Kukësi, Gjoka-Hallaçi: Jemi për titullin kampion

26 Janar 2017, 14:47Sport TEMA

Trajneri i Kukesit, Ernest Gjoka, dhe kapiteni i skuadres Rraman Hallaçi kanë ne nje konference per sshtyp ku kane folur per ndeshjen me Vllazninë, qe do te luhet diten e premte, ne oren 18:00, në  “Loro Borici”.

Gjoka. 

Ndeshja –  “Do të jetë një takim shumë i rëndësishëm dhe jemi përgatitur seriozisht. Duam ta kalojmë me sukses këtë ndeshje. Ne kemi punuar mjaft mirë edhe në Turqi dhe besoj se do shprehim gjithçka në këtë 90-minutësh”.

Diferenca me kundërshtarët –  “Jemi një pikë larg vendit të dytë, por nuk e mendojmë fitoren vetëm për këtë takim, por për vazhdimin e garës. Jemi në garë të fortë dhe nëse duam të dalim në krye do të duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe me fitore”.

Ekipet e vogla” – “Vllaznia nuk është një ekip i vogël, pasi është një emër i madh i futbollit shqiptar. Për të dalë kampion duhet të fitojmë ndaj të gjitha ekipeve”.

Futbollistët – “Nuk kemi në dispozicion vetëm Allen dhe Grecën, pjesa tjetër është komplet e gatshme. 2 mungesa nuk mund të na ulin ritmin, pasi jemi projektuar për kampion. Kale dhe Rrumbullaku janë përshtatur mjaft mirë me ekipin.

Hallaçi.

Kapiteni Rraman Hallaçi ka folur për ndeshjen me Vllazninë dhe ka theksuar se duhet të fitojnë edhe për të shpërblyer  presidentin Safet Gjici dhe trajnerin Ernest Gjoka.

Lëvizjet – “Trajneri dhe presidenti nuk kanë bërë shumë lëvizje dhe ne duhet të ia shpërblejmë”.

Vllaznia – “Kemi luajtur pëerballë tyre dhe ato dhurojnë futboll. Janë një emër i madh i futbollit shqiptar dhe gjithmonë është e vështirë përballë tyre. Nuk ka ekipe të lehta në kampionatin shqiptar, pasi të gjithë duan pike. Nga  fundi i tabelës dhe lart ka ekipe shumë të vështira”.

Titulli – “Mendojmë se është viti i duhur për titullin kampion. E duam prej 5 vitesh dhe të gjithë po punojmë për të.  Duhet të punojmë fort dhe të ia dalim mbanë, pasi i kemi të gjitha mundësitë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje