Ngjarje e rëndë në Durrës: Vdes nga i ftohti foshnja 2 muajshe

durresNdërron jetë një foshnjë 2 muajshe në qytetin e Durrësit. Ngjaria e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 4 ku prej vitesh jetonte familja Bajrami.

Foshnja A. Bajrami është gjetur e pajetë nga familjarët të cilët dhanë alarmin menjëherë.

Pas kqyrjes së kufomës nga mjekësia ligjore, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Familja Bajrami jetonte prej vitesh në kushte tejet të vështira ekonomike.

Babai 22 vjeçar dhe nëna 17 vjeçe, lypnin çdo ditë së bashku me foshnjën pranë portit të Durrësit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *