VIDEO/ Tension te FK Tirana, tifozët sherr me futbollistët

sherrTifozët e Tiranës nuk e kanë kapërdirë vendimin e djeshëm të klubit për ta lejuar Partizanin t’i luajë në stadiumin “Selman Stërmasi” ndeshjet si vendas.

Dje ata thanë se do të protestojnë ndaj marrëveshjes së arritur me klubin rival dhe Bashkinë e Tiranës dhe këtë paralajmërim mbështetësit bardheblu e vunë në jetë sot.

Ata kanë mësyrë kompleksin “Skënder Halili” ku skuadra do të kryente seancën stërvitore për ndeshjen e së shtunës ndaj Teutës.

Dhjetëra tifozë kanë pushtuar fushën, duke i detyruar lojtarët të futen në dhomat e zhveshjes. Më pas këta të fundit janë rikthyer në terren, ku ka pasur përplasje mes tifozëve dhe mesfushorit Gilman Lika, raporton Panorama.

Në këto kushte, trajneri Mirel Josa ka vendosur ta anulojë stërvitjen. Futbollistët kanë nisur të largohen, kurse tifozët po qëndrojnë në fushë.


REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Tension te FK Tirana, tifozët sherr me futbollistët”

  1. Arturi says:

    Kope bagetish! Edhe byth grisur, edhe bishtin perpjete! O pikaaaa, pika! 😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *