Pas shtyrjes për javën tjetër të kërkesës së PDIU për diskutimin dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Çame, Sekretarja e Përgjithshme, Mesila Doda është shprehur se nuk d të tërhiqen aspak nga kjo kërkesë.
“Sot është kërkuar që të shtyhet për javën e ardhshme, pasi nuk ka pasur komunikim mes palëve sesi do të trajtohet. Asnjë nuk ka pasur tërheqje do të futet prapë javën tjetër. Besoj që javën tjetër do të kemi lajme të tjera. Kjo është kauza kryesore e PDIU. Nuk do të lëshojmë pe’ deklaroi ajo.
Pyetjes nëse çështja që do të trajtojë komisioni është apo jo në juridiksionin e parlamentit, Doda tha se “Komisioni që do të hetojë çështjen do të marrë dëshmitarë të ngjarjes, nuk do të hetojë në tokën greke, apo në juridiksionin e gjykatave. Do të kërkojmë marrjen e dokumenteve në arkiva. Nuk ka asnjë qellim të shkelim juridiksionin e Kushtetutës së Shqipërisë”.
Doda cilësoi si problem faktin që kjo legjislaturë e Kuvendit është drejt fundit, ndërsa iu përgjigj akuzave nga të dy kampet se kjo bëhet për fushatë. “Po u kujtoj që këtë e keni thënë edhe në vitet e mëparshme, por janë disa hapa për të marrë një rezultat, ne nuk kemi faj se cdo dy vite ka zgjedhje në Shqipëri.
Shpërndarja e parlamentit mund të jetë një problem, por nuk mund të heshtim. Koha është e mjaftueshme. Ne i kemi dëshmitarët okularë, që e kanë jetuar gjenocidin” përfundoi Doda.
Nuk meret pushteti me temen came
Pushteti meret me rit mireqenien e popullit
Me i fut ne pune
Me i siguru jeten pronen parat
Kete pun e ka ber Greqia me 800 mij shqiptaret qe jan atje dhe ne zgjedhje te dalesh me kto propozime eshte disfate e sigurt.
Kjo parti ti ngjitet o pd o ps. Po se qasen nuk del asnje deputet.
CESHTJA CAME MUND DHE DUHET HAPUR, POR JU NUK DINI SE KUR ESHTE RADHA PER TA BERE ATE.
JU E BENI KETE PER TE FITUAR VOTAT.
NDAJ JU JENI PER TE ARDHUR KEQ, SE NESE NJE VEND NDIHET MIRE APO ME MIRE, EDHE CESHTJA CAME DO TE VIJ PARESORE.
ESHTE KEQ ZONJE SE EDHE JU TREGUAT SE NUK JENI “POLITIKANE” NE ANEN POZITIVE TE VENDIT.