Lulzim Basha e zhyti KF Tiranën në borxhe, Bashkia do të nisë pagesat me këste

basha-aleat-696x465Pika më të rëndësishme e marrëveshjes së djeshme mes KF Tiranës dhe Bashkisë së Tiranës ishte shlyerja e borxheve që kjo e fundit ka ndaj klubit kryeqytetas, gjatë periudhës që bashkia drejtohej nga Lulzim Basha.

Burime nga bashkia thonë se borxhet e akumuluara gjatë periudhës që Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha arrin deri në 211 milion lekë të reja.

Ndërkohë, kryebashkiaku Veliaj dhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, kanë rënë dakord që shlyerja e borxhit të nisë sa më shpejt nëpërmjet kësteve fikse, deri në likujdimin e pjesës së shumës që i takon Bashkisë së Tiranës.

Në fushatën e vitit 2011 për kryetar Bashkie, Lulzim Basha e shfrytëzoi ekipin e Tiranës për të bërë disa premtime dhe deklarata politike, të cilat rezultuan në mashtrime të kota për tifozët sepse në fakt, nga viti 2011 deri në vitin 2013 Basha e la ekipin të mbuluar nga borxhet, çka më pas solli edhe një situatë aspak të mirë financiare.

Gjatë takimit të djeshëm me presidentin Halili, Veliaj u zotua për shlyerjen e shpejtë të këtij borxhi të prapambetur ndaj KF Tiranës, i cili do t’i vinte shumë në ndihmë ekipit, si një mundësi për blerjen e lojtarëve të rinj për sezonin e ardhshëm të Superligës.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Lulzim Basha e zhyti KF Tiranën në borxhe, Bashkia do të nisë pagesat me këste”

  1. Demokrati i vertete says:

    Sinqerisht te tilla veprime, nese jane te verteta, te irritojne. Te jem i qarte: Z: Veliaj, nese vertet Bashkia e Tiranes eshte borxhlije ndaj klubit sportiv, atehere per rastin duhet vepruar keshtu: Te mbahet proçes verbal mes drejtuesave te klubit sportiv Tirana, kryetarit te bashkise Tirane dhe ish kryetarit te bashkise Tirane, ku te shtjellohet shkaqet dhe shumat e borxheve te marra, siç thuhet ne vitet para 2013 dhe te deklarohet duke u shprehur shqeto shqip se Lulzim Basha ka krijuar nje detyrim KF Tirana prej kaq apo aq miliona leke apo euro, shkaqet e marrjes se borxhit dhe menyra e shlyerjes. Pasi te deklarohet keto veprime dhe te neneshkruhent proçes verbale nga treshja e mesiperme, atehere te behet publike dhe kryetari i partise demokratike, te paguaje nje pjese te borxhit nga fondet e partise se tij, sepse ajo parti nuk i mbajti premtiimet e dhena. Kaq. Nese doni tju besoje ky popull, veproni keshtu, ndryshe vazhdoni shpifni, mashtroni, krijoni shqetesime me deklarime te padrejta, etj.
    Demojrati i vertete. 26.01.2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *