Britania me sytë nga Turqia për një akord tregitie pas Brex-it

28 Janar 2017, 13:54Bota TEMA

Britania e Madhe ka nisur nga puna që të sigurojë marrëveshje të reja tregtare me vende të ndryshme të botës, pas votës pro daljes nga Bashkimi Evropian.

Pas vizitës së djeshme me presidentin e ri të SHBA-ve Donald Trump, sot kryeministrja Thereza May udhëtoi në Ankara ku u takua me presidentin e vendit Rexhep Taip Erdogan.

Takimi mes të dyve ishte shumë më formal, krahasuar me atë mjaft miqësor në Washington. May është liderja e parë që zhvilloi takim me Trump-in.

Për kryeministren britanike ka rëndësi për vendin që të angazhohet me Turqinë në një sërë çështjes, nga bashkëpunimi për mbrojtjen dhe sigurinë, deri në mundësitë për tregti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje