Lefter Koka shpërthen ndaj Vangjush Dakos: Kryebashkiake e Durrësit duhet të ishte Grida Duma. PS e sheh si armik LSI-në

kokaMinistri i Mjedisit, Lefter Koka, është shprehur me tona të ashpra ndaj aleatit të LSI-së në koalicion.

Ai ka thënë në një intervistë për Ora Neës, se LSI s’ka pse mbajë përgjegjësi dhe kosto për faj të PS-së.

Koka ka qenë kritik konkretisht ndaj Vangjush Dakos, teksa ka thënë se do ishte më mirë që kryebahskiake e Durrësit, të ishte Grida Duma.

“Është e vërtetë, tensionet janë të natyrshme dhe si burim kanë mosmbajtjen e fjalës, ose premtimit nga njëra palë.

Unë do ta lokalizoj situatën në qarkun e Durrësit.

Lajkomotivi i PS është një dhe i vetëm, nuk kemi kundërshtatr PD, por LSI.

Kjo nuk i shërbën as të tashmes dhe as të ardhmes“, tha ai.

Meta kryeministër?

Koka: Meta do ti bindet vullentit të qytetarëve. LSI është një forcë konkurruese. 18 qershori është dita kur LSI do kuptojë dimensionin e saj. Nëse LSI është forcë e parë. kushtetuta e parashikon

Droga

Koka: Fenomeni i kanabisit është fenomen kombëtar. Realiteti është i prekshëm. E gjitha pjesa e zonës së Durrësit ka qenë d mbjelld me kanabis.

Janë disa njerëz që kanë lidhjet e tyre, kjo vjen ku ka nepotizëm me njerëzit që bëjnë këtë aktivitet të paligjshëm. Kërkohet të ketë një komision vlerësimi

Durrësi është një qytet qe po hesht. Në qendër të Durrësit nëse ndodh një krim rrugët janë të hapura

LSI ka qenë tolerante

Koka: Shpesh jam ndjerë i kufizuar dhe kam thënë pse LSI të bëhet pjesë e një vendimmarrje të gabuar.

Jemi të prirur për të patur tolerancën, për shkak të këtij koalicioni kemi qenë edhe shumë tolerantë.

Edhe unë i kam thënë Metës që nuk mund të mbajmë disa kosto që moralisht nuk mund të bëjmë.

Në Durrës ka një bashki dhe arrogancë të tejskajshme.

Sot duhet të ishte Grida Duma kryetare e bashkisë Durrës, jo Vangjush Dako.

Dehja nga pushteti dhe paraja i ka berë njerëzit të shkëputen nga realiteti.

Ajo bandë e vogël e strukturave të Policisë së Durrësit po dhunon Policinë e Durrësit.

 

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...