VIDEO/ “Pse më dhe lekë?” “Pi një kafe për qejf”…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga sot Alfons Jakun, 30 vjeç, pasi akuzohet se i ofroi rryshfet një efektivi të Rrugores.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Mjedë – Shkodër, i ka ofruar 1000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që ti shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.

Në video dëgjohet polici që pyet shoferin “pse i dhe lekë policit?”.

Ndërsa shoferi, përpara arrestimit i përgjigjet, “për një kafe për qejf”.

“Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P-Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *