"Përgjime me audio dhe video deri në krevat dhe tualetin e zyrtarëve të lartë", Manjani kundër ligjit të ri

27 Janar 2017, 16:40Politika TEMA

Ligji i ri për përgjimet shkel privatësinë. Kështu është shprehur ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një tryezë ku po diskutohen ligjet anti-korrupsion.

Sipas tij ky ligj i jep të drjetë autoriteteve të përgjojnë edhe brenda banesave të zyrtarëve të lartë.

“U kritikua në Britani dhe kur them atje ku besueshmëria e policisë dhe organeve hetimore janë super të rrepta, të garantuar dhe profesionistë por mgjths u debatua. Evropa Kontinentale ka një qëndrim tjetër, përfshi këtu edhe anglosaksonët të cilët janë më agresiv në kuptimin e survejancës. Ka praktika të Gjykatës së Strasburgut ku arrihet në konkluzionin se jo kudo dhe për gjithçka survejohet. Ne kemi bërë disa hapa në drejtim  të mbikëqyrjes publike, pa diskutim që organet e ndjekjes kanë të drejta që duhet ta bëjnë edhe pjesën e parandalimit edhe të përgjimit procedural por jo në banesë, jo në krevatin bashkëshortor dhe jo në tualet. Me audio dhe video thotë ligji”, tha Manjani.

Më tej ai u shpreh edhe kundër dëshmitarit anonim, që sipas tij bie në kundërshtim me legjislacionin ndërkombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje