Sulmuan lojtarët, tifozët e Tiranës përfundojnë në polici

26 Janar 2017, 19:09Sport TEMA

Protesta e tifozëve të Tiranës ndaj vendimit të klubit për t’i hapur dyert e stadiumit “Selman Stërmasi’ Partizanit si dhe bllokimi që i bënë ata stërvitjes së bardhebluve, nuk ka kaluar pa pasoja.

Rreth dy orë pas ngjarjes së shëmtuar që ndodhi në ambientet e fushës sportive “Skënder Halili”, forcat e rendit kanë ndaluar dhe shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë 32 tifozë të klubit bardheblu.

Në fakt, forcat e rendit mbërritën në ambientet e qendrës stërvitore “Skënder Halili” pasi tifozët ishin larguar nga aty. Por ata kanë vepruar me ndalimin e tyre nëpërmjet identifikimit nga pamjet filmike të momenteve të tensionuara, sidomos të atyre ku disa mbështetës goditën mesfushorin Gilman Lika, shkruan “Panorama Sport”.

1 komente në “Sulmuan lojtarët, tifozët e Tiranës përfundojnë në polici”

  1. o njerez : po del cdo gje, nga kontrolli . kaos e anarki . “shoqatat”e “tifozeve”, sportedashesve, jane “moralisht” te ligjeshme, jo juridikisht . po keshtu “shtypi” “pushtet i katert” …ne fakt ai eshte bere i pare…..dhe mizor, eshte…..”moral” dhe jo juridik . per sa me siper: çdo aktivitet,ne kundershtim me ligjin, kryer prej tyre, duhet te denohet, ne dem te tyre, si aktivitet ORDINERRRR….. . perndyshe, u shnderrum, ne xhungel, ku veprojne vetem instiktet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje