Shkon të festojë ditëlindjen e shokut në Tiranë, zhduket 21 vjeçari

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

policia durresZhduket prej tre ditësh një 21-vjeçar nga Durrësi. K.T kishte thënë se do të shkonte në Tiranë për të festuar ditëlindjen e një shoku, por nuk ishte kthyer më.

Mëngjesin e të martës ai i kishte thënë të ëmës se do të festonte në Tiranë ditëlindjen e një shoku. Pasdite i kishte telefonuar të ëmës për t’i thënë se nuk do të kthehej, por do të rrinte tek shokët e tij.

Pasi nuk u kthye më në shtëpi, nëna bëri denoncim në polici. Kjo e fundit ka shpërndarë të dhënat e djalit në komisariatet e të gjithë qyteteve dhe po punon për gjetjen e tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *