“Rilindja” e konsumit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Eduard Zaloshnja

Në deklaratën e fundit zyrtare të FMN-së për Shqipërinë shkruhej: “Ekipi i FMN-së parashikon fuqizim të ekonomisë. Rritja e PBB-së vlerësojmë të ketë arritur në 3,4 për qind në vitin 2016 dhe parashikohet të përshpejtohet në rreth 4 për qind në periudhën afatmesme, e mbështetur kryesisht tek investimet e mëdha të huaja direkte në energjetikë dhe te një rritje e kërkesës konsumatore.”

Kushdo e kupton se investime të tilla të mëdha si TAP-i dhe hidrocentralet e kaskadës së Devollit ndikojnë drejpërdrejt në rritjen e PBB-së. Po përse FMN-ja parashikon një rritje të kërkesës konsumatore në vitet në vazhdim?

Një analizë e shifrave të konsumit final në vitet e fundit na tregon se ka patur një rigjallërim të kërkesës konsumatore në Shqipëri.

Kështu, në tremujorin e parafundit të 2016-ës (për të cilin janë publikuar shifrat mbi konsumin) konsumi final i popullatës ishte në nivelin 262 miliardë lekë (shih grafikun shoqërues). Në të njëjtin tremujor të 2013-ës, ky konsum ishte në nivelin 243 miliardë lekë. Pra konsumi final i popullatës ka patur një rritje prej 14.2% në tre vjet. Po ta zhveshim këtë shifër nga rritja e çmimeve (nga inflacioni), rrezulton se rritja reale ka qenë 7.9% në 3 vjet.

Thënë ndryshe, rritja reale e konsumit final të popullsisë ka qenë mesatarisht 2.6% në vit. Krahasimisht, në tre vitet para 2013-ës, rritja reale e konsumit final të popullsisë ka qenë mesatarisht 1.1% në vit.

Pikërisht ky rigjallërim i konsumit pas 2013-ës mund të ketë qenë faktori kryesor i parashikimit të FMN-së për një rritje të kërkesës konsumatore në vitet në vazhdim.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në ““Rilindja” e konsumit”

  1. duno says:

    Ka pasur te drejte Frok Cupi vite me pare kur te perkufizonte si vellai i kurves se lagjes , megjithse sot ti je kurvi i Rames , Ne kete vend konsumi eshte ulur dramatikisht , e kete e shohin perdite tregetaret qe po ulin qepenat ngaqe ska kush ti bleje e ky flet me gjuhen i INSTAT qe kontrollohet nga Edvini . Ik ore kokra e legenit .

    1. I.Hoti says:

      ‘duno’ kokrra e morrit e bythes salas! Legen katuni, me mutqenit!

Lini një Përgjigje te duno Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *