Sali Berisha: Donald Trump e kam mik. Clinton më mori në telefon, po unë e refuzova. Çlirim Peka: Erdogan do rrafshonte Beogradin…

27 Janar 2017, 11:19Politika TEMA

Dje është zhvilluar një intervistë në kufijte e qesharakes, mes Çlirim Pekës dhe Sali Berishës.

Ky i fundit ka thënë disa perla, mes të cilave edhe që është mik me Donald Trump, përmes të njohurve të përbashkët.

Më pas tha se ka refuzuar Hillari Clinton, për të bërë një deklaratë që të mbështeste bisedimet Serbi-Kosovë.

Ndërsa Çlirim Peka tha një gjë edhe më të fortë.

Sipas tij, Erdogan do të rrafshonte Beogradin brenda 20 minutash, nëse treni serb do të hynte në Kosovë.

Ja një pjesë e intervistës, që ka nota humoristike:

A keni ju miq në administratën aktuale?

Pa diskutim, miq edhe të shkëlqyer, por jo vetëm unë, ka Shqipëria. Të themi një gjë: Ekipin që ky, ta themi në thonjëza, i panjohur për politikën, se në botën e tij ky ka qenë star dhe super star. Ekipin që ky soli është ekipi i gjigantëve, në të gjitha aspektet. Unë besoj që në Shtëpinë e Bardhë të jetë ulur një ekip kollosësh, kollosë suksesi, i përbërë nga një , gjenerali që mori Pentagonin është gjenerali më i respektuar në historinë e pas luftës së SHBA, Matis e të tjerë me radhë. Kongresmeni Pompeu, që mori CIA, nuk është gjeneral, por është Ëestpoint, është Harvard, është Kongres. Ky ka sjellë me vete në grup gjigantësh suksesi, me të cilët nuk besoj kurrë që do preken vlerat, do zgjerojnë dhe do lartësojnë vlera.

A ka patur Sali Berisha, komunikim apo mesazh me ndonjë anëtar i administratës së Trump, pas fitores?

Kam patur. Unë kam miq në të gjitha anett, natyrisht më shumë republikanë. Nuk shkova sepse kam qenë një herë. Eksperienca është e jashtëzakonshme. Ata që se kanë ndjekur, është humbje, por për të dytën, nuk përbën një risi. Ne kemi miq aty, në administratë, do kemi dhe miq të tjerë se janë duke u plotësuar vendet.

Të kthehemi tek halli jonë, Kosova. Ngjarjet e javëve të fundit janë vërtet shqetësuese dhe ngjarjet që lidhen pak ditë para inaugurimit të Trump. Serbët morën guxim, pak nga perceptimi i asaj se çfarë po thuhej mbi raportet Trump-Putin, serbët morën guxim dhe de fakto tentuan ta aneksojnë Mitrovicën sepse treni ishte motiv. A mendoni se ky rrezik kapërceu?

Jo nuk ka kapërcyer dhe ky rrezik ekziston. Mendoj se në këtë rrezik përgjegjësia e parë dhe kryesore u përket shqiptarëve. Po marr Tiranën zyrtare.

Shqiptarë, keni parasysh Tiranën apo edhe Prishtinën?

Berisha: Po flas për të dyja. Është shumë kollaj se ne e kemi këtë në Ballkan, që çdo gjë do tua hedhi të tjerëve. Vetë janë të larë dhe të pafajshëm për asgjë, çka nuk është kurrë e vërtetë. Përgjegjësitë kryesore janë gjithmonë të prekshme. Politika e Tiranë: Një ndryshim thelbësor në favor të Beogradit. Në dëm thelbësor të udhëheqjes politike të Prishtinës.

Ku e shikoni këtë Zoti Berisha?

Sigurisht, në qoftë se ti që nuk ke asnjë problem bilateral, madhor të pazgjidhur me Beogradin, përveç problemeve që ka Kosova, shkon dhe bëhesh protagonist dhe kapërcen mbi Prishtinën dhe paraqet udhëheqjen e Beogradit ashtu sikur nuk janë, ky është shërbimi i parë i madh moral që u bën por nuk është vetëm kaq. Do t’u rrëfej një gjë interesante. Para nja 5 vitesh më vjen një mesazh nga Departamenti i Shtetit, direkt nga Sekretarja e Shtetit dhe më kërkon: A mund të bësh një deklaratë, për të mbështetu-ishin bisedimet të nesërmen në Bruksel.. a mund të bësh një deklaratë më thotë? Jo i thashë, nuk e bëj. I thuaj sekretares se unë deklaratën do ta bëj pasi ata të vendosin se unë vetëm kështu i ndihmoj ata. Në qoftë se u bëj deklaratë përpara dhe shqiptarët shohin se ata janë si punë shkopi i Tiranës, ata zhvleftësohen, Beogradi merr revansh. Nuk e pata të lehtë, por i qëndrova parimit tim. Ndodhi që të nesërmen ata firmosën dhe unë e quajta jetike a historike marrëveshjen me atë mbështetjen e madhe. Po kështu në çdo rast, sepse përpjekja e Beogradit ishte e jashtëzakonshme që Kosova të futej në axhendën e diskutimeve mes Tiranës dhe Beogradit. Ne e përjashtuam atë në mënyrë kategorike. Pse? Së pari zotërit e shtëpisë janë udhëheqja politike. Së dyti, jemi në konflikt të hapur interesi, unë mbaj anën e Kosovës. S’ka diskutim ajo punë. Unë në çdo rast do mbështes Kosovën. Ky duhet të ishte qëllimi, Edi Rama e përmbysi këtë qëllim. Ka ardhur,e kam theksua dhe një herë Kiçi, a do ta presësh më tha mua? Por me një kusht që të mos përmendësh Kosovën në zyrën time. E respektoj, unë si mikpritës e prita, unë absolutisht nuk jam kundër vizitave, kam pasur ftuar presidenti Tadiç, por dihej hapur qëndrimi i Tiranës, që ne nuk diskutonim për Kosovën, ne mbështesnim Kosovën. Tani vijmë tek tjetra. E gjithë ajo që iu bë Kosovës për të treguar se nuk funksionon si shtet, ajo përbën një,-ky është defaktorizimi që i bëri Rama,- ai në vetvete përbën një lloj bllokimi të neveritshëm me të cilin Serbia paraqiti Kosovën para botës në mënyrën më të shëmtuar. Do vijmë tek zhvillimi i fundit. Treni pa diskutim ishte përpjekje aneksioniste. Eci, eci aventurier. Nuk është vetëm atje. Shiko debatin në Prishtinë për shkëmbimin e territoreve. Kur, atë kohë të ka sulmuar tjetri, kur ai të sulmon , ti i jep kokën në tepsi atij dhe thuaj ti çfarë do të thotë kjo? Po pse pikërisht, unë iu them shqiptarëve, kërkesa për shkëmbime territori midis Kosovës dhe Serbisë, ka qenë kërkesa kryesore e Serbisë që paraqiste ndaj nesh dhe që ishin kategorikisht kundër dhe lobonin në SHBA për të qenë kundër. Dhe më thonin më herët pse jeni kaq kundër? Nuk kemi pse ndajmë territore, por këta verbalë, nuk e dinë. Ai synon Ibrin, ai synon Pejën.

Si e synon Pejën nga Ibri, zoti Berisha?

Zor i madh, s’ka gjë me Ibrin ai, aty kam lind thotë. Ai po përpiqet të rikthejë Serbinë e Madhe. Asnjë gur, jo metër katror, asnjë gur nuk duhet dhënë nga territori i Kosovës. Aq më tepër kur tani ai tregon se do të sulmojë, le të sulmojë. Nuk përgatitet në këtë mënyrë. Ky është një disfatizëm i neveritshëm, i pashembullt. Çdo të thotë ajo? As edhe një gur.

Zoti Berisha, dje edhe sot në media serioze në rajon që citojnë burimin por nuk japin burimin, po flasin as më shumë e as më pak se trenin e ka ndalur Erdogan, një telefonatë e tij kërcënuese ndaj presidentit Nikoliç dhe i është thënë se nëse treni kalon për 20 minuta avionët turq janë mbi Beograd.

Nuk mund të them se cila është e vërteta. Tregohen shumë gjëra, nuk ka diskutim që një fuqi madhore i detyroi ta ndalojnë në Rashk trenin. Pa diskutim, ndikim të fuqishëm ka patur edhe dalja e trupave speciale të Kosovës në kufi sepse treni nuk mund të hynte kurrsesi në territorin e Kosovës sepse ishte marshim,  ishte marshim të të pushtojë me 50 bashkim buzuk. Aq sa dua unë. Çfarë tha dje në Bruksel Nikoliç? Po tha, treni kishte atë parrullë që kemi në preambulën e Kushtetutës, Kosova është e jona, është Serbi, Në rregull atëherë, po qe se Kosova është Seri, atëherë do mbetesh jashtë derisa të bindesh që Kosova është e pavarur.

Kryetar i opozitës, zoti Basha vazhdon shtegtimin e tij ndërkombëtar. Ishte në SHBA, tashmë është në Bruksel dhe me sa di unë do të jetë edhe në Berlin. A keni një komunikim me të dhe a ka arritur opozita shqiptare të vendos nëpërmjet zotit Basha të vendos  raporte me administratën e Trump?

Të shkëlqyer…

E keni dëshirë, apo informacion?

Absolutisht informacion dhe të sigurtë. Raporte të shkëlqyera..

Çfarë i sigurojë opozitës raportet e shkëlqyera? Se raporte mund të kesh, por nëse nuk ka angazhime,  nuk kanë vlerë përveç miqësisë.

Zoti Basha dhe Mediu që ishin këto ditë atje kanë zhvilluar takime me eksponentë shumë të rëndësishëm të Kongresit, të Senatit por edhe të administratës dhe mund të them me siguri që kanë gjetur mirëkuptim për problemet shumë të drejta që kanë shtruar si kundër ka patur, në Bruksel. Ka patur një takim të veçantë me presidentin e Partive Popullore Evropiane. K gju mbështetje të plotë dh rezoluta që u miratua është dëshmia më e saktë e saj. Miratoi një rezolutë, Asambleja e PPE.

 Zoti Berisha, a ka arritur Zoti Basha të marr garanci, jo vetëm mirëkuptim, që zgjedhjet nuk do të preken?

 Ka marrë garanci që zgjedhjet në Shqipëri do të jenë në lupë mikroskopike dhe ka arit të marrë garanci të plota për një interes maksimal të tyre për zgjedhje dhe pa vështirësi.

Meqenëse jemi në fund, të kalojmë pak tek politika e ditës. Qershoi po afron, duket se Rama-Meta do të shkojnë sërish bashkë në zgjedhje. A mund t’i mund kjo opozitë?

Absolutisht.

Jeni i bindur për këtë?

Absolutisht, jam i bindur sepse tani është kohë bilanci për çdo shqiptarë. Dhe, jam i bindur se sot, janë të paktë shqiptarët që nuk shohin katastrofën në zhvillim të shpejtë në vendin dhe në shoqërinë e tyre. Jam i bindur se shqiptarët me të drejtë thonë: mirë këta, po këta tjerët, për demokratët. Një gjë i them çdo shqiptari. PD ka qenë në pushtet, pa diskutim me një zinxhir problematikash, suksesesh, por kurrë në histori nuk është thënë për qeverinë e saj se nga ’12 e deri më sot, nuk ka patur qeveri të tillë të korruptuar si kjo, të lidhur me krimin si kjo. Pra nuk i ka rreshtuar asnjë kundërshtar i saj rekordet e zeza që i rreshtojnë Ramës këto 4 vite, për të mos thënë largimin masiv të qytetarëve nga vrasja e shpresës. Për të mos thënë pastaj, politika e jashtme e kësaj qeverie është një politikë e rrezikshme, dhe unë e kam denoncuar këtë edhe para se Rama të bënte deklarata e marra për Trump. Këta dolën me doktrinën e zero problemeve me fqinjët, duke menduar se në këtë mënyrë paraqitesh si pëllumb i paqes. Ata nuk kuptuan se çfarë ishte kjo doktrinë për diplomacinë e Turqisë. Turqia ndihej superfuqi rajonale , duke e ndjerë veten superfuqi rajonale, Turqia thoshte pastaj që kam zero probleme me fqinjët. Në fakt i doli e kundërta. Pati probleme më shumë se kurrë në histori që nga themelimi deri më sot, kjo ka qenë periudha kur ka patur më shumë probleme me fqinjët.

39 komente në “Sali Berisha: Donald Trump e kam mik. Clinton më mori në telefon, po unë e refuzova. Çlirim Peka: Erdogan do rrafshonte Beogradin…”

  1. Kola says:

    Ne kete nivel sharlatanesh eshte katandisur media jone e blere.

    1. Kujtimi says:

      O Gazetare akoma meri me kete kermen me kete palo MASHTRUS me kete Hajdut me kete Lektyre qe bie Here qe infektoi gjith SHQIPERINE . TURP

    2. €piriiiiii says:

      Hahahaha… jeni Çeloza te gjith ju se ka mik Trumpin prej babait partizanit Serb. Birisha. Hahahahah

      1. kashi says:

        asnje pyetje kritike kjo eshte te shenosh ne porten bosh
        cfare jane keta komike

      2. babo says:

        Injoranca fshatareske pa kufi. Edrogan sot nuk po rrafshon dot qytetin Al-Bab nga ISIS ne Siri, te cilit ka 2 muaj qe i vjen rrotull, nderkohe qe ushtria e tij e “forte” eshte shpartalluar disa here nga Shteti Islamik. Ushtria turke nuk kalon dot kufirin grek, jo me ate serb o budallenj osmane.

    3. Lambada says:

      Shoku i Trampit nga Vicidoli ?
      C’paskan qene keta maloket !

  2. tironci says:

    cfare malli pini juve mor jua q..sha jeten. Ndajeni dhe me ne te tjeret o fisq..ra mos mendoni vetem per vete.

    1. Kujtimi says:

      O Gazetare akoma meri me kete kermen me kete palo MASHTRUS me kete Hajdut me kete Lektyre qe bie Here qe infektoi gjith SHQIPERINE . TURP.Ky njeri nuk duhet ti dal fytyra me ky njeri ka mbajtur peng shqiperin dhe po e mban per interesat e TIJ TE XENIT DHE LULUSE

    2. Kujtimi says:

      O Gazetare akoma meri me kete kermen me kete palo MASHTRUS me kete Hajdut me kete Lektyre qe bie Here qe infektoi gjith SHQIPERINE . TURP.Ky njeri nuk duhet ti dal fytyra me ky njeri ka mbajtur peng shqiperin dhe po e mban per interesat e TIJ TE XENIT DHE LULUSE…..,,,,,

    3. Kujtimi says:

      O Gazetare akoma meri me kete kermen me kete palo MASHTRUS me kete Hajdut me kete Lektyre qe bie Here qe infektoi gjith SHQIPERINE . TURP.Ky njeri nuk duhet ti dal fytyra me ky njeri ka mbajtur peng shqiperin dhe po e mban per interesat e TIJ TE XENIT DHE LULUSE…..,,,,, ,,,,,,,,,

  3. pedro i ri says:

    Jepini te dyve nga nje vend pune ne cirk. Mund te gajasin femijet .

  4. Kanina e Ismailit says:

    SALI SERBI leri pallavrat por na thuaj per CEZ..,sa per miq Amerikan , nuk je ti ai qe i ke miq ata, por eshte populli SHqiptar!!!bURG PER DOBICIN SERB ,DHE TE GJITHE FAMILJJEN E ESAT PASHE TOPTANIT\\\

  5. koli says:

    ha ha, shikoni kokat e te dyve, koke cepa. Epo me qen kok cep e spiun i serbeve e ti besh njeren shqiperise, keq e kemi burra.

  6. moku says:

    ahahahahahahahha….lottttt….ahahahahahhaha….ahahahahhahahahahh
    po pse u katandise kshu mo saliiiii

  7. QIM PORDHA says:

    IKNI O QELBESIRAT E MALEVE SE LAT NAM NE SHEKULLIN E 21 PO JU JENI KRIMINELET E EPOKES SE DERRAVE
    IKNI VRAP NE MALE SE E QELBET QYTETARINE E NDERSHME TE TIRANES JU JENI RRITUR ME XHELE NE VEND TE PAMPERSAVE IKNI O
    IDIOTER SE NA E SHPIFET AS SHURREN NE WC NUK DINI TA BENI ULENI BARKAS TE BENI JASHTQITJEN PLEHRA

  8. Fatosi-kosove says:

    Ky qe ka nderruar emrin nga “çlirim” ne çim ben punen e gazetarit dhe ate nga pamja duket se kerkon qe shqiptaret ti besojne jo vetem per emrin por edhe per punen qe ben,shifni surratin si gazetari si “kryetari” i qytetarit dixhital.

  9. Kellira says:

    NJe si Mediu, Trump po ta ketë e djeg me benzine. Sali na e paraqet si hapesin e dyerve te Amerikes.

  10. Pallatet Agimi says:

    Ore po mire Sala, se kete fat patem, se nuk mund te rinim ne shqiptaret pa ngrene …mut nje here ne 50 vjet. Le ta pranojme kete fakt. Po ky tjetri mor jahu! Po si ka mundesi qe i jepet vend ne ekran ketij, i cili qe nga forma e protuberances (mjekra, ajo qe dallon majmunin nga njeriu) duket qe eshte krejtesisht deficitar? Po si i behet te shpetohet ky vend nga keta mor aman? Tamam duke ndjekur kete interviste, djali qe ende nuk i ka mbushur te 20-at, me tha nje moment ne kalim e siper, “o bab, me ndihmo mor burr. Nuk rri dot me ne kete vend. Shife kete gazetarin deri ne fund e bindu. Kam lindur ne vendin dhe kohen e gabuar. Aman mor me ndihmo”!

  11. O tempos o more!!!!!! tja futesh vetes kur ndigjon dy plehra qe pyesin dhe pergjigjen me carlleqe.
    Une thote maloku komunist ,kam miq gjithandej!!!!!!nga mamurasi ne vicidol.
    Ah more enver dhe ti moot ramiz cfare i bete ketij populli qe na late peshqesh kete uriahip qe edhe fytyra e tregon se sa kriminel eshte.
    edhe frankeshtajni do e kishte zili kete fytyr per te pire gjak.

  12. Jimi says:

    Qoftelargu e ka mik Trapin pasi jane nga nje fshat dhe jane ngrohur nen nje diell!

  13. Ali pazari says:

    Gjeja me bukur e kesaj fotografije eshte se, kush e gjen se kush eshte njeriu dhe cila eshte pasqyra e njeri tjetrit.Gotografi me te goditur nuk gjen.Fotoja e Vitit.

  14. Ali pazari says:

    Gjeja me bukur e kesaj fotografije eshte se, kush e gjen se kush eshte njeriu dhe cila eshte pasqyra e njeri tjetrit.Gotografi me te goditur nuk gjen.Fotoja e Vitit. Neandertal mens.

  15. nord.al says:

    Une e kam selektuar kete interviste per ta pasur si kampion te budallallekut te nje drajtuesi shteti. Ketij artikulli i rritet vlera me kalimin e kohes sepse nuk do te kete me te tille budallenj politika shqipetare.

  16. Lulelakra says:

    O Sale, nuk ti mohon njeri vlerat dhe kontributet e tua per demokracine pa lene menjan dhe gabimet qe ke ber, por pse sillesh si cilimi qe kerkon te joshesh me te madhin te te japenje loder?!
    Politika amerikane eshte nje dhe Trumpi nuk do levize nga interesat e usa ne Balkan.

  17. Blablabla says:

    Pune tropojanesh. Provincial qe vetem mburren.

  18. Briklona says:

    Meritoni nje oke me peshtyme, ti dhe gazetari yt!
    Çfardo perrallash te tregosh me mbret apo hirushe, me shtriga apo engjej, je dhe mbetesh hajdut, kriminel dhe tradhetari me i madh i vendit!
    Mos u perdridh me si ku……at, do japesh llogari per ato qe na ke bere!

  19. timo says:

    Dy katundarë qelbanikë, të droguar, njëri më trap se tjetri flasin për për politikën e dites. A thua se flitet për qofte dhe panine.

  20. Ndrikulla says:

    Se shpejti ky malukat do te vihet prapa hekurave.I ka sjelle aq shume te keqija popullit,sa drejtesia e ” munguar ” do ta denonte me denim te perjtshem.Po i vertitet laku, e do shpetonim qe mos te shikohej me kjo fetyre e lige ne qarkullim.

  21. Drilon says:

    Hahahahahahahahahahaha, çim peka,hahagahahahaha. Po berisha hahahahahahahahaha.

  22. tironsi says:

    Hajt se tenxherja ka gjet kapakun. Po nje gje me ben me qesh, se po gezojn te PDs si jevgjit me Barrakun. Esht dora jon thoshin jevgjit, esht dora jon thot Saliu per Trapin

  23. Dokori says:

    Eshte e vertete kjo intervista?
    Po te jete e vertete,atehere keqardhje si per çdo te semure mendor,qofte dhe kriminel
    Ky duhet hospitalizohet urgjentisht ,qofte dhe me force ,sepse paraqet rrezikshmeri

  24. Jimi says:

    U plake e s’u poqe!
    Guret e varrit tu befshin l.qe!

  25. Mentari says:

    Nje interviste madheshtore.Nje zberthim analitik shkencor te gjendjes reale dhe demaskim I mprehte I sharlatanit Edvin Rama.Bravo zoti Berisha I the te gjitha ,ashtu eshte Edvin Janullatosi kunder Kosoves dhe pro Serbise,kunder zhvillimit te shqiperise duke cuar ekonomine shqiptare ne gremine dhe mashtrues I madh I enderrave te shqiptarve,shkurt vrasje e kater vjeteve jete te shqiptarve nga kjo qeveri dhe nga ky kriminister bashkepunetor me kriminelet si Xhuvani,Roshi Kavajes,Doshet e kodoshet,Market e shum qelbesira te tjere trafikane,drogiste,Hajdute e vrases.dhe pastaj nje here kunder Gjikes e Sandrit dhe pastaj ne qafe me Gjiken e Sandrin.Ky skerbythje Eksentrik pa shtylle kurrizore vetem kerkon te qendroje ne pushtet pa bere pun por duke bere krime kunder shqiptarve.votojeni po deshet.

  26. lal krosi says:

    Dy burra malesie, njeri doktor i byrose politike, tjetri nipi i ambasadorit te Enverit ne France, tu ja ferku per qef loqen njoni tjetrit ene tu ja bo “oh oh oh”

  27. FREDI says:

    Gjynah paska mbaru pune .

  28. Shkodran I Vjetër says:

    Prandej ashtë vend kote, popull kot e kjo qeveri “rilinidje” edhe ma kot. Edhe unë kuptohet, kot.
    Kot se ashte 2017ta e ky kryepleh gjakatar rrinë e tall bëthen nëpër ekrane. Me çka bani ky 96-99 duhet varë dhe me u rivare në çdo qytet e katund t’Shqipnisë.
    Po qe pra. .. qe ku e keni.

    He të dhesha Facebook Çarapkuqin që për dy metra i giatë sa ashtë, as sa dy lajthija s’i paska t’mëdhaja.

    Ps: të dhesha dhe gelBazen, ish-deputeti i dështuem i Berishit!

    Marku M

    Aloha Snackbar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje