Andi Bushati: Rama duhet t’i thotë LSI-së ose hesht, ose largohu. Duhej ta shkarkonte Lefter Kokën

bushatiAndi Bushati shkruan sot, se Edi Rama është duke u marrë zvarrë nga LSI, për shkak të pushtetit.

Sipas tij, Rama nuk ka pushtet mbi ministrat e LSI.

Në çdo vend normal të kësaj bote, një kryeministri që do të dëgjonte anëtarin e kabinetit, të shpërthente në ekran ashtu siç bëri dje Lefter Koka, do t’i mbetej vetëm një rrugë: t’a shkarkonte automatikisht.

Por, megjithëse ministri i mjedisit foli për kostot që partia e tij po merr nga bashkëqeverisja me PS, lëshoi alarmin për policinë që po përgatitet të vjedhë zgjedhjet, akuzoi për fondet marramendëse që Rilindja urbane ka shpenzuar në Durrës dhe konfirmoi akuzat e opozitës për kanabizimin e vendit, atij me siguri nuk do t’i hyjë ndonjë gjemb në këmbë.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë, se ne kemi një kryeministër zemërgjerë dhe tolerant.

Larg asaj.

Për shumë më pak se kaq, ai e margjinalizoi në PS dhe madje e cënoi edhe fizikisht Ben Blushin. Për kritika tejet më të buta, ai e përjashtoi mikun dhe ish gurunë e tij, Kokëdhimën, nga forumet e partisë.

Por, me LSI-në ndryshon puna.  Shigjetat e saj  e kanë kapur Ramën me shpatulla për muri.

Ai nuk ka ç’i bën Ilir Metës që i nxorri bojën me kërkesën për të thirrur Komisionin Kombëtar të Sigurisë, për mosarrestimin e Balilit.

Ai nuk ka ç’i bën Petrit Vasilit që e tall publikisht duke kërkuar garanci tek administrata e Trump për mosprekjen e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Ai nuk ka ç’i bën njeriut që e ka shndërruar në gazin e botës, ministrit të vet Ylli Manjani, i cili kërkoi futjen e ushtrisë për të na shpëtuar nga kanabisi.

Për hir të pushtetit Edi Rama po zvarriset në kokëulur pas LSI-së”, shkruan Bushati në faqen e tij Lapsi.al.

“I kapur peng nga ankthi i zgjedhjeve, i dërrmuar nga aferat e njëpasnjëshme, i pafuqishëm për të luftuar krimin dhe drogën, ai nuk po gjen forcë t’i thotë ndal aleatve të tij. Ai është tredhur aq shumë, sa nuk ka më as fuqi ta vërë LSI-në përpara alternativës: heshtni ose largohuni. Ai thjeshtë është kapur mat, duke dëshmuar kështu, se nuk janë deklarata si ato të Lefterit që përdhosin qeverinë, por se ajo ka kohë që është qelbur nga koka”, vijon më tej Bushati.

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Andi Bushati: Rama duhet t’i thotë LSI-së ose hesht, ose largohu. Duhej ta shkarkonte Lefter Kokën”

  1. Alidemsi ri says:

    Pse pak beri LSI-ja, qe ja nxiu koalicionin Sali Berishes, me allishverishet e Ilir floririt dhe e coi tek 21 janari.Zhdukeni kete parti kanceroze hajdutesh simbiotike te politikes.aa

  2. tropojanic100 says:

    nuk i thot dot ashtu o bushat se rames po i pelqen ta shijoje edhe ca kohe postin e kryeministrit qe hap ekspozit pikturash neper bote…gjithesesi me mire ky se sala,gjith qelbesirat kunder sales apo jo???!!!

  3. @ says:

    Mos u lodh o Bushat duke kercyer, here me njerin e here me tjetrin. Qendro konstant sepse keta jane te gjithe njelloj, nga i pari deri tek me i fundit. Pa u fshire nga faqja e dheut, e gjithe kjo klase politike, Shqiperia nuk do te behet kurre. Kjo nuk mund te arrihet me artikujt e Bushatit, Bazes, te gjithe Medias dhe me deshirat e te gjithe shqiptareve, por vetem me nderhyrjen e nje force nga jasht. Zgjidhja e vetme eshte Protektorati nderkombetar.

  4. LORA says:

    Se do vareshe edhe i vogli Bushat nga bolet e klement balilit , nuk do t’a besoja.
    Por kur kete m’a thote vete Andush-lepurushi,perse te mos e besoj ?

  5. Ivan i madh says:

    Eshte i vetemi artikull objektiv qe ke shkrojtur deri tani dhe me behet qefi qe po i kap problemet ashtu sic jane na pelqen a sna pelqen neve. Duke ju larguar shablloneve e servilizmave te tua te deri tanisheme te mbetur qefi a lenduarie nga ky pushtet. Megjithate nje gazetar objektiv e realist pertyp dhe dicka te hidur qe i servis politika e mbrapshtem shqipetare per hir te interesave te qytetareve e popullit. Edhe pse kam qene kritik ne te shumten e artikujve tuaj ky me ka pelqyer se prek dicka reale e sakte dhe me se e vertete. Vazhdo ne kete ruge se se simpatizantet do te shtohen dita dites. Urime per shkrimin.

  6. dymi says:

    Ka te drejte Bushati ne kete rast, megjithse dihet qe eshte nje kurve mediatike. Rama eshte i pafuqishem para partise kanceroze te Ilir Metes qe nuk eshte me i lire, por do t’i kushtoje shume shtrenjte PS-se.

  7. wickedgame says:

    Lore moj leri bolet po jepi xhevap Kokes ,Manjanit Vasilit qendrojne apo jo faktet qe jep Bushati ,Palloshi te mos fshihet si struci sikur ska ndodhur asgje,se Meta po tall trapin me te ,ky rri krenar por i dhjere,Te dhjefsha mu ne qeverisje o rilindas qe ju shkeli Kryemadhi me kembe.

  8. Peco says:

    O Bushat! Rama operon me nje qerre informacion, ti mundohesh ti marresh gjerat me mend. Lere, se di mire cfare bene ai. Besoj se sulmi i koordinuar Meta-Koka eshte thjesht nje mbrojtje duke sulmuar. Balili eshte i LSI. Duke mos e zene, por lene te lire, Rama do qe te lihet te kuptohet ne oponionin shoqeror se eshte Meta qe e mbron. Sa per Koken, ashtu sic thuhet ne gjuhen e popullit, “buca ha thelle”. Me te majtet ai duket nuk puth me, ndaj u hodh ne sulm per te shkuar nga e djathta. Por si priten te rrjedhin gjerat, filtrat kete here do nderrohen dhe do perdoren te rinj, qe rrezikojne kedo.

  9. Treviso says:

    Shteti shqiptare nuk ka per ta zhdukur asnjehere korrupsionin pa zhdukur LSI-ne.
    Analiza e zotit Bushati nuk ka vend per komentime.

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Jemi futur ne kohen e “trimave”,ku njeri pas tjetrit,kane filluar dhe do vazhdojne te tregojne besnikerine ndaj kryetarve te partive,per ta patur emrin ne listat e deputeteve te arthshem.
    Besoi se nuk e kemi haruar ish ministrin e drejtesise ,ishte I pari qe kerkoi “Meta Kryeminister”,te till mostra do dolin perseri ne kete start fushate.

  11. Merjema says:

    Andi, jam lexues i rregullt i shkrimeve te tua. Sepse pergjithsisht je i pavarur, i besueshem. Asnje presje nuk i hiqet ketij shkrimi. Nje k/minister i kapur peng vetem gelltitet me veten. Antare te kabinetit te tij dalin kunder vendimeve te qeverise. Dhe ata perseri mbretrojne ne qeverine e Rames. Ministrat e LSI ishin dhe me Berishen por prap nuk ishin ne kete derexhe perpara tij. Rama ka frike se i iken kolltuku ndaj hesht e s’degjon nga veshet. Dhe shijne si u do qejfi, se gjoja atyre u dhimbet vendi pavarsisht eres se keqe te tyre.

  12. BACA says:

    Te gjitha keto qe thote Bushati e te tjere,te verteta e te pa verteta,veprimtaria qeverisjes qe nga 2009 ne koalicjon,besoj se per cdo dite po krijojn bindjen te qytetaret shqiptare se qeverisjet ne koalicjone kan perfunduar ne pazare qe kan cenuar interesin puplik dhe shmangin pergjegjsin.Besoj se eshte koha qe intelektualet ,opinjoniste ,medja ,te promovojn pluralizmin ,por qeverisjen shumica e vtuesve tja besojn nje partie,cilado qofte ajo.Le te shpresojm se 18 Qershori2017 ,do te beje pergjegjes per qeverisje nje force politike.

  13. artankutr says:

    QQQ Bushati mos harro se LSI eshte vdekja e ketij vendi ILIRI mori floririn,motra e Vasilit ka Agjensi turistike GULIVER perballe hotel Mondialit dhe nuk e ka hapur asnjehere si paguhen taksat ,qiraja,etj.Sa per BALILIN ai spiunoi shokun e tij qe e kapen ne GREQI per ti marre punen,por ai eshte miku i ngushte i ILIRIT YLLIT,VASILIT ,dhe financuesi kryesor i LSI ,PO PAREN BYTHE LE TE DALIN DHE TA MOHOJNE

  14. Ben Dibrani says:

    LSI eshte nervozuar dhe po flet jerm, sepse e kupton qe i ka ardhur fundi, eshte diskredituar boterisht ne kuptimin e pare te kesaj fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *