FOTOT/ Anglezi shtyu polakun në shinat e trenit, e mori për huligan rus

27 Janar 2017, 17:31Lifestyle TEMA

Një i ri polak ka rrezikuar që të shtypet nga treni pasi u shty në shina nga një fans anglez, i cili e mori për shtetas rus.

Autori 32 vjeçar tha se u soll agresivisht për t’u hakmarrë për sulmet e huliganëve rusë gjatë evropianit të futbollit të zhvilluar në Francë në verën e 2016-ës.

Gjykata angleze vendosi që ta dënojë me 10 vjet heqje lirie londinezin, shkaktar i këtij veprimi shokues.

Të dy ishin përplasur më parë në stacionin e metrosë. Anglezi bezdiste kalimtarët e tjerë dhe polaku 21 vjeçar ndërhyri duke e bllokuar atë.

David Pietraszek që punonte në ndërtim i tha gjykatës se trupi i tij ndjeu elektricitet kur preku shinat, por me ndihmën e qytetarëve tw tjerë, i shpëtoi rrezikut.

1 komente në “FOTOT/ Anglezi shtyu polakun në shinat e trenit, e mori për huligan rus”

  1. komentari sportiv says:

    ky esht shtet!
    denon edhe shtetasin e vet kur ai esht ne konflikt me nje te huaj ,dhe esht rong. packa se esht ne “shtpi te vet”.
    e jo si ne, qe mbajm anen e shqiptarit edhe kur ai e dhjet….
    esht kultura anglo saksone kjo,esht kultura qe ka ndertu boten perendimore,boten e liris drejtesis dhe perparimit, dhe qe I beri ball edhe rrezikut me te madh per perendimin ,rrezikut hitler te luftes s 2,por qe tash,ngaqe ka presjon te jashtzakonshem nga jasht,po detyrohet te mbyllet ne vetvete me fenomenet Brexit apo Trump….
    ka shum presjon kunder botes se lir anglo saksone.
    esht presjoni mysliman
    esht presjoni ruso lindor,
    esht presjoni tradicjonal gjerman,i moderuar ky ne EU
    esht edhe presjoni kriminelve te huaj qe si metastaza kanceri kan depertu ne shoqerin anglosaksone..
    prandaj edhe njerzit s kishin c te benin vec te votonin per brexit dhe trump,qe nuk jan gje tjeter vecse reaksjon vetmbrojtes izolues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje