Ruçi-Berishës: S’ju marr seriozisht! Votimin elektronik e keni alibi. Trego emrat e 19 deputetëve të inkriminuar të mazhorancës, banditët e trafikantët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

gramoz-ruci-parlament-1_1485429426-9465027Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi këmbënguli edhe një herë se kërkesa e të djathtëve për të kërkuar votimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, është një alibi.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti socialist tha se nuk e merr seriozisht këtë kërkesë të tyre, duke argumentuar se kjo lidhet me faktin që për PD-në ka nisur fushata zgjedhore, edhe pse para kohe.

“Fushata ka nisur dhe u mirëkuptoj që këto 3-4 muaj ligjëratat tuaj do të përpiqeni t’i politizoni në objektivat tuaja elektorale. Ku janë ata 19 deputetë të inkriminuar të mazhorancës? Se deri më sot nuk kam dëgjuar asnjë, kemi miratuar edhe ligjin me konsensus të plotë. Urdhëroni thoni një emër. Vazhdoni që thoni që i heq Rama dhe i jep poste në parti. Kush? Më thoni një?

Thuaje një zoti Berisha, vetëm thuaje. Deri tek banditët apo trafikantët. Mos u mërzisni se bilanci do bëhet nga votuesi, dhe aty do e merrni vesh se cili është bilanci i kësaj qeverie. Keni kohë këto ditë, ose këto javë, nxorët nga sirtarët tuaj alibinë për votimin elektronik. Thua ti se nuk keni qenë ndonjëherë në pushtet dhe ju penguam ne ta bëni këtë. Ne jua kërkuam 2 vjet para zgjedhjeve, jo 3 muaj siç po bëni ju. Kush ju pengoi? Atë që s’bëtë dot ju për 2 vjet rresht me numërimin, kërkoni edhe votimin edhe numërimin elektronik, se e dini që nuk bëhet. Unë nuk e marr seriozisht këtë që kërkoni ju, sepse e di që është një alibi”, u shpreh Ruçi.

Duke ju referuar propozimeve të LSI-së për shit-blerjen e votës që të llogaritet si vepër penale, apo edhe për transparencën gjatë fushatës, Ruçi ju drejtua demokratëve në sallë duke thënë se nëse do të donin vërtet, do të ishin të gatshëm për të ndryshuar Kodin Penal dhe për t’i miratuar këto propozime.

Mos bëni fushatë me votimin elektronik, sepse nuk premton koha – tha Ruçi, i cili përsëriti edhe njëherë qëndrimin se nëse OSBE-ODIHR do të marrë garancinë për të thënë se votimi elektronik mund të realizohet, atëherë mazhoranca është plotësisht dakord.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Ruçi-Berishës: S’ju marr seriozisht! Votimin elektronik e keni alibi. Trego emrat e 19 deputetëve të inkriminuar të mazhorancës, banditët e trafikantët”

  1. ela says:

    beheni votimin elektronik,, le te zgjedhin deputetet dhe presidentin populli, dhe ta shofim rezultatin se PS -ja ka vetem 10% te deputeteve socialist te tjeret jane deshirat e kryetarit . n.q se populli ua ka dhene ua ka dhene vetem se jane kundra PD-se.do te kisha deshire te ndryshonte disa ceshtje ne programin e vete PD-ja(te hidhte posht aktin normativ te ish ushtarakut qe nukjane pak po jane mijra vet ,kerkonte falje per gabimet qe jane bere,te ofroj te pakenaqurit socialiste qe po shkelen me kembe dhe skane buk,shtepi,etj nga ish drejtorat e Bashkive,sepse Edi Rama,thoshte ne fushat qe hiperbolizonte vetem punen e ish bashkiakeve,dhe atehere eja te shofim se kush fiton.Jo zoti Ruci boll me me rrenat tuaja,sepse elektronika ka ecur dhe aplikohet votimi elektronik dhe ke ne.A i ke pare zoti ruci se sa soliaste i ke rrugeve ? ta them une jo,sepse niperit e tu i ke fut te gjithe ke Metrologjia ,dhe te tute i ke rregulluar permbrekulli.neqofte se ti dhe keta bashibozuket qe luajne me ne jeni aty ku jeni e kemi fajin ne te gjithe,si nga PS-ja Dhe PD-ja,tu japinDru ty ,Rames,Bashes,Metes dhe gjithe ju te tjereve.vetem nje djersen e socialisteve te vertet ju skeni me e gezu sepse buk nuk i keni dhene.shifni korupsionin,shifni lidhjet qe ka cdo drejtor me financen,dhe kuptohet ku eshte korup[sioni po nuk behet sepse dhe KLSH-ja eshte per te bere presion titullarve per te mare lek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *