Replikë për Berishën, Ruçi: Perëndimi e hoqi votimin elektronik. Ju jeni kryetari i Bashës dhe i Palokës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

trimRuçi ka replikuar me Berishën duke thënë se edhe vendet perëndimore e kanë hequr votimin elektronik, ndërsa përsa i përket votimit të emigrantëve, kreu i grupit të PS kujtoi se ka qenë e majta që ka kërkuar që në qershor që ata të votojnë, por PD heshti.

“Askush nuk të beson ty. Sot nuk je kryetar partie, por je edhe kryetar partie dhe kryetar grupi. Shqiptarët nuk janë as somalegë dhe as ganezë, shqiptarët duan të shk
ojnë në Holandë, ku është arsimuar kryetari jot, shqiptarët duan të shkojnë në Francë dhe të votojnë si francezë, e cila e ka hequr votimin elektronik, po ashtu edhe Gjermania.

Është hera e tretë që po e them, kemi një arbitër se jemi një vend që nuk shkëlqejmë në zgjedhje prej 25 vitesh. U kërkova të ulen me OSBE dhe nëse ata marrin përgjegjësinë, bujrum, ne jemi dakord, nuk kemi asnjë shqetësim dhe këtu mbyllet cështja.

Në 2009 dhe 2011 në dritë të diellit u numëruan me kamera dhe rezultoi me 10 vota dhe ti e përmbyse. Lidhur me votimin e emigrantëve. Në qershor Balla hodhi idenë për votimin e emigrantëve, ndërsa ju asnjë fjalë, pasi nuk ishit dakord dhe i hidhni sot” tha Ruci.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Replikë për Berishën, Ruçi: Perëndimi e hoqi votimin elektronik. Ju jeni kryetari i Bashës dhe i Palokës”

  1. ela says:

    pse nuk i publikoni? apo jeni vetem kundra PD-se,pse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *