“Balili”, zv.ministri i Drejtësisë “rrëzon” Nishanin e Metën: Këshilltarët e komandantit të ushtrisë apo këshilltarët e kreut të shtetit?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

isaraj 1Nga Arben Isaraj*

Këshilli i Sigurimit Kombëtar, si organ këshillimor i Presidentit të Republikës, po kërkohet të mblidhet dhe të këshillojë përsëri, me një objekt këshillimi në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin.

Në Kushtetutën e Republikës sonë parlamentare dhe konkretisht në “Pjesën e Katërt” të saj flitet për Presidentin e Republikës si Kryetar i Shtetit.
Presidenti i Republikës, sipas Kushtetutës, duke filluar nga neni 86 e deri tek neni 94, cilësohet si “Kryetar i Shtetit” e si i tillë ushtron disa kompetenca kushtetuese për të cilat nxjerr edhe dekrete.

Por, në asnjë nga këto nene kushtetuese, të Republikës sonë parlamentare ne nuk gjejmë që – “Kryetari i Shtetit” në ushtrimin e kompetencave të tij kushtetuese si dhe nxjerrjen e dekreteve që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me rendin dhe sigurinë publike e juridike (falja e dënimit penal apo dhënia e shtetësisë shqiptare), me mbrojtjen dhe ruajtjen e territorit (lidhja e marrëveshjeve ndërkomëtare), me ruajtjen e unitetetit të popullit (dhënia e dekoratave e titujve të nderit) etj, të këshillohet me “Këshillin e Sigurimit Kombëtar”.

Më pas, në Kushtetutën e Republikës sonë parlamentare dhe konkretisht në “Pjesën e Pesëmbëdhjetë” (nenet 166-169) me titull “Forcat e Armatosura” flitet për Presidentin e Republikës si “Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura”.

Në këtë pjesë të Kushtetutës është e shkruar qartë (neni 168, pika 1,2,3) se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë përbëhen nga forcat tokësore, detare dhe ajrore ku Presidenti i Republikës është “Komandant i Përgjithshëm” i tyre dhe Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i tij.

Pak më poshtë në pikën 4, neni 169 i Kushtëtutës thuhet se “Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe ato të Komandantit të Forcave të Armatosura dhe varësia e tyre nga organet kushtetuese, caktohen me ligj.”

Në zbatim të këtij detyrimi kushtetues është sot në fuqi Ligji nr. 64/2014 “PËR PUSHTETET DHE AUTORITETET E DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”.

Ku në Kreun II-të të tij flitet për “HIERARKINË E PUSHTETEVE DHE AUTORITETEVE TË DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT STRATEGJIK NË FORCAT E ARMATOSURA” dhe lexohet qartë (nenet 9 e vijues) se Presidenti i Republikës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në ushtrimin e pushtetit të dhënë nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi “këshillohet” dhe “mbështetet” nga organi- Këshilli i Sigurimit Kombëtar, i cili ka dhe një përbërje të përcaktuar ligjore të këshilltarëve të përhershëm dhe të rastit sipas vlerësimit të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Atëherë sa më sipër, nisur edhe nga parimet kushtetuese (neni 12 ) se “forcat e armatosura sigurojnë pavarësinë e vendit”, si dhe “mbrojnë tërësinë territoriale dhe rendin e tij kushtetues”, duke “ruajtur asnjanësinë në çështjet politike” dhe “i nënshtrohen vetëm kontrollit civil”, me të drejtë lindin pyetjet :

1. Cila është detyra dhe përgjegjësia kushtetuese e ligjore e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe e Komandantit të Përgjithshëm të tyre në luftën kundër trafikut dhe trafikantëve të drogës ?

2. Cila është detyra dhe përgjegjësia kushtetuese e ligjore e Kryetarit të Kuvendit; Kryeministrit; Ministrit të Mbrojtjes; Ministrit të Punëve të Jashtme; Ministrit të Financave; Ministrit të Transportit, apo atij të Energjisë për mos arrestimin apo ndalimin e trafikantëve të drogës ?

3. Cila është detyra dhe përgjegjësia kushtetuese e ligjore e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për mos arrestimin apo ndalimin e trafikantit të drogës Kelment Balili?

4. A ka qënë trafikanti i drogës Kelment Balili, pjesëtar i Forcave të Armatosura dhe pse Policia ushtarake në zbatim të ligjit nuk e ka arrestuar në flagrancë, apo ndaluar pas aktit të prokurorit e vendimit të gjykatësit ?

Është e kotë këtu të presim përgjigje dhe përgjegjësi kushtetuese e ligjore, personale e institucionale nga Forcat e Armatosura, Komandanti i tyre i Përgjithshëm dhe Organi Këshillues i këtij të fundit.

Në Republikën tonë parlamentare, duhet ti lemë Forcat e Armatosura dhe ta këshillojmë Presidentin, si “Komandantin e Përgjithshëm” të tyre vetëm për zbatimin e misionit të ngarkuar nga Kushtetuta, Ligji dhe Marrëveshjet Ndërkombetare të Anëtarësimit.

Gjithashtu ta lexojmë shpesh dhe më zë të lartë detyrimin institucional kushtetues (germa h, neni 92) se në Republikën tonë parlamentare, Presidentit të Republikës si “Kreu i Shtetit”, dhe jo si “Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura” nuk i raportohet nga drejtuesit e institucioneve shtetërore por i jepet mendim (këshillë) si dhe të dhëna me shkrim për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre sipas ligjit, kur kjo kërkohet nga Kreu i Shtetit.

Në Shqipërinë republikë parlamentare, sipas Kushtetutës dhe ligjit, institucionet ligjzbatuese kontrollohen, raportojnë e japin llogari vetëm përpara atyre që e përfaqsojnë direkt popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues, deputetëve të Kuvendit.

Shqetësimin se përse institucionet ligjzbatuese nuk arrestojnë apo ndalojnë trafikantët e drogës mund ta zgjidhnin sipas Kushteutës dhe Ligjit, vetëm komisionet kuvendore të përhershme apo të posaçme dhe jo këshillat e këshilltarëve të Komandantit të Forcave të Armatosura.

*Zv.ministër i Drejtësisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në ““Balili”, zv.ministri i Drejtësisë “rrëzon” Nishanin e Metën: Këshilltarët e komandantit të ushtrisë apo këshilltarët e kreut të shtetit?”

  1. mireli n says:

    Respekt per intelektualin, juristin profesionist A.ISARAJ. Kur flete profesionisti politika duhet te heshte. Dhe puna behet me profesionalizem, me dije dhe dituri. Kerkesa e KKP drejtuar Presidentit pervecse nje pacaure eshte turp per ata qe thurin intriga e thiken e mbajne pas shpine me qetesi e dashuri ndaj aleateve . Shkrimi i mesiperm i z.ISARAJ i jepe pergjigje me se miri se kompetencat jane te ndara me Kushtetute. Askush dhe kushdo qofte nuk mund ti shkele ato per te fituar sipas oreksit politik.

    1. Gopisti i NTLUS-it says:

      Mire e ke ti, por se pari duhet ditur se kjo puna e Balilit nuk eshte ceshtje e sigurise kombetare. Mos u beni budallenj. Jo po te mlidhet Keshilli I Sigurise Kombetare se ju grisen breket Gites duke kaluar gardhin e fqijit.

  2. nina says:

    Ke te drejte zotri, por Meta ka synime te tjera pse ja ben thirrjen Atij presidenti qe kemi NE…. Nuk u dogj Meta te kapi Balilin, …. Ao duhet te vendos hekurat vetes njehere… Asnje se zbaton ligjin ne Shqiperi… Meta sheh punet e veta! Ai Parlamentin e ka bere si shtepin e tij… tallava fare……

  3. Devolliu says:

    Mos funksionimi i qeverise dhe i organeve te zbatimit te ligjit cenon sigurine kombetare. Kryetari i Kuvendit mbase ka gjera per te thene ne Keshill qe nuk mund te thuhen ne publik.
    Isaraj duhet ta dije qe ne siguri kombetare kemi cenimin e rendit kushtetues nga trafikimi i votes dhe i droges.
    Perse ky shkrim ne shtyp nga nje zv.minister drejtesie ?
    Apo dhe ky eshte analist i qeverise qe i ben opozite mediatike ministrit te drejtesise?

    1. AVNI RUSTEMI says:

      AH MOR DEVOLLI , I TRASHE NGELE GJITHE JETEN.

    2. Labi says:

      P devoll mos te qi gje iliri ty

  4. Bena says:

    Bravo,shkrim dinjitoze. Ilir meta mos kujto se ke zene rrenje aty ku je dhe te duket vetja i zgjuar,ka plot djem nenash me te zgjuar se ty ,qe kerkon te shpetosh koken tende,ju zenshin hakat e popullit o te korruptuar dhe te pafryre

  5. Ilir Floriri e ka kuptuar qe po i afrohet dita qe do t’i vihen hekurat. Nuk ka nga ja mban i ziu Like. Ndodhet aq kleq sa po kerkon ndihmen e debilit Nishani.

  6. tomorri says:

    Levizja e Ilir Metes sa e peshtire po aq dhe injorante.
    Ilir Meta te ktheje syte nga kualicioni dhe te beje mire detyrat se ka edhe shume e me shume te tjere per ta bere kete detyre ne favor te shqiptareve , se nuk punohet gjithmone me berryla ne dem te popullit. KUJDESE..se ka te tjere.

  7. Rrok Bushati says:

    Nuk pretendoj se e njoh mire subjektin qe ky Zv ka trajtuar ne kete shkrim, Por me bie ne sy qe ka permendur disa ministra por nuk ka permendur aspak ministrin e brendeshem Tahirin, i cili duhet te ishte pa tjeter ne liste, ndoshta jo i pari por jo me poshte se i treti.
    Dhe arsyeja perse mund te merret lehtesisht me mend:
    Se pari:Tahiri duhej te perfshihej ashtu si me pare ne mbledhje te thirrura per sigurine kombetare nga Presidenti, pasi ky dikaster rendite ne krye te puneve te sigurise se perditeshme te jetes se njerezve ne Shqiperi. (shenim: Tahiri eshte i perjashtur nga ky ZV and jo nga Presidenti)
    Se dyti: Dikasteri i Tahirit eshte i ngarkuar me ligje te gjeje dhe te arrestoje Balilin. Gje te cilen nuk e ka bere qofte per paaftesi qofte per arsye te tjera qe Tahiri mund ti dije.
    Se treti: Referencat, apo argumentet e funksionit te Presidentit te percaktuara me kushtetute, sipas ketij ZV, i cili ben rolin e ironikut me nje menyre aspak profesionale, te krijojne pershtypjen se ky ZV, thjeshte po zbaton nje porosi te udheheqesit per te demotivuar dhe injoruar ose e pakta per te parapregatitur nje deshtim te ketij takimi. Do te shohim se shpejti kur udheheqesi, nuk do te marre pjese ne kete mbledhje te keshillit te sigurise kombetare.
    Se Katerti: Duket qarte loja e PS per te demotivuar dhe denigruar, apo e pakta per te reduktuar dhe injoruar institucionin e presidences.
    Se Pesti: Thirrja e kesaj mbledhjeje te keshillit te sigurise, padyshim qe do faktoje dhe perforcoje shqetesimin e strukturave te potikes ne pushtet qe problemi real i pamundesise se luftes kunder krimit te organizuar eshte tashme nje realitet qe kjo qeveri nuk deshiron te ekspozohet, por perkundrazi te minimizohet apo te hiqet nga axhendat e saj.
    Se fundi: Si zakonisht, keto ZV apo edhe Ministra te qeverise Rama, ne asnje shkrim apo artikull nuk japin zgjidhje por gjithmone hedhin poshte duke baltosur nje zgjidhje apo opinion qe bie ndesh me qellimet e tyre. Pra gjithmone ngrekosen duke treguar se si nuk duhen bere gjerat dhe asnjehere se si behet me mire. Ne rastin konkret, ky Zv nuk trajton aspak kete paradoks te mos kapjes se Balilit, por e gjithe ceshtja te kthehet ne drejtimin qe Presidenti nuk ka te drejte ta beje kete mbledhje te Keshillit te Sigurise Kombetare.
    Nuk po vazhdoj me tej per te “spekulluar” me faktin qe Presidenti po therret kete mbledhje me kerkese te Ilir Metes (Kryetar i LSI) aleat ne bashkeqeverisje, por qe me siguri duhet ta kete trajtuar kete shqetesim me aleatin Rama perpara se te kerkonte veprim me Presidentin,
    gJe e cila spjegon arsyen e shkrimit te ketij palo ZV.
    Pa dyshim qe keto shkrime, ku shkruesi e harron faktin e ekspozimit ne opinion publik

    1. Real says:

      Sic ke emrin dhe ke komentuar . Shkurt : Min i pun te brend nuk eshte permendur sepse jane permendur ato dikastere qe nuk
      kane pune me Balilin. Kuptove ?!

  8. Zani Burimi says:

    Meta dhe presidenti le ta mbledhin Keshillin, por do te bejne nje vrime ne batak dhe asgje tjeter. E keqja jone eshte se, edhe kur flet me kompetence nje ekspert qe e njeh Kushtetuten mire, ne gjejme sebep ta shajme. Mire thoshte profesori yne i nderuar i matematikes: “I felliquri te felliq”.
    I them dhe moderatorit te Temes:
    Mos i shfaq “komentetme sharje, se dalengadale pona e neverit gazeten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *