Ambasada e SHBA-së thërret gjyqtarët dhe prokurorët që u revokoi vizat

28 Janar 2017, 17:29Politika TEMA

Ambasada Amerikane në Tiranë në mënyrë individuale ka njoftuar të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë që u është revokuar viza amerikane.

Lajmi konfirmohet për ABC News nga burimet pranë prokurorive dhe gjykatave ku ushtrojnë detyrën këta individë, që tashmë janë shpallur “non grata” nga shteti amerikan.

ABC News ka kontaktuar me disa nga këta prokurorë e gjyqtarë, të cilët gjatë ditës së premte janë parë në hyrje të Ambasadës amerikane, ku u është komunikuar revokimi i vizës 3-vjeçare që ata kishin marrë me parë në Ambasadë.

Ata sqarojnë se revokimi i vizës u është bërë nga zyra konsullore e ambasadës, e cila edhe i ka njoftuar për këtë vendim.

Gjyqtarët e prokurorët nuk japin detajet për arsyen e revokimit të vizës, edhe pse disa prej tyre janë shprehur të habitur për vendimin e ambasadës.

Mësohet se në mesin e gjyqtarëve që u është revokuar viza, janë edhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, asaj të Apelit në Tiranë dhe rrethe, si dhe gjyqtarë të shkallës së parë.

Listës së personave që u është revokuar viza, i janë shtuar edhe prokurorë të niveleve të ndryshëm.

Mes tyre ka prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme, Apelit dhe Shkallës së Parë, duke mos përjashtuar këtu edhe titullarë të lartë të institucionit të akuzës në vend.

Veç revokimit të vizës së tyre, të marrë qoftë zyrtarisht për shkak të ndonjë vizite zyrtare apo vizite familjare, mësohet se ambasada u ka revokuar vizat edhe bashkëshorteve të tyre, duke i njoftuar për vendimin.

Zyrtarisht ambasada nuk ka pranuar të prononcohet për këtë fakt, duke u mjaftuar me deklaratën e shpërndarë për media pasditen e së enjtes.

Mes të tjerash aty thuhet se “Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza. Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre”.

15 komente në “Ambasada e SHBA-së thërret gjyqtarët dhe prokurorët që u revokoi vizat”

  1. Linda says:

    Te shkretet Gjygjtare e Prokurore, Nuk Kane kuptuar qe koha kaloi ,Shume te shokuar NGA ky udhetim ne USA. Po ma ishin bo Grup , asnjeri nuk esht kulluar .Po me e forta habiten pse i Kane revokuar vizat. Sa qesharake.

    1. Raimond vlonjari says:

      Po ju rruhet shum gjyqtareve . Ata kane para dhe mund te shkojne ne gjith Europen

  2. Linda says:

    Te shkretet Gjygjtare e Prokurore, Nuk Kane kuptuar qe koha kaloi ,Shume te shokuar NGA ky udhetim ne USA. Po na ishin bo Grup , asnjeri nuk esht kulluar .Po me e forta habiten pse i Kane revokuar vizat. Sa qesharake.

  3. Linda says:

  4. Linda says:

  5. Linda says:

  6. Linda says:

  7. harillaqi says:

    Mire jua kane bere qe u kane revokuar vizat.

  8. beni says:

    shkruje dhe nje. here komentin linda mbase kete here arrin o………men

  9. Shqiptar says:

    Sipas ndryshimeve Kushtetuese te Reformes ne drejtesi,refuzimi i vizes nga Ambasada Amerikane do te thote shkarkim nga detyra dhe perjashtim perjete nga sistemi i drejtesise.

  10. arjan cani bir k...e says:

    ore ..po c’domethene ”Revokuim” mund te ma thot njeri ne shqip

  11. Eriona says:

    Gjynaf te marrin nje vendim kaq te rende.E vertete qe nuk zbatuan kohen e kthimit ( kushedi per cfare arsye) por sido qofte esht e tepert.Nuk Kane bere ndonje krim te rende.

    1. Eris says:

      Eriona, te duket e rende ty? Po per ato nena qe kane humbur femijet dhe vrasesit kane.dale pas 1 dite nga burgu, si mendon se eshte? Po per ata njerez qe shkelen si miza perdite nga sistemi shqiptar i “drejtesise”, si mendon se eshte????

  12. Eriona says:

    Gjynaf te marrin nje vendim kaq te rende.E vertete qe nuk zbatuan kohen e kthimit ( kushedi per cfare arsye) por sido qofte esht e tepert.Nuk Kane bere ndonje krim te rende.

  13. alphade says:

    Shenim: Po sikur BE – ja duke marre shembullin e SHBA-s dhe t’i
    revokoi vizat e prokuroreve,gjyqtareve , Berishes dhe klanit te tij
    atehere ku do t’i prishin milionat,ku do t’i bejne pushimet ,ku do
    t’i festojne festat e fundvitit ,etj.etj. Oh sa keq ! Haram ju qofshin
    ato para qe ia keni rjepur popullit fukara !
    Perkohesisht te vihet denimi kapital per te pastruar “gjirize ” e uj-
    ve te ” zeza” ne Shqiperi !!!
    Kur te mbaroi ky pastrim atehere duhet te shpallet CLIRIMI i SHQI-
    PERISE NGA MAFIA E SALI BERISHES,FATKEQESIA ME MADHE E
    KOMBIT SHQIPTAT …..!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje