Si e ndryshoi Donald Trump presidencën për vetëm 7 ditë!

27 Janar 2017, 13:00Bota TEMA

Nga Stephen Collinson, CNN

Përçarje e protesta të ndryshme, presidenti i ri po lëvizë përpara tregtinë, emigracionin dhe politikën e jashtme, e me një fjalë ai po mbanë premtimet që i dha në fushata.

Në mënyrë dramatike, ai edhe po riorganizon rolin e Uashingtonit në çështjet kombëtare dhe globale, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Si president i SHBA-së, ai do t’ua sjell në mendje vazhdimisht popullit të tij realitetin, madje është i lumtur që nga Shtëpia e Bardhë të çojë përpara shumë luftëra retorike.

Stafi i tij janë të mësuar se si të punojnë së bashku si kalorës vetëm për pushtet. E mes të gjithave Trump vazhdon të befasojë: Ligjvënësit dhe liderët thonë se presidenti më shumë dëgjon se sa flet.

A do të qëndrojnë veprimet ekzekutive të presidentit Trump?

Por stili i tij joortodoks gjithashtu po ngrit pyetjen se a do ta shkatërrojë sistemin politik presidenca kaq kreative e tij!

Njeri i veprave

Në prioritetin e tij, Trump nuk është duke mbajtur sekrete: Ai do të paguajë votuesit e pakënaqur të cilët e dërguan në Uashington për t’i rregulluar gjërat.

“Mendoni për gjithçka që së bashku mund ta arrijmë, dhe mendoni se ne mund ta arrijmë atë”, tha Trump për ligjvënësit republikan në Filadelfia.

Në anën tjetër, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që bën thirrje për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën, kështu duke e mbajtur e një tjetër premtim, kur në një fushatë të tij u betua që do ta bëjë këtë. Kështu ai po thotë se po bëhet më i lehtë dëbimi i emigrantëve pa dokumente.

Trump lëvizi përpara edhe tubacionet e naftës, duke thyer kështu rregullat e ish- Presidentit Obama.

Çdo administratë e re bën veprime të zhurmshme ekzekutive të cilat synojnë tërheqjen e bazave. Ish Presidenti Barack Obama në vitin 2009 nënshkroi një urdhër për të mbyllur objektin në Guantanamo, diçka që kurrë nuk u bë realitet. Por vendosmëria e Trump për t’i mbajtur premtimet e tij, duket se po i afrohet edhe kësaj çështje. Ata që janë në krahë të Trump-it, thonë se pavarësisht zhurmës në Uashington, veprimet e tij po pranohen mjaft mirë.

Shkatërrimtari i normave

I mori vetëm një ditë, që Trump t’i thyej normat e sjelljes presidenciale.

Të shtunën, ditën e parë të tij në detyrë, Trump përfundoi me administratën e tij me një grindje me mediet.

Megjithatë gjatë javës, Trump shkroi në twitterin e tij i inatosur, duke thënë se siç duket marshi i grave tërhoqi më shumë njerëz se sa inaugurimi i tij, e këtë ai e akuzoi.

“Trump ndihet keq kur njerëzit e tjerë kanë qasje në fakte, dhe kur ai mund të matët kundrejt objektivit”, tha Michael D’Antonio, autor i librit “E vërteta në lidhje me Trump-in”.

Pas deklaratës së tij të kritikuar në CIA, performanca më e matur e Donald Trump ngjalli shpresat se stuhia e parë kishte kaluar.

“Ai dukej tamam një president sot”, tha një republikan.

Nga mesi i javës, Trump ngjalli pretendime se miliona votues të paligjshëm i dhanë atij votën. Ai tashmë është i shtyrë të shpenzoj të holla për tatimpaguesit, duke sugjeruar përbuzje të hapur për publikun.

President i paparashikueshëm

Duke e numëruar këtë si premtim i fushatës, Trump çdo mëngjes shkruan në llogarinë e tij në Twitter.

Një seri e “tweet-av”, të tij për dhunën në rrugët e Chicagos, tregojnë se si ai po ndryshon mënyrën e presidencës në bashkëveprim me popullin amerikan.

“Nëse Chicago nuk e rregullon tmerrin e “masakrës”, me 228 të shtëna në 2017 e me 42 të vrarë, unë atje do t’i dërgoj federalët e FBI”, ishte twitteri i Trump në ditën e martë.

Qasja e tij në ndërhyrje të tilla, është duke shkaktuar kureshtje dhe duke nxitur pyetje të shumta jo vetëm në Uashington, por edhe në ministrinë e jashtme.

Por megjithatë, Trump vazhdon të ketë pushtet.

Trump po paralajmëron botën

Javën e parë në administratën Trump u testua pyetja më e madhe në lidhje me presidencën e tij: Si do të luajë stili i tij përçarës, impulsiv e politik në lidhje me marrëdhëniet e jashtme?

Përgjigja u kthye shpejt, e kjo në marrëdhënie me Meksikën.

Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto, anuloi takimin e tij me presidentin Donald Trump që do ta mbante javën e ardhshme, pasi shpërthyen tensionet në lidhje me ndërtimin e murit në kufi.

Vendet tjera janë duke parë dhe duke u mësuar me rreziqet që po sjell Trumpi.

Krijimi i parë i politikës së jashtme në Uashington, bënë që t’i druheni krizës së parë serioze për siguri kombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje