babain Sali Berisha. Esht kjo aresyeja qe at e bir te vihen te dy nen akuze per shperdorim detyre, abuzim dhe vjedhje me pronen publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *