Rama-Meta, takim 30 minuta në Kryesinë e Kuvendit

26 Janar 2017, 10:45Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama zhvilloi para nisjes së seancës parlamentare një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Takimi u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit  i cili zgjati rreth 30 minuta.

Sot është parashikuar që në rendin e ditës të seancës plenare të diskutohen disa projektligje dhe marrveshje, mbi aktin normativ për buxhetin,  ligji për sigurinë kibernetike, që është e lidhur drejtpërdrejt me votimin elektronik apo edhe për projektligjin  mbi ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2010, për projektin “linja e transmisionit 400 kv Shqipëri – Maqedoni”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje