Vasili i përgjigjet Tahirit dhe tregon nga u nxit mbledhja e Këshillit të Sigurisë

KONVENTA ZGJEDHORE, VASILI LSI SHEH PËRTEJ POLITIKËS SË DITËSDeputeti i LSI Petrit Vasili ka folur lidhur me çështjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë duke i kthyer përgjigje indirekt ministrit Tahiri.

Vasili thotë se nxitja pë mbledhjen e KS erdhi nga SHBA.

Z.Vasili, në fillim të javës Kryetari i Kuvendit i ka dërguar një letër Presidentit të Republikës për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen “Balili”. Ndërkohë kemi pasur zëra të tjerë, edhe sot të cilët nuk e kanë pranuar për t’u mbledhur Këshilli i Sigurisë, madje edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se nuk u mblodh Këshilli i Sigurisë për Lazaratit. Cili është qëndrimi i LSI-së, për më tepër që edhe Kryetari i Kuvendit është nga radhët e LSI-së?

Se cilat janë reagimet lidhur me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit nuk besoj se ka nevojë të bëj komente, po ja lë publikut të gjerë që t’i vlerësojë se cilat janë këto komente, edhe motivet pse bëhen.

Po përsa i takon çështjes në fjalë, edhe rastësia është një ndihmë për mua, pasi unë pata mundësinë dhe fatin të isha i pranishëm në një takim të shkëlqyer që Kryetari i Kuvendit, z. Meta zhvilloi gjatë vizitës së fundit në SHBA, me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, që mbulon luftën ndaj drogës dhe krimit të organizuar, Ambasadorin William Brownfield, i cili shprehu satisfaksion shumë të madh për bashkëpunimin e mrekullueshëm që kishte ekzistuar për reformën në drejtësi. Realizimi me sukses të plotë i të cilës është në sytë e juaj, por sigurisht ishte një vlerësim maksimal dhe nga autoritetet më të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan.

Por i vetmi shqetësim që Ambasadori Brownfield ngriti në këtë takim, dhe si personi më i lartë përgjegjës në luftën kundër drogës në SHBA ishte mosndalimi i Klement Balilit. Dhe Ambasadori Brownfield qartësisht i kërkoi z. Meta që të nxiste autoritetet shqiptare që të bënin gjithçka për këtë çështje, pasi ky problem ishte një shqetësim të cilin ai e ngriti dhe ia kërkoi në mënyrë të qartë z. Meta, kërkoi mbështetjen e tij për të nxitur autoritetet.

Gjithashtu, në memorien tuaj është akoma e freskët që disa javë më parë Ambasadori i SHBA-ve, z. Lu ka pasur prononcime të qarta publike e shumë të hapura me shqetësimin për mosbashkëpunim midis institucioneve shqiptare dhe në raport me partnerët amerikanë të cilët kanë qenë shumë aktiv dhe në vijën e parë të ndjekjes së kësaj çështjeje lidhur me mosarrestimin e Klement Balilit.

Pyetja logjike dhe e vetme që shtrohet është kjo: Cili do të ishte reagimi i Kryetarit të Kuvendit z. Meta pas një kërkese shumë të qarta të Ndihmës së Sekretarit të Shtetit Amerikan, por edhe prononcimeve të Ambasadorit të SHBA-ve?

Përgjigja mund të ishte vetëm një dhe një përgjigje institucionale. Dhe institucioni i vetëm kushtetues që i grupon të gjitha autoritetet më të larta në fushën e sigurisë është Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe zgjidhjet do të ishin sigurisht institucionale dhe përgjigjet sigurisht do të ishin institucionale, pasi normalisht ky këshill ka të drejtën dhe tagrin të bëjë analizat dhe të nxjerrë përfundimet.

Sigurisht brenda përfundimeve dhe përgjegjësitë konkrete. Dhe z. Meta këtë ka bërë, ka bërë shumë mirë që e bëri këtë gjë dhe njëkohësisht në momentin që ndodhemi është në vlerësimin e Presidentit të Republikës për të aktivizuar apo jo Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe për të ndërtuar platformën e këtij takimi të këshillit, që përveçse do të nxisë pozitivisht dhënies përgjigjeje të një shqetësimi që ka kaluar oqeanin tashmë, do të ishte dhe një përgjigje shumë e mirë që edhe qytetarët shqiptarë e presin për çështje të tilla delikate, por me një rëndësi kaq të madhe siç është rasti në fjalë për të demonstruar edhe vullnet të fortë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe drogës në Shqipëri.

Pra, ju po thoni se z. Meta ia dërgoi këtë shkresë Presidentit të Republikës pasi mori mesazhin nga z. Brownfield?

Besoj që përgjigja ime shumë e qartë; cila ishte nxitja, cili ishte shqetësimi amerikan i marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe shqetësimi i Ambasadorit amerikan këtu në Tiranë ka qenë po kaq i qartë. Dhe besoj se ky qëndrim institucional është jo vetëm për t’u përshëndetur, por është edhe rruga ku duhet të hyjnë qëndrimet në Shqipëri, të cilët duhet të jenë institucionale dhe jo informale.

Diçka të fundit për reformën zgjedhore z. Vasili, pasi komisioni i posaçëm nuk po mblidhet. A do të ndërmarrë LSI-ja ndonjë nismë që të mund të ulen edhe dy forcat e tjera politike në tryezë për t’i dhënë zgjidhje ngërçit?

Përsa i takon reformës zgjedhore, LSI-ja do të jetë gjithmonë gati sa herë që komisioni për reformën zgjedhore do të mblidhet, duke mbështetur propozimet dhe e gatshme të diskutojë edhe propozimet e të tjerëve. Pra, LSI do të jetë gjithmonë e gatshme 24 orë në 24, të gjithë të tjerët duhet të kenë besoj vullnet në mënyrë që ta zgjidhim edhe këtë çështje sa më parë pasi koha nuk pret.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Vasili i përgjigjet Tahirit dhe tregon nga u nxit mbledhja e Këshillit të Sigurisë”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Nje sakat dhe nje kokelop I thone zagarit te kapi gjahun se jane “fryre” nga parat e Balilit dhe tani duan te lajne duart..

  2. Qytetar says:

    Gjejeni Balilin.Pa kontrolloni se mos është fshehur te zyrat e LSI-së ose aty vërdallë.

  3. ariff says:

    Kot perdridheni o karavidhet e LSI c’do marifet te perdorni as ne opozite s’keni vend ne keto zgjedhje . Populli do ju hedhe si limon te shtrydhur . Jeni kaq putane parti sa i luteni dhe antikapatit gjithashtu ne rokullisje e siper Nishan Lukoshenkos . E paralajmerova Edi Ramen tu vinte shkelmin qe pas fitores se fundit ne bashkine e Dibres , por si duket kete radhe e mbushet kupen . Partite HIENA si partia juaj nuk i duhen me skenes Shqipetare . U bej thirje nja dy tre figurave te pa kompromentuara akoma nga kjo parti , te distancohen nga kryehajduti i ballkanit Ilir floriri .

  4. Toni says:

    silo car thote like floriri ate shiko ti beji yzmetin likes..

  5. Dajti USA says:

    Sali Berisha ka aktivizuar kollonen e peste,qe eshte Ilir Meta,per te sabotuar reformen ne drejtesi.Farsa e hedhjes se shortit nga Ilir Meta dhe shashkat e tij me Nishanin per mbledhjen e keshillit kombetar te sigurise,tregojne hapur se dy te inkriminuarit Berisha-Meta po bejne te gjitha perpjekjet per te sabotuar reformen ne drejtesi.

  6. Tak Legeni says:

    hahaha Likja ka nxjerr kete miun e rraces “rate” per ti “ra” Rames. sado b..q te jet Saja, sado legen dhe dordolec te jet Rama prap icik me mire se ju hajdutat ordiner te shpk LSI dhe banda Vicidolase Berish jane. vetem bomba berthamore e shpeton kete vend.

    1. T says:

      TRE COPE TE LUTEM, QE TE JEMI TE SIGURTE, SE MOS O ZOT NUK BEN PUNE E PARA

  7. Bardhi Tolabi says:

    Ka nje pushtet egzekutiv qe eshte qeveria,e cila merret me ceshtjet konkrete me administrimin e vendit ne cdo fushe edhe ne ate te ndalimit te akteve kriminale dhe kriminelet,qofshin keta te tipit te Balilit.E ky organ egzekutiv,qeveria,jep llogari para Kuvendit Popullor,para deputeteve te zgjedhur nga populli.Kuvendi Popullor,ka dy forma kerkese llogarie per qeverine,me interpelanca dhe nepermjet Komisoneve te saj te specifikuar sipas problemeve.Per kete rast,duheshin perdorur ose interpelanca me ministrin e brendshem,me ministrin e drejtesie dhe prokurorin e pergjithshem ne Kuvend,ose thirja e tyre ne Komisionin e Sigurise te Kuvendit Popullor.Perse u anashkaluan prej Ilir Metes keto dy struktura?Me cfare qellimi?Kete nuk e shpjegon dot Petrit Vasili,nje vartes hipokrit dhe servil i Ilir floririt.Duke respektuar keto struktura,zbatohesh edhe me konkretisht shqetesimi dhe kerkesa e Amerikes e viheshin perpara pergjegjesise ligjore neglizhuesit e zbatimit te ligjes ne arrestimin e Balilit…Mbetet qe te zbardhet ky qendrim i Ilir Metes,prej organeve te shtypit,por edhe prej te tjereve te interesuar….

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Pse shqiptaret nuk ju “nxiten” ?!

  9. LORA says:

    Nese siguria kombetare u varka ne bolet e klement balilit,sipas teje , sipas partise tende dhe nahijes brekedhjere shqup-se,,,,,ju te tere duhet te pirdheni nga pushteti dhe politika,,,,
    sepse jeni te falimentuar,para votes se njerzve qe ju kane votuar dhe nuk eshte nevoja te peshkoni skenare te parapergatitur nga Greqia apo Ameriqia (per betejen ekzistenciale te statukuose antishqiptare,-“vidh,vrit,ik,e mos kij frike ” ) qe synojne fshehjen e pergjegjesive tuaja dhe falimentimin tuaj spektakolar,,,,qe e deklaroni ,per turp te zotit,me gojen tuaj.
    Shqiperia dhe shqiptaret jetojne 2017-en,,,,kurse ju bandite partish e partickash jetoni me 1990-en dhe epoken e thashethemnajave te simuluara te asaj kohe ,qe suksesoi ne krethemeljen e shtetit te shqiptareve,,,,,,sepse shqiptareve u mungonte buka e femijeve.
    Keshtu p.vasili,jeni kurva krejt te kalcifikume,ne syrin dhe vemendjen publike.
    Kujt i plasi se juve u mungon erzi dhe pergjegjshmeria minimale ,per pozicionet politike qe mbani,,,,,,,jeni aq te perkohshem saqe nuk ua rrok dot truni I pjerdhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *