FOTOT/ Vendosja e gurit të parë në Sheshin "Skënderbej", Rama: Pikë referimi për gjithë shqiptarët

27 Janar 2017, 14:17Sociale TEMA
FOTOT/ Vendosja e gurit të parë në Sheshin

Kryeministri Rama ka qenë sot prezent në ceremoninë e vendosjes së gurit të parë në Sheshin “Skënderbej”.

“Ky shesh ka qenë gjithmonë një pikë referimi për të gjithë ata që vinin në Tiranë”, u shpreh Rama.

Fjala e tij: 

Mirënjohje për punën e admirueshme të Bashkisë së Tiranës që në një kohë shumë të shkurtër na jep mundësinë të jemi sëbashku, qoftë për Bulevardin e ri, qoftë edhe për Rilindjen e Sheshit “Skënderbej”. Një rilindje e vështirë, por, ashtu siç tregojnë sytë, për të gjithë ata që i kanë sytë, një rilindje që është në prag të kurorëzimit.

Për hir të të vërtetës, koha, pavarësisht se solli një zvarritje të gjatë të këtij projekti, nga një anë i bëri mirë projektit.

Projekti që po finalizohet sot nuk është tërësisht projekti që u nis shumë vite më parë e që pastaj u bllokua dhe u zëvendësua nga një “pampers” në mes të Tiranës.

Është një projekt i zhvilluar dhe i transformuar, tanimë, në një metaforë urbane fantastike për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Ky shesh ka qenë gjithmonë një pikë referimi për të gjithë ata që vinin në Tiranë.

Ka qenë gjithmonë një pikë referimi për të gjithë ata që zbrisnin nga treni, që thonin: “Takohemi tek “Skënderbeu”!”

Ka qenë gjithmonë një pikë referimi për fëmijët e këtij qyteti, që kishin shumë dëshirë të shkonin tek “Skënderbeu”.

Ka qenë një pikë referimi për të gjithë ata që, për të provuar që kishin qenë një herë në Tiranë bënin fotografi me “Skënderbeun”.

Por, ky shesh ka qenë gjithmonë e më shumë një pikë referimi për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, për shqiptarët e Kosovës së lirë dhe të pavarur, për shqiptarët e Maqedonisë, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për shqiptarët e Malit të Zi, për shqiptarët kudo ku jetojnë.

Ajo që projekti ka fituar nuk është një përmasë e re në sipërfaqen e tij, por është një përmasë e re në përmbajtjen e tij, pasi Sheshi Skënderbej do të jetë një qilim unikal i thurur me gurë nga të gjitha trojet shqiptare, ku do të rrinë pranë e pranë gurët e Malishevës me gurët e Konispolit, gurët e Mirditës dhe të Tropojës me gurët e Manastirit, e kështu me radhë, në një mozaik fantastik që e bën këtë shesh,- jam i bindur që historia e urbanistikës bashkëkohore botërore europiane do të flasë për këtë aspekt të sheshit,-një sipërfaqe urbane unike.

Sheshi ka fituar edhe një dimension të ri në aspektin e gjelbër. Nuk ka qenë në fillimet e veta një projekt me këtë përmasë të gjelbër, që vjen edhe si rezultat i një reflektimi nga një kohë kur temperaturat rriten dhe kur domosdoshmëria për të pasur sa më shumë gjelbërim bëhet gjithmonë e më e efektshme dhe aq më tepër në një qytet si Tirana. Pra, ky shesh do të jetë unikal edhe në këtë aspekt, sepse do të jetë një shesh i ndërtuar në respekt të plotë të historisë, në respekt të plotë të atyre që e konceptuan në krye të herës, arkitektëve themelues të qytetit modern të Tiranës, Armando Brasini-t, Florestano Di Fausto-s, por edhe një shkuarje më tutje, si një shesh ku dhe gjeneratat më pas kanë dorën e tyre.

Pylli që do të rrethojë sheshin, edhe ai me bimësi dhe pemë nga të gjitha trojet e Shqipërisë, do të jetë një ftesë e jashtëzakonshme dhe një atraksion unikal për të gjithë ata që do ta vizitojnë dhe do të shtojë vlerë në imazhin ndërkombëtar të Tiranës dhe në perceptimin e Tiranës nga sferat e mirënjohura dhe të shumë respektuara të ekspertëve të arkitekturës dhe urbanistikës, si një laborator ku zhvillohet prej kohësh një përpjekje e vështirë, por absolutisht jo e pamundur, në kushte ekonomike shumë më të vështira se ato të vendeve që bëjnë zhvillime të mëdha urbanistike dhe arkitektonike të kohës tonë dhe ku lind edhe një shesh i kësaj përmase fantastike në kuptimin estetik, në kuptimin urbanistik, në kuptimin ekologjik dhe patjetër edhe në kuptimin social dhe demokratik.

Nuk është se qeveritë më parë thjesht e kanë penguar, apo thjesht nuk kanë dashur ta mbështesin Tiranën.

Problemi është që qeveritë më parë nuk kanë parë, nuk kanë pasur fushëpamje për të kuptuar se çfarë do të thotë përmasë cilësore urbane. Rezultat i kësaj pamundësie për të parë, i kësaj miopie, i kësaj verbërie është fakti që në këto vite ne humbëm qytetin, humbëm qytetet, humbëm kuptimin e hapësirës së përbashkët të jetës komunitare që në të gjithë historinë e qytetërimeve ka filluar nga sheshi.

Sheshet e qyteteve u kthyen në parkingje të mbushura me gropa, me arna asfalti, me pluhur dhe baltë. Sheshet e qyteteve të Shqipërisë e refuzuan për kaq shumë vite me radhë qytetarin, duke refuzuar komunitetin, duke refuzuar socializimin e njerëzve në një hapësirë të përbashkët identifikuese. Sheshet e qyteteve janë identitet komunitar.

Sheshi i kryeqytetit është një identitet kombëtar i një bashkësie njerëzish që tek sheshi marrin jo thjesht kënaqësinë e të qenit në një hapësirë publike ku takohen me njëri-tjetrin, por edhe energjinë e brendshme që buron nga sensi i përkatësisë në gjenerata e gjenerata.

Transformimi urban që po ndodh sot në Shqipëri është larg së qeni një transformim i sipërfaqshëm. Është një transformim përmbajtësor dhe i thellë për të krijuar një burim të ri dhe të humbur për kaq shumë vite energjie pozitive komunitare dhe kombëtare, në funksion të një jete sociale ku njeriu nuk është ujk për njeriun, ku ata që jetojnë sëbashku në të njëjtën hapësirë ndihen pjesë e asaj hapësire dhe ku krijojnë ekonomi, ku krijojnë punësim, ku krijojnë zhvillim, ku krijojnë kushte për gjeneratat e tjera.

Ky shesh është xhevahiri më i shkëlqyeshëm i kurorës së Programit tonë të Rilindjes Urbane.

Përmirësimi i ndjeshëm që i është bërë projektit në këtë fazë, si edhe puna e shkëlqyer dhe cilësore, shembullore që po bëhet në këtë shesh, për nga aspekti i realizimit, përbëjnë një motiv të fortë frymëzimi dhe besimi se asgjë nuk është e pamundur nëse kemi vizionin e duhur, nëse kemi lidershipin e duhur, nëse kemi skuadrën e duhur dhe padyshim, programin e duhur.

Të gjitha këto, për fatin më të mirë të kryeqytetit, sot përputhen plotësisht në sinergjinë mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Nuk ka kryeqytet në botë, përveç Tiranës së viteve që lamë pas, që të braktiset nga qeveria e vet. Kryeqytetet janë sa të bashkive, aq edhe të qeverisë.

Sot kjo sinergji, padyshim, është krijuar falë përkushtimit të jashtëzakonshëm shembullor të Kryetarit të Bashkisë dhe të skuadrës së tij.

Të mos e harrojmë se, as vizoni, as lidershipi, as skuadra, as programi, as përkushtimi, as fuqia e shembullit nuk do të ishin materializuar dot në asgjë, nëse nuk do kishte qënë vota e qytetarëve të Tiranës, që vendosi ta rikthejë Bashkinë e Tiranës nga një fjetore e improvizuar për Kryetarin e Bashkisë, në shtëpinë e përbashkët, ku projektohen dhe realizohen ëndrrat e përbashkëta të të ardhmes.

Nuk dua të zgjatem më tutje. Dua ta mbyll me një shprehje tironse për Erionin: “Të lumtë dhe mos të humbtë”.

6 komente në “FOTOT/ Vendosja e gurit të parë në Sheshin “Skënderbej”, Rama: Pikë referimi për gjithë shqiptarët”

  1. tfgs1 says:

    sheshi ”skenderbeu” ose ”taxim”………………!
    si ka mundesi more te degjeneruar qe flisni gjuhen e Mega Kastriotit dhe e citoni ne gjuhen e pushtuesit turk: ”skenderbe”!!!!??? ptuuuuuuuuuuu plehraaaaaaaaaaaaa,do te beni ju shqiperine…………….

    1. niko says:

      Nuk ke shume ndryshim nga ai debili tjeter fetaro-primitiv Jazhexhiu

  2. deputeti says:

    mos harro me I cik bolet e kalit. jan me fat.
    bolet e kalit te skenderit jan deshmitar historic. ca s kan pa.. e ngju..

  3. Andreas says:

    Bejeni me telekomande kalin dhe minarene, qe kur te vije per vizite vellai i madh Erdokar, ta fusni poshte sheshit kalin menjehere, ndersa kur te vije papa, shtypni butonin tjeter qe fut minarene nen toke! D.M.th. nga fryn era si e kini zakon.

    1. niko says:

      Po nuk te pelqeu mund ta lesh Shqiperine nuk te pengon njeri perkundrazi nuk shkohet gjithe jeta me mllef nuk eshte e rekomandueshme edhe per shendetin

  4. Zoti Lam says:

    tfgs1
    O invalit ske vdekur akoma o mostra e janullatos ,ngele ter jeten mbrapa gazetave shqiptare, o invalit, dil o derdimen jasht se ka dhe djell dhe te ben mir per bithen tende te dermuar nga janullati jote …O moster mere janullatin tend dhe shko ne elalla o bith…ir.
    Kur kemi dhen mend ne ju ishit ne koqet e gabelve o gabel fare e djallit..pusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje