A “dogji” Ambasada amerikane, Adriatik Llallën?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

desada metajNga Desada Metaj

 

Më shpejt se vetë institucionet shqiptare duket se Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po i jep hov proçesit të Vettingut. Vetë Ambasada në një njoftim të sajin ka paralajmëruar revokimin e vizave për disa prokurorë dhe gjykatës.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të Vettingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre”, thotë Ambasada.

Pra Ambasada amerikane flet për një rast konkret të një prokurori të nivelit të lartë. Emri i tij nuk dihet dhe në deklaratë lihet të kuptohet për nivel të lartë të prokurorisë. Burime të pakonfirmuara ende për Opinion.al bëjnë me dije se mund të bëhet fjalë për prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Por kjo mbetet ende per t’u konfirmuar pasi fjalë qarkullojnë edhe për një tjetër prokuror të rëndësishëm, bashkëshortja e të cilit gjithashtu ka një detyrë të rëndësishme në Prokurorisë e Përgjithshme. Të gjitha këto mbeten ende  dyshime për sa kohë Prokuroria e Përgjithshme vazhdon të heshtë.

Por nuk është hera e parë  që Ambasada amerikane i heq të drejtën e vizës një prokurori. Në prill të vitit të kaluar, Top Channel zbuloi se Ambasada amerikane i kishte refuzuar vizën kryeprokurorit të Durrësit, Agron Gjana, me dyshimin se ai do ta përdorte vizën për të qëndruar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Sipas ligjit të Vetting-ut, refuzimi apo revokimi i një vize amerikane mund të përdoret si provë që gjyqtarët dhe  prokurorët e refuzuar të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë dhe siç kuptohet nga deklarata e Ambasadës amerikane, ky është vetëm fillimi.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar. “Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri”, mbyllet deklarata e Ambasadës.

Ndërsa jo më larg se dje, të tjerë gjykatës të nivelit të lartë kanë kaluar pragun e Ambasadës amerikane me pasaporta ndërsa burime pranë tyre pohojnë se u është komunikuar zyrtarisht revokimi i vizës. E njëjta proçedurë është ndjekur dhe me prokurorë të lartë të pajisur me viza amerikane. Për këtë veprim Ambasada amerikane nuk ka nxjerrë ende një njoftim zyrtar, ndërkohë që kanë heshtur dhe institucionet shqiptare.

Deri më sot as Prokuroria dhe asnjë nga Gjykatat shqiptare nuk ka nxjerrë një njoftim zyrtar për procedurën që është ndjekur për revokimin e vizave. Mbase gjykatësit dhe prokurorët i druhen faktit të paragjykimit dhe largimit direkt nga sistemi për shkak të nenit të Vettingut që mund t’i penalizojë për shkakun e vizës amerikane. Por këto “heqje vizash” që në shqip tingëllojnë dhe si largime pa kthim duket se po e shndërrojnë  procesin e vettingut të paktën deri më tani, në një proçes okult dhe mistik, fati i të cilit varet nga një vizë amerikane dhe jo nga një sërë ligjesh për të cilat u desh kaq kohë dhe përpjekje për t’i miratuar.

Revokimi i vizës amerikane nuk është vendimtar për vettingu-n, por pa dyshim ështe nje kriter i rëndësishëm. Revokimi nuk do të thotë që gjyqtarët dhe prokurorët janë automatikisht të skualifikuar pasi ata do të duhet të kalojnë dhe ne sitë tjetër për të merituar detyrën e tyre.

Gjykatësit dhe prokurorët vizëhequr mund ta meritojnë të jenë jashtë sistemit të drejtësisë, por për këtë publiku që pret transparencë ka nevojë për më shumë informacion se sa fjalë që qarkullojnë dhe që mitizojnë kaq shumë përfaqësitë diplomatike në Shqipëri. Jo të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët janë të pajisur me viza amerikane dhe kjo do te thotë se shumë prej tyre do të kalojnë të tjera testin e selisë së rrugës së Elbasanit.

Dhe që të gjitha testet e Vetting-ut të jenë të qarta dhe të besueshme për publikun ajo që vlen është transparenca dhe publikimi i fakteve. Përndryshe çdo gjë tjetër e paragjykon Veting-un po aq sa prokurorët dhe gjyqtarët e sistemit të shëmtuar të drejtësisë shqiptare.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

30 komente në “A “dogji” Ambasada amerikane, Adriatik Llallën?”

  1. Fakti perben kredibilitet, jo opinioni... says:

    Gazetari opininesh te bazuara ne spekullime flagantre ose e thene ndryshe “thashetheme”. Si mund te parashtrosh argumentin zonje kur vete e pranon qe s’ke informacion. Te njejtin argument mund te perdoresh per kedo individ ne prokurori. Ku jane faktet?
    Nqs. kredibiliteti i nje gazetari varej nga verifikimi i fakteve karriera juaj do te ishte ne rrezik, por jo ne Shqiperi. Nuk e simpatizoj Llallen sepse si shume sherbyes te shtetit eshte nje spekulant dhe opinionist pak a shume si ju, dhe pikerisht, ky eshte problem i ketij vendi.

    1. Janina e Ali Pashait says:

      Gazetaria investikative ka te drejt te hamndsoj per emrin e Prokurorit qe i hiqet viza .
      Dihet qe Adriatik Llalla esht produkt i dyshes Berisha-Meta,njesoj si Presidenti invalit Nishani i Odetes dhe si te tille u zgjodhen nga kjo dyshe me mbrojt interesat e hajdutave dhe po mbajne peng Drejtesine shqiptare.
      Adriatik Llalla po qe se i ka mbetur pak burrei duhet te prononcohet dhe te japi sa me shpejt DORHEQJEN.

    2. pjeter says:

      Saktesisht keshtu eshte,media ne shqiperi eshte per faqe te zeze,burime te pakonfirmuara, hahahahah, edhe une kam degjuar qe Desada ka nje lidhje intime me nje kundershtar te LLalles, megjithate pritet ende per tu kofirmuar,ose Desada mund edhe ta pergenjeshtroje kete opinion, filloni te publikoni fakte dhe ti permbaheni fakteve kur beni akuza o goceee, nuk do zgjasi shume ky qef, e do ju zhdepin ne procese gjyqesore.

    3. baba nga durrsi says:

      desha te komentoja dicka edhe une por zoteria nje kat me lart, i paska thene te gjitha shkurt,bukur dhe qarte!
      Vetem lloqe Kavaje po degjojme, nuk sillen fakte, emra, analiza me deduksion dhe konkluzione…..!

  2. angry albanian says:

    hey how ’bout ilir meta why was he allowed to enter US soil? same goes for fatmir mediu.
    Lu enough already cut the bullshit
    Lu! didn’t you check their record?

  3. SB says:

    Po shoku Shkelqim Hajdari ish-drejtuesi i apelit te Tiranes- qe e mori Rama kryeinspektor- a e kalon vetingun me gjithe ato prona qe ka? A e di ambasada e SHBA qe ky njeri shiti ne apel gjyqin e 21 janarit duke bere konsekuentin me qellim ta conte drejt ezaurimit procesin, nderkohe qe procesi duhej te rikthejej per rigjykim ne shkalle te pare per shkelje, pasi nje pjese e trupit gjykues kishte gjykuar edhe demonstruesit. A e keni ne liste kameleonin e zi?????

  4. gjenerali ushtrise vdekur says:

    Zonja Denada

    me shume me terhoqi fotografia juaj se dukeni si ne revistat e huaja ne play boy.
    .
    me thene te drejten ke kapur nje teme qe me kete “ndalimin e gjyqtareve dhe prokuroreve per viza ne SHBA” eshte nje tallje me rende se dhe atehere kur thuhej “shakate e kripura te Duces”.

    Te flasesh per emra anonime pra per fantazmat e drejtesise dhe te tolerohet super KRIMINELI sHKELZEN BERISHA……kjo eshte masaker mediatike.

    Nqs do kishte vetem 1% sinqeritet ambasada e sotme amerikane duhet te niste reformen me ate ambasador qe i dhe vize si AZIL POLITIKO-MAFJOZ gjeneralit Luan Hoxha sepse jo vetem ishte i denuar nga drejtesia shqiptare..por dhe ishte denua me vdekje si kosta trebicka nga shefi i gestapos “CIFTELIA” multimiljarderi Zen berisha

    MATERIALI I MEPOSHTEM NUK LE VEND PER MEDYSHJE.

    Kabllogrami i Wikileaks

    Në një prej kabllogrameve të mbasadës amerikane në Tiraë raportohej se si Shkëlzen Berisha ka kërcënuar gjeneralin e Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, për të mbyllur sytë për atë që po ndodhte në Gërdec. Më poshtë ësht kabllogrami i ambasadës amerikane për këtë rast:

    Në një takim të kërkuar me ambasadorin, Hoxha tregoi historinë e tij që qëndronte pas shkarkimit që iu bë kohët e fundit duke e lidhur këtë me shpërthimin e Gërdecit. Në ndryshim nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili nëpërmjet deklaratave publike u vë fajin operativëve të ushtrisë për Gërdecin, Hoxha deklaroi që nga fillimi se ish-ministri Mediu ka bërë të gjitha vendimet, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve, deri tek llojet e municionive që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi.

    Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin, asgjë më tepër. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin në mes të 2007-ës, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se s’kishte asgjë të gabuar.

    Ai akuzon se gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një ‘djalë i ri”, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa patur asnjë vonesë.

    I pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj “po”, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës që e kishte kërcenuar me vdekje..

    Pra Dear Denada zoti Lu duhet te “djege” Arvizune & Xenin e Sales te paret qe jo vetem shkeli ligjet amerikane por perdhosi drejtesine dhe shtetin shqiptar sikur te ishim koloni e viteve 800’…

    1. Joni new york says:

      Ma ke mar ne kthes Gjeneral , nuk po komentoj me Denata ,qenka yll fare .

  5. lili says:

    Ka nje ligj n’amerike qe te mundeson informacionin’drejtohu administratifs per te mesuar a i eshte heq via a jo ketij njerit e pastaj fillojo artikil.
    Perndryshe ambassades amerikane i themi nje bravo edhe pse shume pritem.teper bile.qe kjo te reagoje! Po tash shpresojme se eshte vete fillimi.

  6. alfi says:

    Denada je shume vone per te qene gazetare. E ke konsumuar kohen dhe veten shuuume..

  7. Tralala says:

    Shoqeri thashethemesh, gazetari thashethemesh dhe parlament thashethemesh. Te gjithe prodhojne e konsumojne thashetheme. Prandaj jemi vend rrumpalle ku as punohet e as shpresohet.

  8. lifi says:

    Amerika nuk eshte gjithcka ,behet dhe pa ameriken,por ka nje POR te Madhe qe kjo pune vazhdon me ambasadat e tjera re Europes dhe mund te arrestohesh nje dite per kalim kufiri te paligjshem.Mos e kruani bythen kur ju djeg.terheqja eshte i vetem shpetim ose bashkohuni tek”sheshi” me Salen se kushedi ,rremuje hesapi.

  9. Po xhin xhonit ka nje vit qe ambasada nuk i ka dhene vize,por megjithate nuk i ka gjembe ne kembe dhe perkundrazi ngjiti edhe nje shkalle me lart qe te mos e prek jo vetingu por as leshingu.

  10. Po xhin xhonit ka nje vit qe ambasada nuk i ka dhene vize,por megjithate nuk i ka hy gjembe ne kembe dhe perkundrazi ngjiti edhe nje shkalle me lart qe te mos e prek jo vetingu por as leshingu.
    keta shtojne milionat dhe ju mereni me vizat qe keta i heqin vize.

  11. vaso says:

    Edge mua ne 1999 me eshte refuzuar viza.Qenkam i korruptuar dhe i padenje te hyje ne USA,Atje ka vetem engjej.

  12. Sparta-Ku? says:

    Shko e mëso si shkruhet në gjuhën shqipe. Palo gazetarë që na hiqeni edhe si anal-istë.

  13. Dorina says:

    Me zagaret e drejtesise sone duhet te merret bota se kryeprokurori, kos +uje, nuk ben dot gje se eshte zhytur vet ne m….Ai eshte pleher dhe vegel e Vicidolit. U shofte fara e ketyre maskarenjeve! kam merak ehde Like Floririn bashke me kancerin shqiptar LSI.

  14. alphade says:

    Duhet te kishin filluar me Berishen dhe klanin e tij !
    Ky eshte peshkaqeni i madh dhe pas tij “SYPESHKAQENI” !!!!

  15. g says:

    Llojjika absurde e shkrimit…
    Keta nuk hiqen nga puna se jane te korruptuar, por se u revokohet visa amerikane?????

    WTF

    Dmth te gjithe njerezeve ordinere qe u refuzohet viza duhet te hiqen nga puna sipas ketij artikulli…

  16. astrit says:

    Fole, fole por nuk the asgje moj Desade e Frangajve.

  17. tropojanic100 says:

    e paske marre veten goxha se ke qene katastrofe fsre perderisa te Kinte…edhe shab memia

  18. pula ne ngrirje says:

    mesojeni mir: amerikoni asht i pabes
    ai te mban shok deri tek gropa edhe atje te varros
    kur ta kuptoni ju u trushkulur e trushpelare do te jete teper vone
    atehere kur do te jeni te paralizuar e nuk mund te beni dot asgje
    pulat terheqin gjithmone dhelprat e kafshet e tjera garbitqare …..

  19. pula ne ngrirje says:

    mesojeni mir: amerikoni asht i pabes
    ai te mban shok deri tek gropa edhe atje te varros
    kur ta kuptoni ju u trushkulur e trushpelare do te jete teper vone
    atehere kur do te jeni te paralizuar e nuk mund te beni dot asgje
    pulat terheqin gjithmone dhelprat e kafshet e tjera garbitqare ……..

  20. pula ne ngrirje says:

    mesojeni mir: amerikoni asht i pabes
    ai te mban shok deri tek gropa edhe atje te varros
    kur ta kuptoni ju u trushkulur e trushpelare do te jete teper vone
    atehere kur do te jeni te paralizuar e nuk mund te beni dot asgje
    pulat terheqin gjithmone dhelprat e kafshet e tjera garbitqare ………………

  21. pula ne ngrirje. says:

    mesojeni mir: amerikoni asht i pabes
    ai te mban shok deri tek gropa edhe atje te varros
    kur ta kuptoni ju u trushkulur e trushpelare do te jete teper vone
    atehere kur do te jeni te paralizuar e nuk mund te beni dot asgje
    pulat terheqin gjithmone dhelprat e kafshet e tjera garbitqare
    vazhdon

  22. alphade says:

    Sipas “g” – Revokimi i vizave nga ana e Ambasades Amerikane nuk ka lidhje
    me korrupsionin dhe kete e quan “absurde” ! Sa i ceket je more zoti/zonja
    “g” !!! Jo vetem qe ka lidhje me korrupsionin por vettingu i tyre ka mbaruar
    dhe keta hajna jane futur tashme ne ” BLACK LIST” ! Tash i ka futur Amerika,
    neser do t’fuse edhe BE-ja ne ” LISTEN E ZEZE ” ,a e more vesht nashti zoti/
    zonja “g” ! Prandaj mos jep afirmacione kategorike kur edhe Ti e di se revoki-
    mi i vizave nga SHBA-ja, sidomos kur behet fjale per pushtetare te nje vendi
    si ai i yni eshte nje vleresim teper negativ per keto individe ! Nje gje me vjen
    “KEQ” ,ku do t’ prishin milionat , ku do te defrejne femite e tyre sepse Europen
    dhe Ameriken nuk do ta shohin me me sy . Po bizneset ,po depozitat ne keto
    banka si do t’i nxjerrin ?! Ku do t’i cojne ?,!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *