Përse nuk duhet toleruar "shqiponja" e ushtareve në emër të politikës së ditës?

27 Janar 2017, 11:49Blog TEMA

Nga Panajot Barka

Akti i shtatë rekruteve në repartin ushtarak të Mesollongjit të ushtrisë greke, të cilët rezultuan se ishin shqiptarë e që me vullnetin e tyre të lirë kërkuan të bëhen shtetas grekë, provokuan perseri klimë konfrontuese në mjediset publike dhe politike të të dy vendeve. Në palën greke, edhe pse në menyrë të përmbajtur, vihen re qendrimet denoncuese ndaj këtij akti si të tillë me kërkesa për denimin e autoreve. Në palën shqiptare shpaloset masiviteti për të denuar qendrimin grek duke e paraqitur Greqinë si shtet me kulturë raciste, nacionaliste, shkelese të të drejtave të njeriut. Njëkohësisht bashkë me përpjekjet për të heroizuar të rinjtë në aktin e tyre kërkohet të ushqehet nacionaliszmi shqiptar në dimesionin e tij antihelen.

Në palën greke, duke përsfshirë institucionet shtetërore me në krye Ministrin e Mbrojtjes Kamenon, kërkohet që akti të mos tolerohet dhe të veprojë ligji. Nga ana tjetër, është e dukshme tendenca, civile dhe shtetërore, medjatike dhe intelektuale, që të mos i fryhet zjarrit që mund të përndez një urejtje kolektive, sidomos ndaj emigranteve shqiptarë në Greqi.

Ajo që ngatërrohet në Shqipëri është fakti se manifestimi i simbolit etnik shqiptar nga të rinjtë rekrut ndodhi në një repart ushtarak dhe jo në jetën civile. Në një repart ushtarak, qoftë të Greqisë, të Shqipërisë, të Amerikës, të Kanadas etj rekruti ushtarak betohet para flamurit kombëtar të atij shteti për të mbrojtur dhe me jeten e vet interesat kombëtare të atij shteti. Madje edhe betimi civil për të fituar nenshtetësinë të njejtë formulë ka, -përkushtimin i ndërgjegjshëm ndaj ineteresave kombëtare të atij shteti. Akti deheroik përm këta të rinj, që do të thotë se ata formalisht betohen ushtarakisht para flamurit grek si nënshtetas grek, por në fakt betohen para flamurit shqiptar, përbën një akt të paktën moralisht pse jo dhe juridikisht të denueshëm. Nga ana tjetër përpjekja për t’i trajtuar këta të rinj si viktima të nacionalizmit grek, pra si kandidatë për t’i shpallur heronj, u heq atyre, por edhe mjedisit publik të drejtën për ta toleruar rastin.

Por kur në Shqipëri shpallet hero një i ri që rrembën një autobuz me nënshtetas grekë me pasojë vdekjen e dy prej tyre, apo të burgosur në Greqi për vepra të renda penale, ashtu si heroin e preferuar të dronit në Beograd, klima e debatit të nisur tregon se pret një denim të tyre të mundshëm, larg qoftë, për t’i shpallur heronj dhe për të nisur një fushatë tjetër antihelene.

Këtu nuk bëhet fjalë për pjesëmarrje individesh në ekipe sportive, grupe kulturore etj, ku kërkohet thjesht kontributi individual nëpërmjet talentit personal për ngjyrat e një klubi apo të grupit artistik privat. Por për ushtrinë si një instrument shtetëror garant i sigurisë kombëtare dhe shtetërore, funksionimi i të cilit kërkon mbi të gjitha një shkallë të lartë ndërgjegjeje kombëtare, besnikerie dhe përkushtimi ndaj idealeve të atdheut dhe kombit të cilit i shërbën.

Nuk bëhet fjalë as për jetën civile. Në Greqi, toleranca në këtë drejtim është e njohur deri në kufijt e të qenit e kritikueshme. Dihet p.sh që në orkestren simfonike  të Radiotelevizionit Publik Grek ERT,  ka instrumentistë shqiptarë të cilët kur ekzekutohej himni kombëtar grek apo pjesë të tjera të këtij karakteri, ata nuk i interpretonin dhe askush nuk u thoshte një gjysem fjale. Dihet psh, që në shumë shkolla greke nxënësit nuk duan të dëgjojnë mësimin për historinë e Greqisë dhe nuk mirret asnjë masë. Ose janë evidentuar raste, si në Korinth, që nxënës shqiptarë duke marr mesazhe nëpërmjet telefonit iu imponuan me dhunë mësuesës që te ndryshojë përmbajtjen e mësimit të historisë. Ose që opinioni publik grek iu imponua mentalitetit që nuk lëjonte nxënësit shqiptarë të mbanin flamurin grek në veprimtari të karakterit kombëtar grek. Ose, dihet toleranca e institucioneve greke ndaj arogancës së bibliografisë shqiptare që pretendon gjithë arsenalin kulturor të lashtesisë greke për të ngritur një mit kombëtar shqiptar. Dihet që organët shtetërore greke kanë fshehur shpesh shifrat e veprave penale të shqiptarëve në Greqi vetëm për të mos lëjuar shpërthimin e antishqiptarizmit.

Por në fund të fundit një milion shqiptar që kaluan në Greqi, me një shifër konstante permanente prej më shumë se 600 mijë, nuk vajtën aty me ftesën greke. Dhe ishte e para shoqëria dhe më pas shteti grek që i priten, u dhanë strehë, punë, qytetari, kulturë. Dhe askush nga emigrantët nuk u pengua që të demonstrojë identitetin e vet etnik në çdo formë qoftë ai. (Tjetër gjë është karakteristika e përshtatjes shqiptare për të perfituar sa më shumë). Kuptohet, se në gjithë këtë shpërngulje dhe lëvizje paqësore të kësaj popullate nga Shqipëria për në Greqi, do të ketë edhe qëndrime të padenja nga populli pritës. Por këto rastësi në një akt me përmasa dhe vlera historike, kur shumëzohen me zero, ose nxihet, kjo besoj se nuk mund të tolerohet. Në këtë kendveshtrim, çfarë niveli tolerance kërkohet nga një shoqëri dhe një shtet për të qenë e pranueshme nga mentaliteti shqiptar, aq me tëpër kur kjo mirret si dobësi dhe si tregues për të rritur dozat nacionaliste të antihelenizmit shqiptar.

Merret me mend se çfarë mund të ndodh nëse në një repart të ushtrisë shqiptare një nënshtetas rekrut qoftë ose jo grek, do të kishte guxuar të demonstronte publikisht simbolet kombëtare greke, apo të një shteti tjetër ndaj të cilit dozat nacionaliste dhe të armiqësisë janë në rritje. Lë të mos harrojmë se shteti shqiptar hoqi nga ushtria shqiptare gati 400 oficerë ushtarakë me origjinë greke, nuk la pothuaj asnjë oficerë policie dhe as mund të bëhet fjalë për pjesëmarrje të tyre në shërbime sekrete. Dhe bëhet fjalë për qytetarë me kombësi greke që kanë luftuar për lirinë e Shqipërisë, që kanë treguar devotshmeri të shkallës më të lartë për shtetin shqiptar, që kontribuan në të gjitha drejtimet për shtetin shqiptar.

Por pozat civilizuese ne Shqipëri, nuk mund të kenë vlerë kur paraqesin si vepra patriotike apo kombëtariste shqiptare, rastet e heqjës së flamurit këmbëtar grek nga shtëpia private e minoritarëve grekë, kur heshtin për rastet e ekstremisteve të ndryshëm që futen natën në shtepitë e minoritarëve, i kthejnë ato përmbys pa vjedhur asgjë, (pra e bëjnë për të ngjallur panik) por kur gjejnë simbolet e tyre kombëtare i marrin dhe i djegin pa patur frikë se do zbulohen ndonjëherë. Kur flamuri grek, edhe pse midis flamurit shqiptar dhe atij të BE-së hiqet nga një biznes privat mu në zemër të Dropullit, apo nga zyrat qëndrore të OMONIAS. Kur u bëhet jehonë thirjeve që të debohen minoritarët nga shtëpitë e tyre, ose kur minoritarët nuk lëjohen të shprehen për të drejtat e tyre pasi këtë rol përfaqësues të tyre e marrin në dorë zedhënësit e nacionalizmit shqiptar. Kur këtij minoriteti me menyra nga më monstrouze, që i tejkalojnë ato të perandorisë Otomane, i rrembëhen padrejtësisht mijra hektarë tokë. Kur ky minoritet viktimizohet apo mirret peng në emër të reciprociteteve të paqena dhe të shfryrjes së pezmit antihelen.

Së fundi, nuk është as e ndershme e as dinjitoze, përpjekja që bëhet, që për të minimizuar efektet e gjestit të të rinjve rekrutë shqiptarë në ushtrinë greke thuhet se nuk përbën një provokim apo fyerje për ushtrinë greke se Shqipëria dhe Greqia nuk janë vende në gjendje lufte, se jemi vende anëtarë të NATO-s, kemi nënshkruar traktatin e miqësisë etj, etj. Harrohet tymnaja e Ligjit të Luftë midis dy vendeve që mbahet gjallë dhe ushqehet dhe nga politika zyrtare. Po ashtu fakti që shqiponja e pëllembave shfaqet në ushtrinë Greke, nuk është çeshtje simboli shekullor i shqiptarëve, për arsye se Kastriotët e trashëguan nga krushqit e tyre Muzakët (me origjinë mollose) që e kishin fituar si nderim nga perandori bizantin për shkak të shërbimeve ndaj tij kundër bullgarëve. Pra ai shfaqet, aq me tëpër në ushtri, si simbol etnik i një vendi që e shton retoriken nacionaliste në dëm të Greqisë dhe harta me Shqipërinë e madhe është vendosur dhe në instucione shtetërore nga më të rendësishme në vend.

Mëgjithatë, për mendimin tim personal harxhimi i kaq shumë energjive për të gjetur armiq, ose pët të kthyer në armiq popuj me të cilët të lidh thjesht miqësia, popujt me të cilët historia  ka provuar se bashkëpunimi me ta (dhe flas ketu për popullin grek) të ka sjellë përparim dhe mbrothësi, ose akoma me keq te harxhosh kaq shumë energji për të mbajtur në kemb një realitet të kaluar, por të shtrembëruar në funksion të armiqësisë që i duhet për konsum politikës së ditës, kur popuj të tjerë për hir të së ardhmës së tyre harrojnë dhe plagë nga më të renda historike, kjo mendoj tregon se civilizimi dhe kultura perendimore që pretendojmë në Shqipëri është akoma e mangët, dhe në vend që të vihet në funksion të emancipimit të vulgut, kridhet në të se ndihet komode nga përfitimet e momentit.

49 komente në “Përse nuk duhet toleruar “shqiponja” e ushtareve në emër të politikës së ditës?”

  1. 3434343 says:

    Shko mor skuth….legen burre

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      Do apo nuk do ti o palo pano zemra rreh per vendin ku te ka rene koka e jo ku te tregon pashaporta. shume shqiptare kane pashaportat e vendeve ku jetojne por kur vjen puna dhe i pyesin nga je thone jam shqiptar nuk thone as amerikan as grek as gjerman e as italian. Thone jam shqiptar duke e ditur qe paragjykimi i ndjek nga mbrapa por vendi jot nuk behet hasha, ashtu si ti nuk ben dot hasha greqine pamvaresisht se koka te ka rene ne shqiperi. Shkurt nuk je shqiptar por kjo nuk te pengon te zografisesh lart e poshte ca te te thote mendja, dhe jo sepse ne shqiptaret jemi demokrate te medhenj per lirine e fjales po se ne nuk na plas shume se ca llafos zotrote apo te tjere si zotrotja jote. Thjesht themi, he mo varja se do haje buke dhe Pano

      1. I.Hoti says:

        Pano-barkas mutis!!!!!!! Mor zvarranik i zgjebosur ! Si nuk e hengre nje MUT e te thuash dicka te pranuaeshme …afer te vertetes ! Vec mashtrime e perralla grekerish! Si u denoka dikush ne Europe se ben shenjen e simboleve te shteteve ‘mike’ ! Po ju grekerit e jonulles …propoganda e juaj antishqiptare me pasaporte shqiptare ! Po dhuna shtazore e shtazarakeve grek kunder shqiptareve keto 25 vite ! Ne cilin vend te Europes te kerkohet mohimi i emrit kombit prejardhjes …Ju jeni inferior ndaj cdo fqinje dhe EUROPES ne teresi ! Jetoni me perrallat nga e kaluara. KOHA PO VJEN ! Ska shtet ne bote ta ndalojne historine TE GJITHE LUMENJTE SHKOJNE..NE DETE !

  2. Arben says:

    Shkrimi juaj i detajuar tregon edhe nga ana juaj se nuk duhet ti jepet shume rendesi kesaj tema , Une mendoj se ke te drejte per simbolin e bere nga rekrutat me origjine shqiptare, por pse kaq rendesi dhe shkruan nje artikull. Disa nga tezat qe ju shtroni nuk jane te verteta. Si per shembull ti hapur, si qytetar shqiptare shpre perkrahjen tende per Greqine. Dhe e pershkruan shtetin “HELEN” si te qyteteruar, i cili ne te vertete eshte por jo ky is sotmi, se popullisia Helene nuk egsiston , ju jeni nje fruto sallate e perzierj, shume raciste, jeni krenare per Helenet , por cfare e lidh pjesen dermuese te greqise se sotme me ate Helene, une mendoj azgje, as ne gjenetik, rraca mongole, aziatike nga mikri azia, rraca arvanitase, rraca, vllehe, pondios roma e tjera,. Ndaj dhe racizmi eshte shume i hapur, per historine ne shkollat juaja, qe femijet juaj mesojne jane krenare per helenet, por ne thedhesi disa here ajo flete shqip dhe ne nuk duam ta marrim por thjesht themi se heronjte e 1821 pjesa dermuese kishte origjin Shqiptare, kur ne u mesojme femejeve tane , se camet jane shqiptare , por Greqia i vrau, u konfiskoj pronat e tyre dhe kjo nuk eshte nacionalizem, Zoti Barka, ky eshte realitet dhe ju duhet te cliroheni nga kjo ender qe ne gjuhen tuaj e quani nje “efialitis” . Duke u bazuar ne artikullin juaj, mendoj se dhe ne kemi gabimet tona, per officeret me origjine greke, kur dihet si mendojne ata, aneksimin e jugut te shqiperise ose epirit, ndaj kjo teme le shume per te deshiruar, per pronat e minoritareve, ky nuk eshte nje problem vetem per ata, por per te gjithe shqiptaret, qe nuk po gjen zgjidhje. Historine e vertete zoti Barka duhet ta analizosh ne menyr objektive, jo me urrejtje, te thuash te verten disa here te dhemb, por ta fshehesh ate nuk te ndimon ne miqeseni dhe urat qe te dy popujt kerkojne te hapin. Dhe kjo per ju eshte teme per te na paraqitur ne si nacinalista, qe po diskriminojme minoritetin juaj.

  3. michael says:

    Pse mor debil ka then ndonjegje qe seshte e vertet .Lexo njeher pastaj komento.

  4. ATDHEU says:

    Gazetar e ke gabim.

  5. Alban Hamzai says:

    Analize shume e sakte nga ana e z.Barka .Sot ne Shqiperi sundon nje fryme komunisto-islamike e drejtuar kryesisht kunder Greqise dhe grekerve te Shqiperise. Nuk lene rast pa e cfaqur ,edhe per gjerat me elementare . Kjo rryme antigreke komunisto-islamike behet akoma me e rrezikeshme ,sepse eshte rryme e qeverise se sotme shqiptare ,e cila cfaqet edhe nga kreu I ekzekutivit shqiptar ne cdo rast (Sic qe genjeshtra e kryeministrit ne lidhje me Akropolin e te tjera pa mbarim ). Ne qofte se nje ushtar me origjine greke do bente simbolin grek ne ushtrine shqiptare, poturaket shqiptare do ta piqnin ne hell . Por po ta marrim shtruar kete pune,ajo shqiponje eshte symbol I orthodhoksise .Shqiponjen me dy koke e kane symbol shteteror sot Rusia,Serbia,Mali I Zi e plot te tjere ne te kaluaren .Dhe shqiponja e ketyre shteteve eshte e plote si e Bizantit,dallohen pendet,sqepi,syte,kthetrat dhe jo si shqiponja shqiptare ,qe eshte e zeze,pra eshte hija e shqiponjes .Pra shqiponja me dy koke nuk ka pse te monopolizohet si shqiptare ,ajo eshte mbareorthodhokse. (P.sh: kur nje firme braziliane perdori ne reklamen e saj shqiponjen me dy koke ,ambasada shqiptare protestoi ,por firma u mbylli gojen duke I thene amb.shqiptare se ky nuk eshte simboli juaj,edhe ju te huazuar e keni nga Bizanti .Dhe mbaroi .) .Deri edhe klubi anglez Wimbleton I futbollit ka si symbol shqiponjen me dy koke ,le te ankohet amb.shqiptare se do marre pergjigje si ajo qe dhane brazilianet. Ju lutem botoni komentin tim!

    1. Alban Hamzai says:

      Problen nuk eshte se cfare thote Firma brasiliane sepse ato as ae nuk ja kane iden e asaj shqiponje problem eshte kjo kurve Europe qe e ka bastarduar kete Histori arbnore ne favor te disa habitateve fetare aziatik dhe sot eshte vene vete ne pozita te veshtira prej ketyre habitateve aziatike te cileve ju perket edhe ti kjo eshte dhe pafuqia e Shqiperise poshteresia e Europes me Historibe e saj qe i jep te drejte cdo jevgjiti ta interpretoj si te doje nga ju “greket” deri tek lekurezinjt brasilian

    2. Ambasada says:

      Ja dhe Hamzai qe vazhdo perrallis dengla sa per te marr nje kothere buke. Njesoj sic u shit Hamzai tek Turqit, njesoj shitet dhe Alban Hamzai tek Greket. Po gjumin e bene rehat mo? Kush ambasada paska bere leter firmes e braziliane per shqiponjen mo? Ajo firma kishte perdorur FORMATIN e Shqiponjes shqiptare, s’e nuk i tha njeri qe perdor shqiponjen me dy koke e cila eshte ne 1. kompani vere, 2.kompani vaj ulliri 3. ne flamur ceremonial te disa vendeve etj. Po s’besoj se ti si sikar i Janulles di te besh diference.

    3. Sokoli says:

      o kokrra e k… sepo ndyjm gojen keto qe thua per shqiponjen qe nuk eshte shqiptare shko e thuaja pederave me ne krye kambanosin qe u ngref si gjeluc sa i pa fotot. ju jeni me degjenerata sa ska vend ne bote tu afrohet. jeni dhe dhi te zgjebosur dhe me bisht perpjete thot populli . iku koha kur i detyronit shqiptaret te deklaronin qe ishin te gjithe te krishtere dhe nderronin emrat. tani po ju hyn frika se jo vetem nje milion shqiptare emigrante po dhe arvanitet po e kuptojne cdo te thote gjuha e nenes dhe cfare eshte shqiponja dykrenare per ta. po u vjen kujtesaaaaa. prit prit dhe pak se do shikoni. ska filluar akoma. ketij govates me siper( se barke se quaj dot) i ka hyre zazgali se merr jo 300 evro po kushedi sa fonde nga gerqia qe te hiqet puro grek dhe ka me shume inat vendin ku ka lindur dhe ka pasaporten po nuk thote ditziu se pse nuk shkon dhe ky ne gerqia te heladhat e tij te vyer po qendron mes diskriminimit nga nje vend dhe njerez “inferiore” ?se paska kulture dhe zakone shume me te larta zotria te fituara me merite nga nje vend qe ka nxjerre aristotelin dhe ska mundesi te jete xenofob dhe po keta inferioret qe duan te behen nacionaliste nuk u takon se kane bere krime monstruoze ne heladha . si ato te policeve te burgjeve qe i vrasin njerezit e lidhur per duarsh e kembesh kur jane te pambrojtur dhe ne institucionet e tyre shteterore. e ku dhe pse cdo gje eshte e dokumentuar anje nuk denohet po deklarohet hero. ku nje popullate e tere perfshi pleq gra dhe femije deklarohet naziste por partia qe ka deshire dhe manifeston nazizem eshte sot ne parlamentin e ketyre te kulturuarve. perse nuk perzene dhe vrasin keta te aqifit te k.. arte sot greket meqe qenkan mbeshtetes te atij nazizmi qe i vrau? keto lloj pyetjesh duhet zoteria govata sapllaku apo dhe kanocja ti beje vetes para se te marre penen dhe te ankohet nga nacionalizmi shqiptar qe dhe kur pati diktaturen me te eger ne bote nuk u hyri gjemb me kembe se u duheshin per spiuna ne cdo qytet qe shkuan dhe tani qe i hoqen nga sigurimi i shtetit dhe ushtria u ka ngel hatri. po kur ti hapur del e thua une dua vorio pirdhun si mundet nje shtet te te lejoje ty te nderosh dhe mbrosh ate flamurin me shkabe kur ti hapur ne mes te dites del me fashistet krah per krah dhe thua une do luftoj kunder teje? ne te pa kulture mund te jemi po budallenj mos kujto se jemi zoti sapllaku.

  6. N. KITA says:

    Gomarllëqe, idiotizma.
    Të rinjtë nuk manifestuan një “betim” zyrtar, ose formal institucional.
    Një manifestim, në caste argëtimi – kalimi kohës së lirë, ku bëhet loja e shqiponjës.
    Për idiotë e në ambient idiotërie, cdokush, me paragjykime, mund të luajë me asociacione imagjinate.
    Në cilën bordero figuron emri yt, or shkrimshitës?

  7. Niku says:

    Berja e shqiponjes eshte bere thjesht per te treguar qe kto jan shqiptar dhe qe jan krenar per kete gje. Kjo shenje nuk ka te bej aspak me urrejtje ndaj Greqise se perndryshe kto djem nuk shkojne ushtare aty. Por greku mbetet grek. Kjo shenje e shqiponjes me duar eshte bere simboli qe ka bere tere boten te nigjojne per shqiptaret dhe flamurin e tyre. Pra xhelozat grek dhe sllav nuk e kan qef kete gje. Pasi simboli yne eshte me popullori ne bote.

  8. Klodi says:

    Shume gabim qe eshte hequr flamuri grek nga zemra e Dropullit, po ka ndodhur. Por keto faktet e tjera qe paraqet sikur orkestrantet shqiptare ne orkestrat greke nuk luajne himnin grek apo nxenesit shqipetare qe marin sms per te kundershtuar oret e historise greke etj… apo akti i ushtareve paraqitet sikur eshte ber me urdher nga “lart” duket qe jane shume paranojake dhe kuptohet qe eshte frymezimi i ideologjive te Agimit te Arte, dhe me vjen keq qe ne kete rryme lundron dhe z. Barka.

  9. tfgs1 says:

    BRAVO Panagioti,ti i thua po kujt ia thua …………..90% suniteve mes tyre shume te tredhur,te tjere kriminele,te tjere te degjeneruar,te tjere te tredhur,te tjere injorante,te tjere extremiste e pai legontas………..
    Problemi ne Shqiperi [me c’kam kuptuar keto kohet e fundit] nuk jane sunitet apo shitet apo tourkotsamides[ketyre varu [email protected],turq jane e keshtu do te sillen],problemi jane te TREDHURIT[atheoi] mes kristianesh,ku vlen te thexohen corapekuqi,gjeli apo edhe ndonje tjeter,na pardje nje tjeter i tredhur,Moisiou shkruante per ”vuajtien” e Shqiperise prej grekut……………!!!!!!!
    Fatkeqesisht te tredhurit qenkan shume dhe kjo eshte fatale………..

    1. Pedro i ri says:

      specie ne zhdukje. Anakronik

  10. edmond says:

    Zt. Panajot. Ke shkruar nje artikull qe denon jo vetem djemt me kombesi shqipetare dhe shtetesi greke ne shtetin Grek , por ke guxim t’I kundervihesh opinionit shqiptar dhe institucioneve te larta shqiptare (si shkruan vete) mbi nje problem te ndjeshem historik midis Shqiperise dhe Greqise. Kete e ben ne media sociale ne Shqiperi dhe nuk ke patur asnje pasoje . Ju jeni me shtesi shqiptare dhe kombesi greke, mbase dhe ke shtetesi te tjera.
    Me thuaj sinqetisht, nese nje shtetas grek me kombesi shqiptare do kishe shkruar nje artikull, ne mediat sociale greke, ne mbeshtetje te djemve ushtar te fotos , cilat do ishin ishin pasojat mbi ate individ dhe familjen e tij.
    Ky eshte ndryshimi midis civilizimeve.

  11. @ says:

    Patriotizmi dhe nacionalizmat fallco, gjithmone kane qene streha e fundit e maskarejve. Prandaj edhe xhestet apo inskenimet e pamoralshme te rekruteve greko-shqiptare, fryhen dhe pompohen nga mafia qe ka zaptuar pushtetin ne Shqiperi. Ndoshta edhe pala greke greke mund te kete gjynafet e veta, por ne jetojme ne Shqiperi dhe duhet te merremi me hallet dhe gjynafet tona. Rekrutet ne Greqi, duhet ti permbahen rregullave te shtetit tek i cili kane zgjedhur te jetojne. Ne Europe dhe Amerike nuk jane te gjithe emigrantet terroriste dhe te rrezikshem, por ligjet dhe rregullat per ato, jane dhe po behen sikur te gjithe perbejne rrezik per sigurine kombetare te shteteve perkatese.

  12. Jugu says:

    Po ti o Pano, kujt ja ke dhene besnikerine si qytetar shqiptar? Deri dje shqiptaret si lenin as te flisnin shqip ne rruget e Greqise, kurse juve ju beme dhe shkolla e ju nxjerrim dhe ne TV. Ne kohe te xhaxhit ju benim sigurimsa e kapterra e ju jepnim bursa te vecanta. Pa me thuaj z.Pano sa shqiptar ka qe dalin ne TV e mbrojne shqiptaret nga racizmi, diskrimininim, perskutimi i vazhdueshem qe kane ne Greqi? Opo te dalin e te qajne ne TV hallet qe kane shqiptart ne Greqi? Ka ndonje te dal e te thote sesi shqiptaret hiqen nga puna, burgosen kot, i rrihen femijet ne shkolle, i rrahin e torturojne apo dhe i vrasin se jane shqiptar ne Greqi? Jo asnje. Epo s’mbulohet dielli me shoshe. Vetem s’e s’ankohet s’do te thote qe s’ekzitojne se ne i dime mire, se c’kane hequr e si na vriteshin djemte kufijve apo ne rajone. Po masakren e Peshkepise e mbane mend z.Pano? Po operacionet FSHesa i mbane mend, po grisjet e pasaportave ne kufi apo ndalimin e pleqve cam te shihnin shtepite e tyre?

    Qeveria greke u “tregua e permbajtur” thote Panoja. Po c’te bente me a mavri te merrte t na shpallte lufte se ca femije bene nje shenje me duar. Po behen seance e jashtezakonshme, po i iken truri dhe do i marrim me qafe disa femije.

    Kjo lloj zhurme behet vetem me nje qellim : TE INTIMIDOHET FAKTORI SHQIPTAR NE GREQI!!!! Ky eshte i vetmi mesazh.

    Hajt ishallah merr dhe ti ndonje dore evro te mire per keto sherbimet qe bene, se fajin se ke ti, e kemi ne qe te leme te bilbilosesh.

    p.s. me vdekt Panoja, por kam dyshime se Panoja dhe TGFS eshte i njejti njeri. Hajt shnet!

  13. Erions says:

    Qir Panajoti.. e kishe qare shkrimin tamam nje shkrimtar i tredhur profesionalisht …si nje skuth i vertete atje ku eshte per te kritikuar Greqise ja hedh fajin politikes te te dyve dhe na i nxorre Greket si njerezit me te kulluar dhe me te drejte dhe mendje hapur dhe ne mbushur me mllefe dhe nacionalizma …kenget e ushtareve greke me zorret e shqipetareve s’e pashe ta zije ne goje …do jesh munduar ta fusje ne shkrimin tend por zgjuarsia si gjeti zgjidhje te vertetes se hidhur ….vertet qe shume nga ne kemi kaluar ca vite ne Greqi dhe te themi ate qe eshte gjerat e mira i morrem dhe i beme pjese te jetes sone , filmat greke , muziken e bukur etj por kjo nuk na mbyll syte dhe ti themi doses dajo ..por ty dhe sorrollopit tend ju kane zene syte dhe gryken shufllaqet dhe mullaqet greke dhe nuk ndani dot te moralshmen nga te pamoralshmen , te drejten dhe te gabuaren. Nje peshtirosje e vertete kur te degjon ty neper emisione qe besoj ftesa eshte se krijon debate nga injoranca dhe mileti vdesin per gallata ne tel po ja u merr nga shikushmeria dhe telenovelave turke ( kushedi sa je nxirr tani qe permenda turkun se kini ca teori konspirative ju dhe gazetaret greke qe te dhisni se qeshuri. Futi barke nje Uzaqi sot dhe prit ndonje cek nga asfalia per pune te devotshme ne Allvani. Te ngecte shufllaqi ne fut o ironi ballkanike

  14. Klaudio says:

    Shkrim i dobishem dhe i vertete.
    Injoranca e popullit shqiptar fshihet gjithnje pas veprimeve mediokre te helmuara nga nje (mos)nacionalizem primitiv edhe fallco. shqiptaret nuk kane patur kurre dhe nuk do kene ndjenje dashuri per kombin e vet per sa kohe nuk do kenie respekt per kombesite e tjera. mendjemadhesia na karrakterizon kuda dhe perhere.
    e verteta dhemb por kjo nuk e c’ben ate!

    1. Erions says:

      Klaudio ….shkrimi eshte i vertete kur Barka thote gjera te moralshme ne pergjithesi por kur vjen puna te bashkangjit kete norme te moralit me rastet dhe shembulla nga te dy kombet tona ketu fillon deformimi dhe ajo qe quhet thjesht jo e vertet per rrjedhoje jo e dobishme ( nje shembull nga shkrimi i Barkes bazuar dhe ne experiencen personale ne Greqi ( askush nga emigrantet – thote barka nuk u pengua te tregonte demonstronte identitetin e tij … dhe ketu e ka fjalen per ndryshim e emrave por qe ja u “fut ” shqiptareve si karakteristike per tu pershtatur per te perfituar me shume ) Ok Tai ketu Klaudio eshte jo e verteta dhe jo e moralshmja e Barkes dhe per rrjedhoje jo e dobishme dhe e demshme sepse percjell nje mesazh dhe histosi te gabuar dhe thjesht jo t evertete tek lexuesit dhe per me teper tek te rinjte qe greku hapi dyert dhe zemren ( qe eshte deri diku e vertete por jo pa qellim dhe jo pa benefitet e saj…pasja e nje emri shqiptar dhe jo Grek thjesht te linte pa pune per rrjedhoje pa buke per vete dhe per familjen pra ndryshimi i emrit ishte i IMPONUAR ..pra refimi i Barkes eshte dashakeqes dhe per nje njeri qe lexon rrefimin (perrallen ) e Barkes ka Grekun nga njera ane zemermire dyert hapur qe ofron pune strehe dhe Hasanin ( Jorgaqin ) qe ka ardhur nga Allvania dhe kerkon pune dhe ka mashtruar me amrin dhe me kryqin ne qafe grekun e drejte dhe te mire per te “perfituar” “rrogen” e majme 2000 dhrami nderkohe qe bashkemoshatari i tij per te njejten pune paguheshe 5000 dhrami (por ky ishte Jorgua i vertete) dhe ligjin e luftes Barka e le topin ne mesin e fushes pra Klaudio nuk te ve faj se shkrimi i Barkes eshte shkrim prej profesioniste dhe i paguar mire pe te gjetur gabime te moralshme

      1. Jugu says:

        Shume i sakte. Keto jane te pritura ku ne nje shoqeri racizmin dhe shovinzmin eshte NORME. Pra per greket se quajne diskrimin nese i IMPONOJNE shqiptareve qe duke i mbajtur varur nga buka e gojes, ti detyrojne te ndryshojne emrin dhe fene. Perkundrazi! Njesoj eshte dhe me administraten greke, policine dhe ushtrine shoviniste greke. Media greke eshte totalisht anti-shqiptare, dhe eshte e pamundur, qe ne nje shqiptar te shkruaj qofte dhe nje artikull per te mbrojtur pozicionin e shqiptareve ne Greqi. Diskriminimi, racizmi, keqtrajtimi jane norme. Ndaj s’ngre njeri zerin kur nje shqiptar arrestohet ne Greqi vetem se foli shqip, apo kur djem nenash vriten se ngriten flamurin per nje ndeshje sic bene me Gramoz Palushin.
        Harron Barka qe ne zonan e minoritetin eshte ngrit nje flamur IRREDENTIST dhe qe s’vihet flamuri shqiptar. Ka foto per keto. Ashtu sic harron s’e nuk mund ti nxjerr minoritet aty ku i do qejfi atij dhe qarqeve shoviniste, sic po duan te bejne me zonen e Bregut. Por fajin s’e ka Barka, fajin e kane shqiptaret qe s’i tregojne vendin aty ku eshte.

  15. Ergys says:

    I sakte Panajoti. Boll më me kete nacionalizmin bosh!!
    Te zhvillojne njeher keta patriotet vendin e tyre qe ka mbetur i fundit ne cdo aspekt ne europe e pastaj te behen krenare. Nga keta patriotet vendalinj a i ka sherbyer njehere si ushtar njeri Shqiperise, qofte ateher kur ishte i detyruar sherbimi qofte tani qe eshte vullnetar?

  16. Zoti Lam says:

    Sa te thell e paske bere o Soll Lili, vetem nje si puna Tunxhit ska per te kuptuar cfar vreri ke Brenda o plere e mallkuar…

  17. Para Laci says:

    O Zoti Barka, une po kerkoja me shume per ato qe nuk the se sa per ato qe the… gjesti i shqiponjes na eshte i papranueshem por hyrja e ushtarakeve greke brenda kufirit shqiptaret ne 94ten ( me duket) duke vrare ushtaret shqiptare na qeka i pranueshem sepse ti as we nuk e permend. Ti nuk permend as ata shqiptare te vrare nga ushtira greke ne kufi qe sot nuk ju dihen as kockat. Po ata shqiptare qe trajtohen me keq se cdo minoritet tjeter ne greqi eshtr e pranueshme?

    Ju e keni ne dore te permirsoni marredhenjet ndermjet shqiptareve dhe grekeve, jo ne. Ne nuk kemi ushtri, as po ju marrim toka nderkohe qe ju vini ne kufi duke nuhatur se si te merrni me shume toke.

    Ju beni te fortin kur mund te beni fqinjin e mire por ju e dini qe jeni me te forte ushatarakisht dhe respekti reciprok nuk ju intereson. Ne shkrimin me lart ke thene disa te verteta por nuk i shkul rrenjet argumentit sepse sigurisht ti anon ne anen e grekut.

    Po luan ping pong Zoti Barka.

  18. aqif tahipi says:

    O daku ,me mire ik e beji ndonje dorjane jaulles (ose bochino) ,se sa humbet kohen kot me shkrime pa vlere.Epiri i jugut qe nga koha e elladhes se vjeter banohet nga shqiptare (arber ,ilire) ,sic e pohojne edhe historiane te lashte helene (herodoti). Kot sa pepiqeni te pengoni rrjedhen e te vertetes qe eshte e pashmangshme ::ato troje do rikthehen ne banese te banoreve te lashte te tyre ,,shqiptareve.

  19. xxx says:

    Ky zt i paska ceke shum do xhera me facte,po ne shqiptart se dona te verteten,po te ishte naj prift ky gazetar komentet do te bejshin lavd,po qdo kritik qe ka bere ky njeri eshte me vend,shqiptaret me kete histori te rreme qe kan gjithmon do te kemi telashe,para disa kohe nji Rumun ne Prizren po na thot qe ja shqiptart e keni muziken e himnit kombtar te vjedhur prej Rumunve,pasi ne ate cafe kishte PC te cilin na dha ne perdorim pronari,u bindem qe Rumuni kishte te drejt,po na i them qe Kosova ka tjeter himn dhe flamur,ju shum komentues ktu,me shum jeni ka i beni dem shqiptarve ne Greqi me lloj lloj ofendime,sepse ju jeni lazem per Grekun e jo greku per ju,dhe se fundi,kjo shqipe dy krenare eshte ortodoxe(si shteti Grek)dhe ska sen me shqiptarin,si ju imponu shqiptarve ky simbol ortodox,mbetet te sqarohet ne te ardhmen.

    1. Edhe ti says:

      Shume drejt xxx ,te kthejme flamurin osman nga inati i panajotit ,sepse ashtu sic ka thene erdogani ka xhamia edhe ne hene ,dhe si perfundim turqit kane ardhur para shqiptareve dhe ata na e dhane nje flamur ,por ne nderruam dhe u moren me flamuj te rreme .A mjere ju koqet e kanarit qe beni te ngjaje fshatarin maqedonas me autokton se ju

      1. xxx says:

        Edhe ti/Nuk eshte ne pytje flamuri Turko,apo i kujdoqoft,ktu eshte nji problem qe na shqiptart me amblemet e huaja knaqemi dhe i shfrytzojm duke thene qe ja te tonat,shqipja dykrenare eshte simbol ORTODOX.At shqipe e kan shum shtete ortodoxe Rusi,Srbi,Mali zi,bullgari,greqi e tj,kjo shqipe eshte simbol i kishes Greke,kurrfar lidhjesh nuk ka shqipja me ne shqiptart,per qfar qellimi ju imponu shqiptarve duhet pytur Franqezt e Britanezt.Shqiprija ne himnin kombtar perdor muziken e himnit Rumun,deri kur do te sherbehemi me rrena une nuk e dij,historija jon per fat te keq mbshtete ne falsifikimet e prifterijeve,te cilet mbshteten ne rritjen e rejtingut fetar,po ne anen tjeter e shkatrrojn trurin e njerzve,te cilet nuk e dijn qe ajo fe sa ishin Bizantet deri tu ardhja e Turqve ishte e ndaluar,dhe se fundi,historit e shteteve fqinje kan tjeter histori,vetem na jemi te veqant,nevend se historija te shkruhet siq ka qene na drunit i themi hu,e hunit dru.Po ta ceki dhe kete Turkut duhet ti besojm se ka arkiven qe ka qeverise ne kete vend 500 vite,ne nuk duhet te besojm ne mite e prralla pa kurrfar fati,ky tha kshtu,aj tha kshtu,dhe nje duhet te bindesh,

  20. Arif says:

    Sidoqoftë, edhe pse Panoja ka përmendur vetëm ca “fakte” që i nxjerrin bashkëkombasit e tij në Greqi si burra të mirë dhe ka harruar goxha gjëra të ndyra bërë prej tyre kundër shqiptarëve, përfshi edhe kërcënimet e Kamenos-it buzë kufirit me Shqipërinë dhe stërvitjet ushtarake panë kufirit për të na treguar se sa i fort është, prapë ai në shkrim paraqitet si një njeri që këshillon me urtësi, të paktën nuk na kërcënon. Për këtë duhet falënderuar. Me ata djemtë që kanë bërë shqiponjën merren kot të tërë, si grekët e politikës që duan t’i futin në kallëpe politike, ashtu edhe këtej nga anët tona. Në atë moshë pjekuria nuk është në nivelin e Panos. Ata as nuk janë në gjendje të gjykojnë politikisht, se po ta kishin këtë aftësi do ishin zgjedhur gjëkundi e do ishin të nderuar, ose do kishin bërë ca akte “heroike” nacionaliste me ngjyrimet për të cilat akuzohen. Me siguri ata kanë parë që atë lloj shqiponje e bëjnë edhe sportistë të huaj, edhe artistë të huaj; për ta ai simbol është, si me thënë, një lloj sporti gazmor pa kurrfarë përmbajtjeje politike. Po të kishin qëllime politike nuk do ishin aq të marrë që të bënin politikë me budallallëqe, përkundrazi do refuzonin shtetësinë greke e nuk do kryenin ushtri. A thua t’i jenë nënshtruar detyrimit ushtarak me qëllimin për të shkatërruar ushtrinë greke nga brenda?! Politikanët grekë janë katandisur poshtë nivelit të atyre djelmoshave që s’dinë se ç’të bëjnë me kohën e lirë në repartin ushtarak, dhe kështu hapet një debat shterp që ndez zjarre artificiale.

  21. Ben Dibrani says:

    Varka e cpuar greke qe lundron shkembinjve te Gjinokastres, eshte shembulli me tipik i diferences mes Shqiptareve dhe Grekeve. “Demokracia” greke po masacron ca te rinj per nje gjest feminor a thua se kane bere kryqin nazist, por as behet fjale qe media greke t’i jape hapsire shkrimeve te shqiptareve ne mbrojtje te te rinjve qe trajtohen si te kene bere akte terroriste. Ne fakt ky ekstremizim i paturpshem qendrimi nuk lidhet me shqiptaret e vajtur tani, greket e asimiluar me pare jane terbuar dhe kane frike se shqiptaret qe perbejne shumicen e popullsise atje, te mos guxojne as ta cojne ne mend se jane shqiptare se ndryshe do trajtohen si armiq. Qyqaret “greke” vuajne sindromen makbethiane te krimeve te pafund qe kane kryer dhe nuk duan te zgjohet ndergjegja shqiptareve e 90% te popullsise atje, se po ndodhi, iku greqia dhe Barka do ta kuptoje qe eshte shqiptar e nuk duhet te haje kaq shume mut.

  22. Blablabla says:

    Muhabete koti. Burrat e shtetit meren me lodra kalamajesh. E sikur te mos mjaftonin budallenj si Barka, qe marin mundimin e shkruajne neper gazeta, ne kete gjurulldi llafesh e inatesh perfshihen qeveritare e parlamentare. Ca beni o njerez. Me siguri cunat jane befasuar nga permasat dhe interpretimi I veprimit te tyre. Shqiponja eshte nje loder dhe kaq.

  23. Nik says:

    Sa per “grabitjen e pronave” te minoritetit o skuthi Barka “ke te drejte “. Fajin e kane politikanet antikombetare te Shqiperise qe ju dhane si dhurate ju ish bujqve te Shqiptareve tokat e pronareve Shqiptare ndersa ne Greqine tende, pronat e Shqiptareve jane blokuar me ligj lufte.
    Nik

  24. Jorgo says:

    te gjitha a to qe permend si shenja te tolerances greke jane genjeshtra. Nuk ka muzikant shqiptar ne nje orkester greke qe te mos pranoje te luaj himnin grek, ato historite me nxenes te shkolles jane te gjitha genjeshtra. Ka pasur shume raste qe femijeve me origjine shqiptare nuk i eshte lejuar te mbajne flamurin grek sic eshte tradita kur dalin nxenesit me te mire te shkolles. Greket jane me shumice rraciste, urrejne shqiptaret, ju kane nderruar emrat te gjitheve, e kjo nuk ka ndodhur ne asnje vend tjeter ku ka emigrante shqiptare.

  25. loreta says:

    Panajot, ha buke aty ne ate vend ku i ke permbysur kupen. Mos mirenjohes dhe rrezil, si i thone. Simbolet ne gjithe Europen, nuk e di ne bote, perveç Greqise dhe Serbise, perdoren dhe nuk kane asnje probleme: eshte njesoj sikur dredh nje cigare ne rruge. Jeni bere kaq naive, sa gjithe njerezit ju shikojne si antropomorf, por jo te kohes lashte, por te kohes sotme. Po si, ore idiot ti dhe greket e tu, njeriu qenka i lire dhe s’qenka i lire ?! Sa me shume ta vleresoni aktin, aq me keq do ta keni, sa me pak ose hiç mos ta diskutonit , aq me mire do te ishte. Po s’behi kurre njerez ju se mburreni me lashtesine qe e keni turperuar me kohe, ne mos te themi se orgjina e juaj e tanishme mund te jete dhe nga Kenia, te mos themi evgjiçe. Keto jane budallalleqe prej injorantesh, por i shkreti populli grek ne duart tuaja se dhe ti je pjese e Zerves politike greke. E shtrydhet, e torturuat, e vodhet , e ropet dhe varret nuk kane rehat. Dhe thoni qe jeni demokraci apo antar te BE-se! Pika juve dhe kush u beson denglave tuaja.

    1. Gimi says:

      Hapi syte ti qorre e bibes: http://m.20min.ch/schweiz/news/story/15545694

      Quaje dhe Zvicren ashtu sic quan te tjeret…..

  26. kodrasadikitk says:

    Ne nji studim i te madhit At Antonio Belushit qe e beri me nji ekip te komisiont te EU kan konstatuar se ne Greqi egzistojne se paku 900 fshatra te pasterta me Arvanitas-Shqiptare duke mos llogaritur qytetet ku popullsija eshte e perzier.Tani z. Barko nese ne keto fshatra te lejoheshin shkollat shqipe per ate popullsi vendase do te kishim se paku 900 shkolla shqipe atje duke mos i llogaritur qytetet .Te mos flasim per Qamerine ku u bene masakra e gjenocide ndaj Qameve.Shkurt e shqip ne si shqiptare duhet dhe jemi te gjithe te knaqur sikur qytetaret shqiptare vendase e puntoret e kohve te fundit ti gezojne lirite e tedrejtat qe ju si minortet i gezoni ne Shqipni.Ne funde si do ta perjetonte nji greke qe punon e jeton ne Gjermanine demokratike ti nderrohej emri e mbiemri atje .Kjo ne EU nuk ndodhe dhe eshte absurde me ate qe ndodhe ne Greqi…

  27. mirel says:

    Ka njeri qe ta tredhi kete bythq.r?
    Ky e thote hapur qe te denohen cunat shqiptar per nhe foto dhe deshiron fatin me te zi per keta djem. Armik i betuar i shqiptareve. Do dale ndonje nga familjet e atyre djemve dhe ta bejne copa dhe ta djegin te gjalle..

  28. PO.PO says:

    `Nuk e lexova artikullin , se per te tregon vete titulli . ja , sa shume terren te lire
    iu kemi lene te lire te levrini , ju krimbat e gjirizeve te Kishes famekeqe Greke !
    Nuk te kam pare as edhe nje here te vetme , te shkruash si qytetar i Republikes
    se Shqiperise ,por si nje desant , murg manastiri , i hedhur nga avion grek , ne
    token shqiptare . Ndaj , nuk te lexoj me . Bile me revoltojne e acarojne nervat ,
    kur perfaqsues te “Agimit te Arte”,si Dule , Bollano e disa plehra te tjera , lehin
    porsi qener te terbuar , ndaj cdo gjeje shqiptare , duke nxire e perbaltur edhe
    kur behen ne te mire te tyre e komunitetit grek ne Shqiperi !

  29. berti says:

    Barka, ke të drejtë në 90 % të shkrimit, me përjashtim të pjesës të Flamurit dhe Historisë të tij.
    Këta djem, që janë gjysëm grek e gjysëm shqiptarë në fakt nuk bëjnë për asnjë, më mirë të mos i kesh.
    Nacionalistët shqiptarë kanë rastin të shfryjnë tani, por, fatmirësisht që nuk kemi luftë , në rast lufte të mësipërmit do të çonin duar lart ose do të dezertonin.
    Edhe unë personalisht nuk di të kemi luftuar mes njëri -tjetrit.
    Se shqiptarët i kanë vrarë grekët por nën flamurin osman, z. Barka, këtë nuk duhet ta harrojë asnjë grek. Nën flamurin shqiptar nuk kemi vrarë asnjë grek. Ndërsa në L2B ishim të pushtuar, pa sovranitet, ndaj gjendja e luftës mes dy vendevetona nuk mund të llogaritet. Bile ushtarët shqiptarë dezertuan saqë Konti Çiano e llogariste këtë dezertim si një faktor të rëndësishëm në humbjen e luftës. Aq më tepër që Kongresi i Përmetit, një Kongres Legjitim i shqiptarëve, i i denoncoi dhe bëri nul të gjitha veprimet legjislative dhe judirike të mëparshme.
    Në fakt në Shqipëri nën ndikimin turk të Erdoganit dhe radikalëve islamikë, po i fryhet zjarrit të urrejtjes kundër Greqisë. Se dy popujt tanë i ndajnë 10 gjëra, por i bashkojnë 1 mijë. Dhe personalisht mendoj se armikun më të madh kemi Turqinë.
    Duhet të pranojmë se origjina e z. Barka e pengon t’i shikojë disa gjëra realisht, si psh se zgjerimin e Shqiptarëve në jug e penguan turqit. Pa turqit Turqia e sotme aziatike do të fliste greqisht ndrësa Greqia e sotme vetëm shqip. Shqiptarët ishin në proces normal përhapjeje dhe zgjerimi, turqit i penguan.
    Po Barka është i sinqertë se thotë -unë jam grek.
    Barka është i lëçitur, besoj se e ka në bibliotekën e vet librin “Gjeografia e Epirit dhe e Shqipërisë” (titulli i përkthyer nga greqishtja) botuar në vitet 1850 në Janinë. Ky libër e dëshmon qartë përkatësinë shqiptare të Epirit, se shqiptarët ishin shumicë, por gjithashtu provon se dy popujt tanë jetonin në harmoni me njëri-tjetrin.
    Duke e mbyllur mendoj se duhet të falënderojmë grekët për mikpritjen që nga 1991 sidomos në 1997-ën dhe të kujtoj nacionalistët shqiptarë se ka shumë më tepër gjëra që na bashkojnë me grekët se sa na ndajnë me ta.

    1. Historia says:

      @berti
      Historikisht i dashur Berti, fiset helene, maqedonase dhe epirote, kane qene te lidhura me njeri tjetrin sepse i bashkonte kultura dhe gjuha, ndersa iliret qe ndodheshin ne veri (nga Vlora e deri ne Slloveni) kane qene tjeter race dhe gjithmone kane qene ne luftera me Epirin dhe Maqedonine. Kjo situate filloi te ndryshoje ne Mesjete, sidomos pas pushtimit otoman. Jane te kesaj periudhe levizjet e arvanitasve dhe arberesheve nga trojet e te pareve.

      1. berti says:

        @Historia
        Po jo more shoku… Se Mbreti Gent për 10 tallanë flori që mori nga mbreti i Maqedonisë i hapi luftë Romës dhe humbi e u bë rob vetë bashkë me gruan, tre fëmijët dhe gjithë popullin e vet.
        Arbërit (shqiptarët) filluan të shkojnë në Greqinë e zbrazët nga banorët në fillim të viteve 1300, dmth para pushtimit të Greqisë të sotme nga osmanët, jo pas ardhjes të osmanëve.
        Po për Lesvon Korinthit, Peloponezin, Rodosin, Eubenë, Monemvasian, kanë luftuar shqiparët dhe venedikasit o shoku, të rrimë shtrembër e të flasim drejt.
        Sa për suliotët ata ishin shqiptarë, Ali Pashai dhe Bushatlliu i Shkodrës, me krimet e tyre, i armiqësuan me pjesën tjetër të popullit të tyre. Dhe tani ata ndihen grekë, ta themi të vërtetën.

  30. capajevi says:

    Nuk e dija qe ishte kaq injorant ky Panajot Barka. Po te lexosh shtjellimet qe ai ben ne shkrim te krijon pershtypjen qe ke perpara nje kalama 10 vjecar. Nuk e di a ka rilexuar ate qe ka shkruajtur??!!

  31. gram says:

    O Joti!
    Mos u merr me blogjet! Qeveria nuk ka folur! Trimi i Shqiperise, ER,nuk ka folur! Cipras (arvanitasi) nuk ka folur! Rdhe ti je arvanitas or mik! E ke mbiemrin me dyrrokje! Tung!

  32. Treviso says:

    Zoti Panajot, kemi qene ne nje dhome dhe krevatet njitur ne spitalin e Lushnjes, nga fundi i vitit 1977 dhe te kam njohur si nje tip shume te veçante. Oratore me shume se Agim Popa. Frikacak me shume se nje lepur. Pse ? Kur vinte infermjerja per te bere gjilperen ti mbuloje koken me çarçaf sikur po fleje gjume. Ditetet e fundit kur do dilja nga spitali po mendoja, se pse i beje ato veprime. Me shendet ti ishe bere me mire se une por ??????. Zoti Pandi, une isha ushtare ne nje repart shume te njohur ne qytetin e Lushnjes dhe ju ishit nga ato qe sot quhen te perndjekur.
    Nga i gjithe ky shkrim dua te dal tek perfundimi, se po te vazhdoj kam frike se do bejme gara. Perfundimi eshte : Enver Hoxha deri diku ka pasur te drejte per masat e marra kunder njerzve si puna jote. Pse? Jam betuar per flamurin shqiptare dhe nuk e kam tradhetuar, si Ju zoti Pandi. Jam betuar dhe per flamurin italian dhe kete nuk e kam tradhetuar dhe nuk e tradhetoj. Sido qe te vijne rrethanat zgjidhja duhet te jete paqsore, para memedheut tat. Perpara jam Shqiptare, pstaj jam qytetar italian. Zoti Pandi, Ju mohoni memedheun, duke mos qene as Grek.

  33. Stefan H says:

    Shkrimi i Panajot Barkes shelqen per logjiken dhe faktet. Por me thjeshta do te ishte te permendet nje rast i ngjashem ne Zvizer e demostruar nga disa ushtare zviceriane me origjine shqiptare ne nje tren, dmth jashte repartit ushtarak, sic ndodhi ne Greqi. Dhe cili ishte reagimi i zyrtar zvicerian? Sipas Blick, Perfaqesuesi i ushtrise zviceriane Christofer Brunner deklaroi: “Nqs dikush ka veshjen ushtarake zviceriane, i vetmi flamur qe duam te shohim eshte ai zvicerian, asnje lloj tjeter flamuri eshte i pranuieshem”
    Deklaratat qe pasuan ishin : “Ky eshte nje akt tradhetie”. “Demi shembullor me bug per ata persona” etj

    Perkthimi nga gjermanishtja ne anglisht i tekstit te Blick (http://m.20min.ch/schweiz/news/story/15545694)
    Several young soldiers have posed on the train with the Albanian double eagle and put a photograph of it online. Now the military police. Extending the gun into the air, seven Swiss army members pose for a picture in a train compartment with a flag on which the Albanian double eagle can be seen. Put the photo on Facebook at the beginning of April. An officer who discovered the picture is outraged. “That borders on treason,” he says.
    He said that Swiss people with a background of migration were their roots. However, not when it comes to the army. “These men are wearing uniform, they are obviously still in the service.” In that case, they would have to be 100 percent behind the army of the country they serve. And in all situations. Recruits in the service should therefore also be in one of the Landessprachen, not in their native language. “This is a question of decency and respect,” the officer said.

  34. Bujar says:

    Zoti Barka “analizon” duke bere qellimshem konfuzion…: “analizon” argumente e fakte jashte kontekstit duke mjegulluar haptas rrugen drejt arsyes dhe te vertetes…. Bie fjala per shqiponjen…: perse shqetesohen greket per gjestin simbolik te shqiponjes te bere nga djemte ushtare, kur propaganda e zhurmshme greke nder vite na e konsideroka nje shqiponje te tille si “bizantine” dhe deri Skenderbeun si “grek”..?? Perse tanii nuk “qenka” mé “bizantine” nje shqiponje e gjestikuluar prej djemve me origjine shqiptare ?? Zoti Barka na e titullon “analizen” e vet keshtu “nuk-duhet-toleruar-shqiponja-e-ushtareve-ne-emer-te-politikes-se-dites”,,, por me te shpejte dhe per interesat ditore e padroneve te tij Barka na harron balten e balten qe hedhin mbi te vertetat historike pseudo-historiane greke te çmendur dhe politikane psikopater bie fjala per shqiponjen “e vjedhur” bizntine, etj etj … Kur u leverdis grekeve shqiponja shqiptare na u beka “bizantine” dhe me origjine “te paster” greke,, e kur nuk u leverdis na u allarmuakan per nje gjest qe simbolizon shqiponjen… Nuk na qenka e njejte shqiponje? Sa dinak tinezar dhelper e vjeter qe jeni mor zoti Panajot! Dhe i paturpshem! Ju mor zotni jeni nga ata qe paturperisht hani edhe buken e shqiptareve dhe i peshtyni siper!!

  35. Altin says:

    Shume ok. Shto ketu dhe zhurmen qe u be kur nje keshilltar ne Ministrine e Jashtme Shqiperise ishte me kombesi greke…ne mediat, politiken shqiptare u be hataja sikur ishte armiku i popullit…Ky nuk eshte racizem…ky nuk eshte diskriminim…keto dhe te tjera si keto i harrojme qe vete ne i shfaqim ato qe nuk duam tek te tjeret…. hipokrizi…..

    Na nxjerrin portalet famekeqe pamflet etj…. foto te ushtareve amerikane apo te tjera por harrojne se per ata nuk e dine ku bie shqiperia…po sikur nje ushtar amerikan me origjine ruse te bente simbole te rusise ne garnizonin amerikan…cfare do ndodhte me te???? Disiplina ushtarake nuk te fal…ne jeten civile nuk te thote kush se cfare simbole manifeston….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje