Dhuna në “Skënder Halili”, 11 dosje shkojë në Prokurori

27 Janar 2017, 12:50Sport TEMA

Policia e Tiranës çon në Prokurori dosjen për 11 tifozë të Tiranës, të cilët ishin të pranishëm në ambjentet e kompleksit stërvitor “Skënder Halili” ku shkaktuan tension duke ndërprerë edhe stërvitjen e skuadrës. Në një komunikatë zyrtare, Drejtoria e Policisë së Shtetit njofton se matetrialet për 10 tifozë i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, pasi sepse rreth orës 14:00, në rrugën “Bedri Karapici”, në fushën e Stadiumit të F.K. Tirana, këta shtetas bashkë me disa tifoza të tjerë të ekipit të Tiranës, kanë manifestuar pa leje, duke bllokuar për disa minuta fushën e stërvitjes të futbollit të ekipit të Tiranës dhe për të kundërshtuar një marreveshje që është bërë midis ekipit të futbollit të klubit të Tiranës dhe ekipit të futbollit të klubit Partizani.

Gjithashtu, bëhet me dije se për një 19-vjeçar me inicialet A. D, dosja ka kaluar po ashtu në organin e akuzës, pasi dyshohet se ka goditur sulmuesin e skuadrës së Tiranës, Gilman Lika. Komunikatave e organit qëndror të forcave të rendit në Tiranë, thekson në fund se kalimi i materialeve në prokurori për 10 prej tifozëve u bë pasi ata kanë shkelur Nenin 262 të Kodit Penal, ndërsa 19-vjeçari që dyshohet se goditi Gilman Likën do të hetohet edhe për shkeljen e Nenit 90 të Kodit Penal./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje