Shefi i NATO-s nervozon Serbinë dhe Rusinë

stoltenbergSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është i bindur që edhe Shtetet e Bashkuara do e pranojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

“Kam besim se Protokolli i Anëtarësimit (i Malit të Zi në NATO) do të ratifikohet nga Senati (amerikan). Ai tashmë e ka kaluar Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe ka përkrahje nga të dy partitë politike, prandaj nuk kam ndonjë arsye të besojë që nuk do të ndodh kështu edhe në Senat”, ka thënë sot Stoltenberg pas takimit me kryeministrin malazez, Dushko Markoviç.

Stoltenberg ka thënë se ky Protokoll tashmë është ratifikuar nga 21 shtete, ndërsa sot edhe Senati francez pritet ta miratojë atë, shkruan REL.

“(Pas Francës) do të bëhen 22 shtete. Dhe, ne presim që shtetet e tjera ta bëjnë të njejtën, por natyrisht, iu takon parlamenteve kombëtare të vendosin saktësisht se çfarë duan të bëjnë. Por, unë pres që të gjitha parlamentet, përfshirë edhe Senatin amerikan, ta bëjnë këtë që Mali i Zi të bëhet anëtar i plotë i NATO-s në një të ardhme të afërt”, ka thënë Stoltenberg.

Një lajm që sigurisht nuk do t’i pëlqejë Rusisë që prej kohësh joshte Malin e zi, ashtu sikurse edhe fqinjit, Serbisë.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Shefi i NATO-s nervozon Serbinë dhe Rusinë”

  1. Juglindori nga Korça says:

    Jam i sigurt qe as Greqise nuk ka per ti pelqyer

    1. @@ says:

      Kush e rruan per jevgjitet qe kan pjerdhur me kohe ata si hyne ne pune as dreqit

  2. thjesh loje says:

    o gazetare leshi qe personifikoni rusine dhe serbine e ndonje komb tjeter
    po i rruhet putinit apo ndonje tjetri sikur ka rene koke e kembe brenda me ndjenja e emocione me mutin e zi
    ajo eshte thjesht loje e ftohte politike dhe teatro
    Be dhe rusia jane bashke dhe po ndajne ke njeri e ke tjetri

  3. Tralala says:

    Do ishte me mire sikur te mos ishte shtuar paragrafi I fundit. Ky paragrafi eshte thjeshte opinion I gazetarit qe kerkon te ndjell lexuesin per koment.

  4. ali vlora says:

    O Popull !Zonat einfluences jone ndare ne JALTE .

  5. ali vlora says:

    O Popull !Zonat einfluences jone ndare ne JALTE .

  6. Abazi says:

    Malazezet po ashtu si serbet dhe ruset jane sllave .. Le te mos harrojme nje fakt te tille perpara se te entusiazmohemi ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *