Sheshi, nga "pampers" në qilim unikal, Rama-Veliajt: T’lumtë e mos të humbtë

27 Janar 2017, 12:07Politika TEMA

Pas afro një dekade nga prezantimi i projektit për rijetëzimin e sheshit “Skënderbej” nga ana e kryebashkiakut të atëhershëm të Tiranës, Edi Rama, u vendos sot pllaka e parë.

Kryeministri Edi Rama si ideator i këtij projekti dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendosën sot në mënyrë simbolike pllakat e para duke shënuar dhe nisjen e fazës finale për ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, i konceptuar si një hapësirë publike kushtuar qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

 Kryeministri Rama falënderoi Bashkinë e Tiranës për punën e realizuar brenda një kohe të shkurtër që bëri të mundur vënien në jetë të transformimit të këtij sheshi. “Mirënjohje për punën e admirueshme të Bashkisë së Tiranës që në një kohë shumë të shkurtër na jep mundësinë që të jemi së bashku, qoftë për Bulevardin Ri, qoftë dhe për rilindjen e sheshit “Skënderbej”. Një rilindje e vështirë, por ashtu siç tregojnë sytë për të gjithë ata që i kanë sytë, një rilindje që është në prag të kurorëzimit. Projekti që po finalizohet sot nuk është tërësisht projekti që u nis shumë vite më parë e që pastaj u bllokua e që u zëvendësua nga një pampers në mes të Tiranës. Është një projekt i zhvilluar dhe i transformuar tanimë në një metaforë urbane fantastike për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se për fatin më të mirë të kryeqytetit, sot përputhet qeveria në sinergji me Bashkinë e Tiranës. “Nuk ka kryeqytet në botë përveç Tiranës që të braktiset nga qeveria e vet. Kryeqytetet janë sa të bashkisë dhe të qeverisë. Kjo sinergji sot falë përkushtimit të jashtëzakonshëm shembullor të kryetari të bashkisë dhe skuadrës së tij. Por mos harrojmë se as vizioni dhe as skuadra dhe as përkushtimi nuk do ishin materializuar nëse nuk do kishte qenë vota e qytetarëve të Tiranës që vendosi ta rikthejë Bashkinë e Tiranës nga një fjetore e improvizuar të kryetarit të bashkisë, në shtëpinë e përbashkët ku realizohen ëndrrat e përbashkëta. Dua ta mbyll me një shprehje tironse për Erionin: ‘T’lumtë dhe mos të humbtë’”, përfundoi Rama.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se projekti që po realizohet është bazuar në projektin e 2008-s të ideuar nga Edi Rama, ndërsa i është nënshtruar edhe një dëgjese me qytetarët duke reflektuar ndryshimet e nevojshme për shkak të kohës që ka kaluar.

“Morëm projektin nga Bashkia, nga administrata e vitit 2008-2009 gjatë kohës që Edi Rama ishte Kryetar i Bashkisë dhe e rikonsultuam me publikun. Falë të gjithë konsultimeve publike, besoj do hyjë në histori si projekti më i konsultuar nga publiku dhe patëm disa ndryshime. Sot sheshi do të ketë 50% pllakë. E di që sheshi duket shumë i madh, por madhësia e tij në total është 28 mijë metra katrorë, që do të thotë që barazimi i pjesës së ngurtë me pjesën e gjelbërimit krijon një ekosistem që është më i pranueshëm për dimrin e ftohtë dhe më i pranueshëm sigurisht për verën që po bëhet gjithnjë e më e nxehtë”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë shprehu bindje se krijimi i hapësirave pedonale si sheshi “Skënderbej”, si sheshi “Nënë Tereza”, si parku qendror që po projektohet në bulevardin e ri, është përgjigjja më e mirë ndaj një qyteti që është urbanizuar tej mase.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së pushtetit vendor nga Qeveria është bërë i mundur realizimi i disa projekteve të rëndësishme.

Pavarësisht nëse janë kantiere të vogla ose të mëdha, një gjë është e rëndësishme, ky qytet e ka të lidhur fatin e tij me mënyrën sesi funksionon qeveria. Duam apo s’duam ne, për mirë apo për keq, qeveria e Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës, bashkëpunojnë nëse punët i shkojnë mirë qytetit. Ju e patë farë mirë kur erdhi një qeveri që nuk bashkëpunonte me Bashkinë e Tiranës, e patë fare mirë si u shkatërrua “Zogu i Zi”, e patë si u shkatërrua ky investim që mund të kishte përfunduar 5 vite më parë. Duhet të jesh naiv shumë I madh që të mos kuptosh që punët I shkojnë mirë Tiranës, kur qeveria qendrore e Republikës së Shqipërisë, e mbështet Bashkinë e Tiranës”, tha Veliaj.

Duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së qeveria qendrore i ka dhënë bashkisë së Tiranës, Kryebashkiaku Veliaj ftoi qytetarët që në 18 qershor të zgjedhin vijimësinë e investimeve dhe të projekteve për zhvillimin Tiranës moderne.

“Pavarësisht se votimet janë 1 herë në 4 vjet, për Bashkinë, apo për qeverinë, për fatin e këtij qyteti, janë vendimtare mënyra sesi shkojnë votimet, si për Bashkinë ashtu edhe për qeverinë. E pamë se çfarë kosto degradimi dhe degjenerimi pësoi urbanistika në Tiranë dhe gjithë hapësira publike, gjatë kohës kur qeveria sabotonte Bashkinë apo më keq akoma, kur qeveria vodhi bashkinë, apo më keq akoma kur qeveria dhe bashkia fjetën gjumë në plaçkën që morën dhe që nuk ditën ta administronin. Unë kam nevojë që në datën 18 Qershor, çdo njeri në Tiranë që do ta shohë që Tirana të vazhdojë t’i ketë punët mirë, është shumë e rëndësishme që në datën 18 Qershor, Tirana të vazhdojë të mbështetet nga qeveria shqiptare që drejtohet nga Edi Rama”, tha Veliaj.

Projekti për rijetëzimin e sheshit “Skënderbe” krijon hapësira ndërveprimi midis qytetarëve dhe mjedisit publik, si edhe parasheh një seri me hapësira fleksibël e multifunksionale, që i ofrojnë Bashkisë dhe individëve mundësinë për ta gjallëruar e formësuar në mënyrë të vazhdueshme sheshin.

Gjithashtu, ky shesh qendror është projektuar që simbolikisht të reflektojë unitetin kombëtar të shqiptarëve, duke vendosur materiale (gurë natyralë) dhe bimësi nga rajone të ndryshme të vendit tonë.

Projekti parashikon krijimin e një hapësire të gjelbër në 50% të sipërfaqes së sheshit, duke hijëzuar të gjitha akset kryesore të lëvizjes pedonale; mbjelljen e rreth 1500 pemëve të reja dhe mijëra bimë dekorative, shumëllojshmëri mjedisesh dhe hapësirash, e përbërë prej rreth 11 lulishtesh të ndryshme, veshja me gurë dekorativë e natyral nga të gjitha trevat shqiptare; si dhe ujitja dhe shatërvanët do të funksionojnë me sistem impianti ekologjik, duke filtruar dhe përdorur ujin e reshjeve.

18 komente në “Sheshi, nga “pampers” në qilim unikal, Rama-Veliajt: T’lumtë e mos të humbtë”

  1. Albi_I says:

    Sheshi qe ka blloku gjithe trafikun e qytetit konsiderohet sukses. Merre me mend se sa te shkeputur nga realiteti jane keta.

    1. Kritiku says:

      Per cilin realitet flet ti, per ate qe sollen shpellaret? Perse duhet qe patjeter trafiku i makinave te kaloje nga qendra e Tiranes? Levizni pak ne kembe, ju shpellare, sepse nu ju ben keq. Ju ajrosen edhe trute!

      1. Albi_I says:

        Ata qe bllokuan qytetin me kulla nuk ishin shpellaret, po “cunat e Tiranes” qe u ben milionere me kete proces. Trafiku duhet te kaloj aty se ashtu e planifikuan “shpellaret” e Italise ne vitet 30. Tani keta cunat e Tiranes se shekullit te ri ti japin zgjidhje trafikut pastaj te mendojne per te bere keto planet futuristike qe i shef kryeministri ne enderr.

        1. NjeQytetarOptimist says:

          Si “cun Tirane” mbaj mend nje person me qeleshe dhe hanxhar he dore qe e shihja nga ballkoni qe priste hardhite e rrushit tek shkolla 8vjecare Qemal Stafa dhe gjithe kodra u shpartallua sepse kishte rush sa te shihte syri dhe hoqen shtyllat e ngulura te betonit qe mbanin hardhite dhe po ato shtylla i perdornin kur germonin themelet qesharake dhe I vinin ne cepa qe ti tregonin njerzve se kjo eshte toka ime. Hallall ta gezojne, por mos fol ktu per “Cuna Tirane”. Ne kete proces, ne morem dajakun e SHIKUT nga femijet e ketyre njerzve me qeleshe.. Ja kshu…

  2. Devolliu says:

    Dobet Linda… Nuk te ka mesuar ndonje batute se kjo e pampersit eshte e vjeter.
    Mos e ndot punen qe ben kryebashkiaku me traplliqe more derdiment i Surrelit !

  3. Pallatet Agimi says:

    Ka nje keqkuptim shume te madh! Ketu nuk eshte problemi se si eshte parashikuar te ndertohet sheshi. Ai mund te nderrohet shume i bukur e shume estetik. Megjithese siperfaqja me gure, ajo idjotsija e “unitetit” do te perveloj e do te lodh dynjane, sidoqofte, nejse. Problemi eshte se nga pikpamja urbanistike, c’lidhje ka ky shesh me vete qytetin, me qarkullimin e panderprere e te lirshem qofte edhe te qytetareve, te cilet do te kalojne andej jo vetem per tu shelluar. Po me vete traditen dhe historine e tij c”lidhje ka? A vini re se c’tmerr eshte te kalosh me makine neper unazen e qendres? Dhe keshtu ka per te qene perhere. Tmerrin me te madh e heqin kalimtaret, per te cilet do te duhej patjeter te ndertoheshin nenkalime. Ata jane gjate gjithe dites nen kercenimin e aksidenteve vdekjeprures, gje e cila do te qendroj si nje akuze e perjeteshme ndaj autoreve.
    Pra sheshi mund te jete menduar e mund te dali i mire, por ky nuk eshte nje shesh urbanistik i kryeqytetit, por nje shesh periferik i implementuar aty arrificialisht. Dmth si shesh me vete qendron, kurse si qender e Tiranes ai eshte i deshtuar, apo i sabotuar. Per se? A thua per hater kryesisht te atij parkimit. Nje dreq e di. Ky do te ishte nje krim.
    Megjithate te rojme e te shohim. S’i dihet. Ngandonjehere gjerat e reja edhe nuk shihen menjehere.

    1. Albi says:

      Mos e kritiko me llafe te medha se rilindasit kaq llogjike kane. Jane te trajnuar te te shajne si shpellar po kritikove Ramen. Kur ti fllon e flet me mire e me bukur se keta pastaj ju bllokohet truri se nuk arrijne te lidhin supozimin se kundershtaret jane vetem shpellare me faktin qe kundershtari ne fakt del me i mire informuar dhe i argumentuar se ata vete.

  4. zambi says:

    Rruget po shtrohen po trafiku do jete i renduar.

    Nuk e ka thene Nardi po lali Eri.

  5. Emigrati it says:

    Ne asnje qytet te europes nuk lejohet te qarkullojn makinat ne qender jane zona me trafik limitato,duhet leje dhe motivi per te hyre

    1. Albi_I says:

      Fake news! Ka plot qytete qe lejojne trafikun ne qender. Per me teper zonat me trafik te limituar jane zakonisht zonat antike dhe mesjetare, jo ato te planifikuara per trafik si ky qe ben italianet. Flisni budalliqe pa ditur asgje vetem ne mbrojtje te partise.

      1. loreta says:

        Albi, ke nderhyre shume ne komente dhe u detyrova te te nderhyje dhe une. Nuk e di e ke nga partizanlleku Saliut apo ashtu e mendon, por te gjitha nderhyrjet jane pa bereqet e shume kapriçoze, bile doja te thosha edhe tendecioze. Puna jote, vazhdo rrugen. Nuk e di ne e njeh Europen apo ja fut kot, apo ke dale ne Europe dhe mendon se te tjeret nuk jane atje. Ne kryeqytetin e Europes ka dy vjet qe trafiku eshte ndaluar kategorikisht ne qender te qytetit. Ne rruge jane vendosur stola dhe trare natyrale e gjithçka tjeter, lule, qe qetesohen e ulen njerezit. Po ta shikosh te habit. Pati reagime te shumta e te fuqishme nga bisneset, qytetare qe donin te leviznin me makina etj por nuk pyeti qeveria para levizjes se lire te qytetareve. Edhe sot ashtu eshte; njerez, turista, hallexhinj etj. Kalo ndonjehere dhe shikoje po tu dha mundesia. Edhe nje porosi qe kurre mos e zbatofsh me mendjen qe ke dhe jo vetem ti: Shikoj sot se shume nga ju qe çoku ju duket vetja, i mesoni babait arat e malit. Mire beni se kur lindi babai, ju e uruat nenen!

  6. aqifi says:

    Ky eshte me i cmendur se bylykbaci …. As e kane fare idene qe duhen bere tunele nentokesore me perspektive per metro … merren me unaza dhe me sheshe betoni..

  7. duno says:

    Pampersin po e heqim po si tja bejme mutit qe ka ngjitur ne karigen kryeministrore si Meta mbas kepuces e zokopisi nje Shqiperi te tere . Duhen gjithe lavazhieret e globit per te pastruar kete pocaqi qe ka gatuar pocaqia Edvin

  8. Ilia says:

    Ja edhe show i rradhes i dy bufoneve te politikes Shqiptare.

  9. Siguria says:

    Qilim apo hinke per bythen e erionit o pallosh.E degjeneruat trafikun dhe dilni talleni aty.

  10. vaso says:

    Dhe kercenojne.Duhet votuar vetem PS qe te kete investime.UAU!

  11. tikitiki says:

    sheshi per kembesoret apo per makinat,
    Kjo eshte pyetja.

    E tha mire Seks-piri.

  12. xh. says:

    Por kjo eshte Tirana jo Parisi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje