Borxhet, FIFA bllokon merkaton e Tiranës

27 Janar 2017, 16:06Sport TEMA

FIFA ka bllokuar merkaton e Tiranës për shkak të borxheve të prapambetura që ka klubi bardheblu.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare klubi i Tiranës ka sqaruar se borxhi është duke u shlyer pasi nga 2-milionë euro që ka qenë ka shkuar në 1.4 milionë euro.

Në këtë mënyrë akordi me Elis Bakajn eshte anulluar per shkak te pamundesise per regjistrimin e tij si lojtar i Tiranes.

Njoftimi i Klubit të Tiranës.

Sqarim per bllokimin e FIFA-s

KF Tirana ka likuiduar 600 mije euro borxhe nga e kaluara dhe vijon te mbylle nje pjese te mbetur nga detyrimet e trasheguara. Klubi ka zgjidhur shume probleme per te shmangur penalitetet nga komisionet juridike ne FIFA apo dhe ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Pezullimi per merkaton e janarit eshte dhene per nje borxh te likuiduar tashme por FIFA nuk ka toleruar vonesen disa ditore ne shlyerjen e tij. Edhe pas apelimit te bere nga klubi, ky vendim ka ngelur ne fuqi. 
KF Tirana ka lene pas nje periudhe tranzicioni dhe borxhi i mbartur e kalonte vleren e 2 milione eurove dy vite me pare. Klubi ka punuar per zgjidhjen e ketij problem madhor duke shlyer nje shifer shume te madhe parash. Sot borxhet po shkojne drejt zerimit dhe financat e klubit po rikthehen drejt normalitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje