Hollande nuk do të vijë në Shqipëri. Presidenti francez anulon turin

hollandePresident i Francës, Francois Hollande nuk do të vijë në Shqipëri. Burime zyrtare kanë konfirmuar për Top Channel se kreu i pallatit Elize ka anuluar turin e tij të vizitave, pjesë e të cilit ishin edhe Tirana e Beogradi.

Motivet zyrtare të anulimit të këtyre vizitave nuk janë bërë publike, por Top Channel ka mësuar se situata politike në Francë ka detyruar Hollande të heqë dorë prej tyre, vetëm pak muaj përpara përfundimit të mandatit si president.

Fushata elektorale dhe sondazhet, të cilat nuk e nxjerrin aspak favorite Partinë Socialiste të Francës, kanë bërë që eksponentët më të lartë të kësaj partie të kërkojnë nga Hollande ndërprerjen e vizitave dhe një angazhim më të madh të tij në fushatë.

Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pas sondazheve të publikuara, ku Marine Le Pen, e Frontit Nacional ishte në avantazh, ndërsa socialistët francezë ende nuk e kanë përcaktuar kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale, raundi i parë i të cilave do të mbahet më 23 prill.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Hollande nuk do të vijë në Shqipëri. Presidenti francez anulon turin”

  1. WEB1 says:

    Edhe ky debil ne ikje i mungonte shqiperise !!

  2. Gari says:

    e JU PRISH gjiza republikes socialiste te shqiperise

  3. zz says:

    Ky klluf si hyn ne pune dreqit e jo me shqiptareve te rri aty ku eshte se nuk i mungon njeriut ketu ne Shqiperi

  4. kombi says:

    NATYRISHT QE NUK MUND TE VIJ ,DUHET TE LIROJ RRAMUSH HARADINAJ .

  5. Shoku shpati says:

    Ai anulloi naten e vitit te ri me grun e kalamajt.

  6. Erjoni, jo ai qe genjen.... says:

    Nuk vjen?!

    E pastaj?!
    Ishte lajm i bukur ky.

    S’kishte pse vinte nga Beogradi, me ate Trenin, qe mrekullisht e ndalen pa hyre ne Kosove.

    Shqiptaret jane filo-anglo-gjermano–amerikane…, serbet jane filofranceze.

    Me perjashtim (ende) te shtreses sunduese ne politike…

    Nga Aleanca Franceze na mjafton Ismail Kadare: le te vije ai ne vend te Francezit Holande-z!

    Na vjen keq qe i ka shkuar dem nje e qethur, por keshtu e ka jeta…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *