Tensionet Serbi-­Kosovë, Berisha nga Kuvendi bën thirrje për luftë (e pati rastin nga ’92-’97 kur ishte President, por furnizoi Milosheviçin me naftë e armë)

BErisha-sotIsh­ kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit deklaroi se marrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zbatohen ose në të kundërtën luftë.

“Ose ato marrëveshje të zbatohen ose luftë nuk ka alternativë tjetër. Dialogu dhe marrëveshja Prishtinë ­ Beograd është jetike për paqen dhe stabilitetin por është një cështje që ka dy rruge ose dialog ose luftë.

Ato marrëveshje duhet të konsolidojnë procesin e paqes dhe të lënë pas armiqësitë e së shkuarës” deklaroi ai.

Kur dëgjon thirrjet e Sali Berishës tani pas luftës në ish-Jugosllavi dhe në Kosovë, ku u vranë dhe u deportuan për në Shqipëri me mijëra shqiptarë të Kosovës, më e pakta që mund të bëjmë është ta kalojmë me ironi.

Kjo për vetë faktin se trim pas lufte gjithkush mund të bëhet, ndërkohë që Sali Berisha kishte shumë raste për të veshur uniformën ushtarake dhe për të bërë luftë, ose thjeshtë thirrje për luftë por nuk e bëri.

Fjala është për vitet 1992-1997 kur ka qënë President i vendit, me  një mbështetje të fuqishme popullore në fillimet e veta por dhe ndërkombëtare dhe kur Milosheviçi kishte filluar goditjen ndaj republikave ish-Jugosllave dhe radha po i vinte Kosovës.

Sali Berisha jo vetëm që nuk bëri luftë, jo vetëm që nuk bëri thirrje për luftë por bwri tw kundwrtwn. Ai nënshkroi marrëveshje me numrin dy të rregjimit të Milosheviçit, Bullatoviç për thyerjen e embargos së OKB dhe furnizimin e makinerisë ushtarake të Milosheviçit me naftë dhe armë. Pa përmendur deklaratat kundër nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë dhe kundër UÇK që e quante si Milosheviçi organizatë terroriste, por dhe e financuar nga UDB.

Prandaj mund të themi se më e pakta kur dëgjojmë thirrjet e Berishës për luftë me serbët, është ta kalojmë me ironi./ TemA-m.a.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Tensionet Serbi-­Kosovë, Berisha nga Kuvendi bën thirrje për luftë (e pati rastin nga ’92-’97 kur ishte President, por furnizoi Milosheviçin me naftë e armë)”

  1. Populli Shqiptar says:

    Po ta veme Saliun dhe familjen a tij ne rresht te pare e kemi te sigurte fitoren!
    Se mos na i mbushin poturet me nafte ne vend te flamurit te bardhe.

  2. toni says:

    po c’lufte dreqi. ato te vijne ne Durres per 24 ore..dhi e zgjebosme dhe bishtin perpjete..

  3. ee says:

    njeriu i gabuar tu beje thirrje shqiptareve

  4. Dardani says:

    Salic beric e lulu bashuqi vetem lufte e shkaterim duan.
    Po tallin bythen me ju o njerez te poshter qe nuk jemi te zot tu tregojme vendin.ketyre dhe plerave qe Kane rrotull.

  5. Kola says:

    Te shkoje te liftoje me Slobodanken dhe Argiten e te mos na caje trapin. Mbase ha te semes andej qe te shpetoje vendi prej kesaj qelbesire qe po ndyn Ballkanin.

  6. arbëri says:

    Kjo fundrinë vazhdon në rrugën e tij të nisur antikombëtare për zhbërjen e Shqiperisë!

  7. Fatosi-kosove says:

    Ashtu si çdo here kur kosova gjindet ne kriza politike dhe nen presionin serb,sali berisha kujtohet se kosova po egzistojka dhe quditerisht nuk e mbane mend veten e tij se çfar deklaronte e çfar vepronte ne kohe,ishin vitet 92-97 kur millosheviqi kishte filluar shfarosjen e kosoves dhe sali berishen nuk e pengonte biznesi me naften dhe armet perkunder sanksioneve te OKB-s ndaj serbise pikerisht pershkak te luftes ne kosove,edhe pas vitit 98 kur uçk doli ne skene dhe lufta mori permasa shume te mdha sali berisha bente lloj lloj lojera kunder uçk-s dhe vet kosoves,edhe pas luftes kur kaluan 17 vite kurre nuk u kujtua se kosova ishte çliruar nga serbia dhe ne vitin 98 shpalli edhe pavaresine per sali berishen dhe PD-n kosova vazhdonte te ishte pjese e serbise sipas nje harte te varur ne zyrat e tij,poashtu krijimi i dosjeve kunder uçk-s dhe “shtepia e verdhe” nga hija e tij-lul basha nuk e ban asnjerin patriot tash kur serbia eshte riaktivizuar kinse pas fitores se Trumpit ne amerike ai do ia ktheje kosoven njejt si sali berisha e lul basha se Trumpi do ti ktheje ne pushtet,po kush eshte ai shqiptar qe do i besonte ketyre dy kryetareve te PD-s kur ska as dy muaj me pare kur sali berisha po ne foltoren e kuvendit i beri thirrje greqise qe ta pushtoi shqiperine,tash ky “vajtim” per kosoven mua me fut frigen se ky eshte nje skenar i kurdisur mes dyshes se PD-s dhe vuqiqit e nikoliqit te serbise qe kinse sali berisha eshte i shqetesuar per kosoven dhe keshtu serbia te bindet se shqiperia nuk eshte e gatshme te intervenoi ne rast te fillimit te luftes,mendoj se sikur te kishim shtet ku sundon drejtesia ky dje do te duhej te thirrej ne prokurori dhe te akuzohet per nxitje te serbise kunder kosoves pasi deklarata e tij dje eshte tersisht kunder veprimeve te tij gjat luftes,sinqerisht me vjen te vjell kur degjoi deklaratat e tij kaq neveritese rreth kosoevs sot ne nje kohe qe kur serbia ndiqte çdo shqiptar te kosoves qe kerkonte çlirimin dhe pavarsine e kosoevs;siq beri me Rugoven ku nga viti 2003 e deri ne vdekje nuk shkeli ne shqiperi pasi sali berisha si president ateher e kercenoi se do ta arrstonte dhe ta deportonte ne serbi pasi i preishte marrdheniet e mira me millosheviqin,poashtu ai kercenoi dhe deportoi Anton Qeten,Rexhep Qosjen e shume intelektual e luftetar te kosoves duke i quajtur si pjelle e serbise,poashtu sali berisha arrestoi dhe zhduki Remzi Hoxhen te perndjekur nga millosheviqi,prandaj cili kosovar sot do ti besonte?
    Pos nje grupi ish UDB-ash te serbise qe tash jane futur ne LDK dhe po luajne lojen e patriotit si sali berisha sot,por shqiptarte nuk besoi se jane aq te pazgjuar sa ta harrojne gjithe ate poshtersi e tradheti dhe disi ne heshtje kete kategori ta pranojne si shpetimtar dhe ti zevendesone me Skenderbeun apo me uçk-n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *